Në fushatën e fundit përmes të cilës Albin Kurti mori mandatin për të drejtuar qeverinë, kishte premtuar se autostrada Prishtinë – Gjilan do të përfundonte në vitin 2023.
Derisa kanë mbetur edhe pak muaj në përfundim të vitit 2024, finalizimit të këtij projekti të rëndësishëm për vendin, nuk po i shihet fundi askund.
Tash, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, e arsyeton gënjeshtrën e Kurtit me atë se ai kishte pasur informacione të gabuara.
Një prej arsyetimeve pse kjo autostradë ka pasur vonesa, Aliu, ia ka lënë fajin luftës në Ukrainë, e cila shkaktoi ndryshime të mëdha në çmime.
Gjithashtu, tha se edhe projekti kishte hasur sfida edhe gjatë periudhës së pandemisë, që ndikuan në vonesat e punimeve.
Por, ministri Aliu nuk ka një datë se kur ajo do të përfundojë.
Ai ka vazhduar me premtime të reja rreth dy magjistraleve, Prishtinë – Podujevë dhe Prishtinë – Mitrovicë, do të përfundojnë brenda mandatit.
Aliu është munduar poashtu të arsyetoj se procedurat e prokurimit ofertat e shtrenjta për magjistralen e Pejës.
Storm/Editoriale: Në dritën e debatit të fundit rreth “shtetit Bektashi” të propozuar në fjalimin e Kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e OKB-së dhe të mbështetur nga Baba Mondi, udhëheqësi i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, lind një pyetje thelbësore: a po përpiqen kundërshtarët e shqiptarëve të thellojnë ndarjet religjioze dhe krahinore për të penguar unitetin tonë kombëtar?
Nëse shqyrtojmë historinë, është e qartë se shqiptarët kanë humbur territore përmes luftërave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, ku shpesh nuk kanë pasur as fuqi as zë. Megjithatë, sot shqiptarët janë një faktor i rëndësishëm në Ballkan dhe Evropë, jo vetëm për shkak të territorit që natyra u ka dhënë, por edhe për shkak të diasporës së fuqishme. Kjo diasporë, e krijuar nga zhvendosjet e detyruara ndër shekuj, përbën një Shqipëri të dytë demografike.
Ideja e “shtetit Bektashi” nuk duket plotësisht e sinqertë dhe ngre dyshime, sidomos kur merr formë në një kontekst ku komunitetet fetare, si ai i Bashkësisë Islame në Kosovë dhe Shqipëri, kërkojnë status të veçantë “eksterritorial”. Kjo shpërfillje e theksuar ndaj vëllazërisë shqiptare, që dikur ishte e njohur për bashkimin e saj, mund të jetë një mënyrë për të përçarë edhe më tej shqiptarët.
A duhet të angazhohemi për të forcuar një “religjion kombëtar”, siç e përshkruante Pashko Vasa në vargjet e tij, ku thoshte se “feja e shqiptarit është shqiptaria”? Ai kishte parasysh pikërisht rrezikun e ndarjes së shqiptarëve sipas besimeve fetare, ndarje që mund të çonte në humbjen e ekzistencës kombëtare.
Në një kohë kur armiku mund të përfitojë nga këto ndarje, promovimi i ideve të tilla nuk kontribuon në forcimin e unitetit kombëtar. Përkundrazi, ndasitë religjioze dhe krahinore janë instrumente që mund të përdoren për të dobësuar qëndrueshmërinë dhe identitetin e shqiptarëve në Ballkan dhe më gjerë.
Prandaj, duhet të jemi të kujdesshëm dhe vigjilentë për të mbrojtur unitetin tonë dhe të mos lejojmë që ide të tilla të shërbejnë si mjet për të dobësuar kombin shqiptar.
Në debatin e parë dhe me gjasë të vetmin mes dy kandidatëve për postin e zëvendëspresidentit mes Tim Walz nga Demokratët dhe JD Vance nga Republikanët, votuesit që ndoqën debatin e transmetuar të martën mbrëma thanë se ishte një përballje pothuajse e barabartë dhe se toni i debatit ishte pozitiv.
CBS News që organizoi këtë përballje, anketoi votuesit në mbarë Amerikën.
Sipas rezultateve, dyzet e dy përqind e respotentëve thanë se republikani Vance fitoi debatin, ndërsa 41% menduan se Walz doli si fitues, kurse shtatëmbëdhjetë për qind e cilësuan debatin e barabartë.
Kandidatët u vlerësuan të barabartë për disa nga çështjet që u ngritën në debat, duke përfshirë ekonominë dhe konfliktin në Lindjen e Mesme.
Walz shihej si më i mirë për të folur për kujdesin shëndetësor dhe abortin, ndërsa Vance kishte avantazhin për emigracionin.
Të dy kandidatët përmirësuan imazhin e tyre të përgjithshëm me votuesit që nga para debatit.
Më shumë respodentë kishin një pikëpamje negative për Vance-n para debatit, por pas debatit, pak më shumë kishin një pikëpamje të favorshme për të sesa përpara.
Qytetarët që kishin ndjekur debatin thanë se Vance shpenzoi më shumë kohë duke sulmuar Kamala Harris dhe Tim Walz sesa duke shpjeguar pikëpamjet e tij.
Mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti ka gjetur golin me Atalantën, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Shakhtar Donetsk.
Ky është goli i parë i realizuar prej tij në kompeticionin më të rëndësishëm për skuadra në Evropë.
31-vjeçari, prej vitesh është pjesë e skuadrës nga Bergamo, madje titullar stabil i formacionit të trajnerit Gasperini.
Futbollisti pritet të udhëheqë Shqipërinë për ndeshjet e tetorit në Nations League, fillimisht ndaj Çekisë me datën 11 dhe më pas me datën 14 ndaj Gjeorgjisë.
Storm/SHBA: Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka falënderuar Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për ndihmën që i dha për të shmangur atë që ai e quajti “mashtrimi i impeachment-it”. Trump u akuzua nga Dhoma e Përfaqësuesve në vitin 2019 për shantazh ndaj Zelenskyt, duke kërkuar një hetim ndaj familjes Biden në këmbim të armëve për Ukrainën, në luftën e saj kundër Rusisë. Në atë kohë, Zelensky deklaroi se “nuk kishte shantazh”, çka ndihmoi në lirimin e Trump nga akuzat.
Gjatë një takimi të fundit në Trump Tower, Trump falënderoi Zelenskyn për qëndrimin e tij publik, duke thënë: “Ai mund të kishte bërë lojëra politike, por nuk e bëri. Ai tha se Presidenti Trump nuk kishte bërë absolutisht asgjë të gabuar.”
Skandali i 2019 u përqëndrua rreth kohës së Hanter Bajden në bordin e një firme ukrainase / Olivier Douliery-AFP nëpërmjet Getty Images
Megjithatë, ka raportime që sugjerojnë se Trump mund të ketë keqcituar Zelenskyn në deklaratat e tij. Skandali i vitit 2019 rrotullohej rreth një telefonate, ku disa zyrtarë amerikanë pohuan se Trump e kishte nxitur Zelenskyn të hetonte Joe Biden dhe djalin e tij, Hunter Biden.
Trump ka premtuar të ndërmjetësojë një “marrëveshje të mirë” për t’i dhënë fund luftës midis Ukrainës dhe Rusisë, nëse zgjidhet për një mandat të dytë. Ndërsa Zelensky paraqiti “Planin e Fitores” për Ukrainën para zgjedhjeve, Trump theksoi marrëdhëniet e tij të mira me të dy liderët, Zelenskyn dhe Putinin, duke theksuar se nëse fiton, çështja mund të zgjidhet “shumë shpejt”.
Trump tha se ishte mik si i Z. Zelenski, ashtu edhe i Vladimir Putin. Në fotografi, Trump (M) dhe Putin (D), gjatë një takimi më 2017 / (Mikhail Klimentyev / Spoutnik/ AFP)
Megjithatë, tensionet mes dy liderëve janë të dukshme. Trump ka kritikuar rregullisht Zelenskyn në fushatën e tij, duke thënë se ai “refuzon të bëjë një marrëveshje” me Putinin dhe se vendi i tij është “shkatërruar” për shkak të kësaj refuzese për të negociuar. Zelensky ka mbetur kryesisht pozitiv ndaj Trumpit publikisht, por në një intervistë me New Yorker ka sugjeruar se Trump “nuk e di si ta ndalojë luftën, edhe pse mund të mendojë se e di.”
Kjo përplasje mes dy liderëve ngre pyetje mbi të ardhmen e Ukrainës dhe marrëdhëniet e saj me SHBA-në, veçanërisht nëse Trump rikthehet në pushtet dhe kërkon të imponojë një marrëveshje që do të ndryshonte rrjedhën e konfliktit me Rusinë.
Tetë ushtarë izraelitë janë vrarë në luftime në Libanin jugor, ka thënë ushtria izraelite.
Ata janë ndër vdekjet e para luftarake izraelite që raportohen nga rajoni, me Hezbollahun që thotë se luftëtarët e tij janë përleshur në dy qytete kufitare, Maroun Al Ras dhe Adaisseh.
Ushtria libaneze tha se forcat izraelite kishin avancuar 400 metra përtej kufirit dhe u tërhoqën “pas një periudhe të shkurtër”.
Ushtria izraelite tha se forcat tokësore të mbështetura nga sulmet ajrore kishin vrarë militantë në “angazhime nga një distancë e afërt”.
Ajo ka paralajmëruar banorët në 50 fshatra dhe qytete libaneze që të evakuohen në veri të lumit Aëali, rreth 37 milje nga kufiri.
Ndërkohë, një vendim i Izraelit për të mos lejuar hyrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Gutterres, ka shkaktuar zemërim në SHBA.
Ministri i Jashtëm i Izraelit tha se Guetteres kishte dështuar të dënonte “pa mëdyshje” sulmin raketor të Iranit ndaj Izraelit.
Por, Guterres e kishte dënuar sulmin duke thënë se kjo po e “zgjeron konfliktin në Lindjen e Mesme”.
Në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së këtë mëngjes, Gutteres tha se “dënon fuqishëm” sulmin iranian.
I pyetur në lidhje me vendimin e Izraelit për ta ndaluar atë nga vendi, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Matthew Miller tha se hapat si këta nuk janë produktiv për [Izraelin] të përmirësojë pozitën e tij në botë.
“OKB bën punë tepër të rëndësishme në Gaza. Ajo bën punë tepër të rëndësishme në rajon. Dhe OKB, kur vepron në mënyrën më të mirë të saj, mund të luajë një rol të rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin”, shtoi ai.
Storm/Editorial: Vizitat e shtrenjta jashtë vendit nga udhëheqësit e Kosovës kanë ngritur gjithmonë pikëpyetje, dhe duket se ky trend po vazhdon edhe me udhëheqësit aktualë, Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti. Gjatë vizitës së saj gati njëjavore në SHBA, Presidentja Osmani është kritikuar për mungesë transparence dhe mungesë të rezultateve konkrete. Postimet e saj në rrjetet sociale kanë qenë të mbushura kryesisht me fotografi, duke ngjarë më shumë me albume personale sesa me raportime për takime e saj zyrtare dhe nësë ka pasur arritje të rëndësishme në emër të Republikës së Kosovës.
Kjo sjellje ngre pyetje mbi qëndrueshmërinë e kritikave të mëparshme që Osmani dhe Kurti kanë bërë ndaj ish-udhëheqësve për “vizita të shtrenjta dhe jo produktive”. A thua vallë kemi të bëjmë vetëm me ndryshim të figurave, por jo të mentalitetit? Ndërsa këta “liderë të rinj” pretendonin se vizitat e tyre jashtë vendit do të përmirësonin marrëdhëniet e Kosovës me aleatët euroatlantikë dhe do të ndihmonin në avancimin e çështjes së njohjës së sovranitetit të Kosovës edhe më shumë, shumë njerëz më të drejt mund të pyesin nëse këto udhëtime janë vërtet efektive apo thjesht një shfrytëzim tjetër i buxhetit të shtetit nga njerëz në emër të shtetit.
Në një kohë kur Kosova ka nevojë për diplomaci të fuqishme dhe përpjekje konkrete në skenën ndërkombëtare, mungesa e rezultateve të dukshme nga vizitat e udhëheqësve të saj në SHBA dhe jo vetëm, lë hapësirë për kritika dhe dyshime mbi efikasitetin e këtyre lëvizjeve. Në vend të fotografive dhe elozheve, qytetarët presin përparime të prekshme dhe angazhime të vërteta diplomatike të kryeinstitucionalistëve / Storm-rks
Storm/Drejtesia: Institucionet e vendit po vazhdojnë të marrin vendime për largim të punëtorëve nga puna ose për pamundësim të punësimit të atyre që po zgjidhen përmes konkurseve publike.
Rasti i fundit ka të bëjë me një vendim të Ministrisë së Industrisë, Ndëmarrësisë dhe Tregtisë që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari, të cilin e ka siguruar Storm-rks.com.
Në vitin 2022, kjo ministri kishte marrë vendim për të kontestuar emërimin e Donjeta Bytyqit në cilësinë e Zyrtares së Lartë për Ekzaminim në Agjencinë për Pronësi Industriale.
Me vendimin e marrë, e lartpërmendura është pushuar nga marrëdhënia e punës. Pak ditë pas këtij vendimi, Donjeta Bytyqi përmes avokatit të saj, kishte kontestuar vendimin e marrë.
Me vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, MINT është e detyruar ta kthejë Donjetën në pozitën zyrtare që mbante, si dhe të ia kompensoj të gjitha pagat dhe benificionet tjera si shërbyese civile.
Gjykata ka konstatuar se MINT nuk ka pasur asnjë provë kur ka marrë vendimin për ta pushuar nga puna. MINT kishte marrë këtë vendim fshehurazi dhe në shpejtësi, duke mos njoftuar as Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës e as vetë Donjetën.
Pavarësisht se Avokatura Shtetërore, ishte munduar ta arsyetonte vendimin, e njëjta nuk kishte ofruar asnjë prove se MINT ka vepruar sipas ligjeve në fuqi.
Ky është vetëm një nga rastet e ndërmarra kundërligjshëm, derisa dëmet e buxhetit nga këto veprime, vazhdojnë të rriten.
Ministrja Hajdari është tashmë e njohur për shkelje ligji. Ajo ka shkelur edhe rregullat e komunikacionit, ku në një rast kishte shkelur edhe një këmbësor.