Baleti Kombëtar i Kosovës po përgatitet të sjellë për publikun premierën e parë për vitin 2026.
Shfaqja “Bletë”, me koreografi nga Clebio Oliveira dhe asistencë të Lela Di Costanzo, do të shfaqë premierë më 29 prill 2026.
Postimi i Ministrisë së Kulturës:
Baleti Kombëtar i Kosovës së shpejti me premierën e parë për vitin 2026!
Trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës po vijon provat për projektin e ri “Bletë”, me koreografi nga Clebio Oliveira dhe asistencë të Lela Di Costanzo.
Në javën e tretë të punës intensive, shfaqja po i afrohet finalizimit, ndërsa premiera do të prezantohet më 29.04.2026.



