spot_img
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025
04:57
Home Blog Page 1749

Melania i del kundër, ish-ndihmësja e Trump mbështet Harris

0

Mediat amerikanë kanë raportuar se Melania Trump ka mbrojtur të drejtën e abortit, duke shkruar se “kufizimi i së drejtës së një gruaje për të zgjedhur nëse do të ndërpresë një shtatzëni të padëshiruar është njësoj si t’i mohosh asaj kontrollin mbi trupin e saj”.

Një deklarim i tillë bie ndesh me qëndrimin e bashkëshortit të saj, kandidatit republikan Donald Trump, i cili është duke i mbështetur shtetet që të vendosin ligjet e abortit dhe të mbështesin përjashtimet nga ndalimi në rast përdhunimi, incesti ose rreziku për jetën e nënës.

Melani Trump thuhet se ka paraqitur pozicionin e saj në kujtimet e saj, të titulluar “Melania”.

Sipas The Guardian, e cila raporton se ka parë një kopje përpara publikimit të librit, planifikuar për javën e ardhshme, Melani shkruan se gratë duhet të jenë “të lira nga çdo ndërhyrje apo presion nga qeveria”.

Ajo gjithashtu shkruan: “Pse dikush tjetër përveç vetë gruas duhet të ketë fuqinë për të përcaktuar se çfarë bën ajo me trupin e saj?”

Një goditje tjetër, Trumpit i ka ardhur nga ish-ndihmësja Cassidy Hutchinson.

Ish-punonjësja e Shtëpisë së Bardhë nën drejtimin e Trump, tha se ajo ka në plan të votojë për Kamala Harris dhe gjithashtu, demokratët që po konkurrojnë për Kongres.

“Unë e kam ditur për një kohë të gjatë që nuk do të votoja kurrë në jetën time për Donald Trump”, tha Hutchinson.

Ajo është e fundit në një varg ish-ndihmësish dhe punonjësish të Trump që mbështesin Kamala Harrisin.

LDK e AAK i reagojnë Aliut, pasi pranoi se Kurti kishte gënjyer për Autostradën e Anamoravës

0

Storm/Opozitare: Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë reaguar pas deklarimeve të fundit të ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu sa i përket përfundimit të punimeve në autostradën për në Gjilan.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se në Gjilan nuk është vetëm dështim autostrada.

“Ministri i Infrastrukturës e pranoi mbrëmë se premtimi për autostradën e Gjilanit nga Kurti ishte gabim. Por, duhet, po ashtu, ta pranojë se gabim është mospranimi i dështimit në Stadiumin e Qytetit, deshtimi i ndërtimit dhe vonesa e rrugëve regjionale e impiantit për trajtim të ujërave të zeza. Duhet ta pranojë se krejt ‘projektet e Lutës’, siç po u referohet ekzekutivi i Gjilanit, u urdhëruan që të ndalen që tri vite, ndërsa tash, me fillimin e tetorit, pranohen gabimet e vonesat, por edhe fillimi i tri projekteve që i lamë të gatshme. Shantazhi dhe kërcënimi i z.Hyseni ndaj Kuvendit Konunal është mospranim i gabimeve dhe vonesave të tij në dështimet në Gjilan. Anamoravën kjo Qeveri po e deshton me qëllim!”, shkroi Haziri.

Zhgënjyes dhe dëshpërues e ka cilësuar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ritmin e punimeve në autostradën Prishtinë – Gjilan.

Gjatë vizitës bërë në këtë projekt, Haradinaj ka thënë se në vetëm 19 muajt e parë të projektit, kanë qenë të përfunduara 47% e punimeve.

Ramush Haradinaj – Kryetar i AAK-se me bashkepunetore gjate nje vizite ne trasene e Autorruges se Gjilanit

Me dinamikën e asaj kohe dhe në bazë të planifikimeve tona, ky projekt do duhej të përfundonte në 2021.

“Pazotësia e qeverisë aktuale, këtë projekt e ka sjellur në gjendje të mjerueshme. Punimet po ecin me ritëm të ngadaltë, duke lënë Gjilanin dhe Anamoravën të izoluar. Kjo përbuzje nga pushteti qendror është e pafalshme. Qeveria aktuale jo vetëm që ka ndërprerë shumë projekte të filluara nga ne, por edhe ato që po vazhdojnë po kryhen me cilësi të dobët. Më 9 shkurt, kemi mundësinë të zgjedhim një qeverisje të re që do t’i japë Kosovës zhvillimin që meriton. Me AAK-në në pushtet, Gjilani do të rikthehet në qendër të investimeve dhe projekteve kapitale”, shkroi Haradinaj.

“Trump dhe familja e tij keqperdorin finaciarisht mbështetësit”?

0

Trump dhe familja e tij në fokus për përpjekjet e shfrytëzimit financiar të përkrahësve për zgjedhjet e Nentorit 2024

Italia miraton marrëveshjen për pensionet me Shqipërinë

0

Komisionet e Politikës së Jashtme në Senat dhe në Dhomën e Deputetëve në Itali kanë miratuar marrëveshjen e pensioneve me Shqipërinë, së bashku me amendamentet për alokimin e fondeve përkatëse.

Deputeti i PS-së, Etjen Xhafaj bën të ditur se ky është hapi i fundit dhe se tani mbetet votimi në seancë plenare, për këtë marrëveshje që prek me dhjetëra-mijëra shqiptarë. Ndërkohë marrëveshja në Parlamentin shqiptar është miratuar dhe është publikuar në Fletoren Zyrtare.

Objekti i kësaj marrëveshje janë përfitimet nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore që përfshijnë, sigurime për pleqërinë, invaliditetin dhe pensionin familjar, sigurimin për përfitimin për sëmundjet dhe barrëlindjet dhe sigurimin e papunësinë.

Janë mbi 500 mijë shtetas shqiptarë në Itali përfitues të drejtpërdrejtë nga kjo marrëveshje dhe rreth 4 mijë shtetas italianë në Shqipëri.

Që prej vitit 2005 e deri më sot Shqipëria ka nënshkruar një sërë marrëveshjes në fushën e sigurimeve shoqërore, ndër të cilat janë me Turqinë, Belgjikën, Hungarinë, Luksemburgun, Çekinë, Maqedoninë e Veriut, Gjermaninë, Austrinë, Bullgarinë, Kanadanë, Rumaninë, Kosovën, me Konfederatën e Zvicrës dhe me Kroacinë.

Pritet të hyjnë në fuqi edhe marrëveshjet me Malin e Zi e Bullgarinë. Ndërsa janë në proces marrëveshjet me Poloninë e Serbinë dhe kanë shprehur dakordësi për fillimin e negociatave vende si Sllovenia, Spanja, Danimarka, Moldavia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Qeveria është në proces të përparuar për marrje dakordësie për fillimin e negociatave me Francën.

 

Peci bën punë të mirë në Veri – Por e zgjat më shumë se mbiemri i tij.

0

Sovraniteti gjuhësor rikonfirmohet në Zveçan: Tabela në gjuhën qhqipe vendosen pas 25 vitesh thotë Peci, i pari i Zveçanit

Mijëra njerëz largohen nga Libani, e qindra të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

0

Rreth 160,000 njerëz kanë kaluar kufirin nga Libani në Siri që nga përshkallëzimi i konfliktit në Liban muajin e kaluar, tha të enjten Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).

Shumica dërrmuese e njerëzve po largohen nga Libani në lindje, drejt kryeqytetit sirian të Damaskut.

Pos sulmeve në Liban, Izraeli vazhdon ofensivën në Gaza, ku për vetëm një ditë janë vrarë rreth 100 persona.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka raportuar se 169 persona janë plagosur në 24 orët e fundit.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga 7 tetori i vitit të kaluar, është rritur në 41,788, me 96,794 të lënduar, tha ministria në një deklaratë të enjten.

Zyrtarë të kësaj ministrie kanë thënë se shumë viktima mbeten të bllokuar nën rrënoja, me ekipet e emergjencës të paaftë për t’i arritur ato.

Për zhvillimet e fundit në Lindje të Mesme është pyetur presidenti i SHBA, Joe Biden, nëse i njëjti do të mbështeste Izraelin që të godiste rezervat e naftës të Iranit si hakmarrje për sulmin masiv me raketa të së martës nga Irani.

“Ne jemi në diskutime për këtë” por “asgjë nuk do të ndodhë sot; do të flasim për këtë më vonë”, tha shkurt Biden.

Një ditë më parë ai e bëri të qartë se nuk e mbështet një sulm izraelit ndaj vendeve bërthamore iraniane.

Pensionohet edhe një futbollist i Kombëtares

0

Ermir Lenjani i ka dhënë fund angazhimit në Kombëtaren e Shqipërisë.

Ai thotë se për të ka qenë gjithmonë nder e krenari të veshte fanellën kuqezi, ndërsa e cilësoi si rrugëtimin më të veçantë në jetën e tij.

“10 vite kuqezi, 10 vite krenari & realizim i ëndrrës së fëmijërisë Dua t’ju njoftoj se kam vendosur të tërhiqem nga Kombëtarja shqiptare. Një vendim aspak i lehtë, por besoj që është momenti i duhur. Për mua ka qenë gjithmonë nder dhe përgjegjësi e madhe të vesh fanellën e kombit tim. Jam shumë krenar që emri im është pjesë e historisë së futbollit shqiptar dhe që ëndrra ime e fëmijërisë u realizua në vitin 2016, ku bëmë krenarë kombin kuqezi me përfaqësimin historik për herë të parë në një Kampionat Europian. Kam plot momente të bukura me fanellën kuqezi, që nga debutimi në ndeshjen ndaj Bjellorusisë, te goli i parë në “Elbasan Arena” ndaj Danimarkës, fitorja historike në “Francë 2016” ndaj Rumanisë dhe grumbullimi im i fundit në muajin mars 2023 me Kombëtaren, ku nisi edhe rruga drejt kualifikimit në “Euro 2024”. I jam falënderues Zotit, familjes time dhe çdo personi që më ka qëndruar pranë në çdo moment. Çdo fillim e ka një fund dhe rrugëtimi im nuk do të ishte i mundur pa trajnerët Xhani De Biasi, Christian Panuçi, Edoardo Reja dhe Sylvio Mendes Campos Júnior, të cilët dua t’i falënderoj nga zemra për besimin e dhënë. Gjithashtu, dua të falënderoj stafin teknik të Kombëtares, Federatën Shqiptare të Futbollit, Presidentin Armand Duka dhe të gjithë shokët e skuadrës që më kanë mbështetur në rrugëtimin më të veçantë të jetës time. Në fund, falënderimi im më i madh është për tifozët e Kombëtares shqiptare. Në çdo stadium në Shqipëri dhe në Europë jemi ndjerë si në shtëpinë tonë, falë jush, tifozët më të mirë në botë. Tani e tutje jam si të gjithë ju, gjithmonë krah Kombëtares shqiptare dhe djemve kuqezi. Faleminderit nga zemra shqiptarë. Një kapitull i mbyllur, por një rrugë e përjetshme!”, ka shkruar Lenjani në rrjetin social Facebook.

Lenjani numëron 45 ndeshje dhe pesë gola përgjatë periudhës 10 vjeçare me fanellën kuq e zi.

 

Punëtorët e arsimit në Viti mbesin pa paga, SBASHK nis protestat

0

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës – SBASHK, ka paralajmëruar protestë në mbështetje të punëtorëve të arsimit të Komunës së Vitisë, të cilët kanë mbetur pa paga.

Protesta do të mbahet para Qeverisë së Kosovës, të enjten më fillim në orën 11:00.

SBASHK-u ka kundërshtuar veprimin, derisa u ka bërë thirrje institucioneve qendrore dhe atyre lokale që të gjejnë zgjidhjen e duhur në mënyrë që punëtorët e arsimit në Viti të marrin pagat e muajit shtator.

Rikthimi Inspirues i Specialistes Donika Tahirsylaj Alidemi: Një rrezatim në Botën e Psikologjisë Mjekësore!

0

Storm/Mjekësi: Pas një periudhe të gjatë, Donika Tahirsylaj Alidemi, specialiste e psikologjisë mjekësore, është rikthyer në botën e mediave sociale me një postim emocionues në Instagram. Ajo ka njoftuar për rikthim në instagram duke publikuar disa momente të jetës së saj profesionale, dhe me këtë rast, shumë emra të njohur të jetës publike i janë bashkuar me urime për suksese në rikthimin e saj bashkë me këshillat prej specialistes së Psikologjisë.

Me këtë rikthim, Donika risjell një frymë dhe një qasje të re në psikologjinë mjekësore, duke ofruar eksperiencën e saj si e vetmja specialiste në këtë fushë. Ajo është një simbol i forcës dhe dedikimit për të përmirësuar shëndetin mendor të individëve, duke ofruar këshilla dhe mbështetje për ata që kanë nevojë.

Rikthimi i saj është një mundësi për të rinovuar shpresën në shërbimet të shëndetit mendor dhe për të shërbyer si frymëzim për ata që kanë nevoj për këto sherbime. Donika si gjithmonë është gatshme të ndajë njohuritë e saj dhe të ndihmojë të tjerët në rrugën drejt shëndetit të plotë psikologjik.

Me këtë rast, edhe StormKosova i bashkohet të gjithë atyre që e uruan rikthimin e Dr. Sci. Donika Tahirsylaj Alidemi.

Toka ndodhet para një alarmi të madh!

0

Qendra e Parashikimit të Motit Hapësinor ka njoftuar se Dielli ka lëshuar një shpërthim të madh në Tokë, duke bërë që planeti ynë të jetë nën alarmin e quajtur Aurora

Shpërthimi kolosal ka ndodhur më 1 tetor dhe është ndezja më e fuqishme e ciklit aktual diellor dhe një nga ndezjet diellore më të fuqishme të matura ndonjëherë, duke u vendosur brenda 30 ndezjeve më të mira gjatë 30 viteve të fundit.

Megjithëse nuk priten rreziqe të mëdha, Qendra e Parashikimit të Motit Hapësinor të NOAA ka parashikuar stuhi të vogla deri të forta gjeomagnetike gjatë ditëve në vijim, ndërsa presim shpërthimin e grimcave diellore, ndërsa nxjerrja e masës koronale shpërthen nëpër Sistemin Diellor.

Shpërthimet diellore dhe nxjerrjet e masës koronale janë sjellje normale për Diellin, veçanërisht kur ai është në kulmin e ciklit të tij të aktivitetit, siç besojnë shkencëtarët që është rasti tani.

Një shpërthim diellor është një shpërthim drite; që na arrin me shpejtësinë e dritës dhe mund të shkaktojë ndërprerje të përkohshme të radios.

Një nxjerrje në masë koronale (CME) është nxjerrja e masës koronale: miliarda ton grimca diellore, të ngatërruara me fusha magnetike, hidhen në hapësirë, ku ato lëshojnë raketa përgjatë Sistemit Diellor.

Kur këto grimca diellore përplasen me magnetosferën e Tokës, rezultati është ajo që ne e quajmë një stuhi gjeomagnetike, një ndërprerje e madhe e magnetosferës së Tokës që më së shumti ndikon në atmosferën e sipërme, larg vendit ku do të prekte shumicën e njerëzve.

Përveç kësaj, grimcat diellore mund të devijohen dhe përshpejtohen përgjatë vijave të fushës magnetike në gjerësi më të larta, ku ato hidhen në atmosferë.

Ato ndër veprojnë me grimcat në atmosferën e Tokës, jonizimi i të cilave krijon drita shumëngjyrëshe vallëzuese në qiell të njohura si auroras borealis dhe australis.