spot_img
E hënë, 27 Prill, 2026
11:13
Home Blog Page 1776

Ramadani: KQZ financoi me 360 mijë euro Listën Serbe, financim për organizatë terroriste

0

Burim Ramadani, ekspert i sigurisë, ka reaguar ndaj moscertifikimit të Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Ramadani tha se po KQZ-ja i kishte ndarë 360 mijë euro për Listën Serbe.

Ai u pyet se a nënkupton kjo që shteti i Kosovës financoi një organizatë terroriste.

“Shteti i Kosovës, KQZ-ja ia ka dhënë Listës Serbe 360 mijë euro, atëherë i bien që shteti i Kosovës e ka financua një organizatë terroriste. Nëse unë them Lista Serbe është organizatë terroriste duhet me vazhdu që KQZ-ja, shteti i Kosovës është financuesi i një organizate terroriste – sepse ndryshe me nda nuk ka kuptim”, ka thënë Ramadani të T7.

Vdekje e dyshimtë në Zubin Potok, hetime në proces

0

Qendra e Mjekësisë Familjare në Zubin Potok, kanë njoftuar stacionin policor në lidhje me një informatë për një person që dyshohet se është gjetur pa shenja jete në fshatin Veli Breg, të Zubin Potokut.

“Njësitë relevante policore së bashku me stafin mjekësor dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në viktimën e cila ndodhej e shtrirë në dhomën e një shtëpie banimi. Ekipi mjekësor ka konstatuar se personi është pa shenja jete”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Bëhet e ditur se lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa trupi i pa jetë me urdhër të Prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Dalin analizat për mandarinat nga Shqipëria

0

Mandarinat me origjinë nga Shqipëria janë të sigurta për konsum.

Ky është qëndrimi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë, pas marrjes së analizave.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë sot ka pranuar rezultatet e analizave laboratorike të mostrave të dyshuara për mbetje të pesticideve mbi nivelin e lejuar (MRL) në produktin mandarinë me origjine nga Shqipëria dhe te tjera. Rezultatet kanë konfirmuar se produktet nga ngarkesat / kontingjentet në fjalë i përmbushin standardet ndërkombëtare të sigurisë ushqimore dhe janë të sigurta për konsum. Mostrat përfaqësuese janë marrë nga gjashtë ngarkesa/ kontingjente me origjinë të ndryshme, ku katër prej tyre janë nga Shqipëria. Vlerat e fituara nga testet laboratorike për mostrat e dyshuara, gjithnjë duke ju referuar limiteve të përcaktuara me rregulloren e Bashkimit Evropian No. 396/2005 mbi nivelet maksimale të mbetjeve të pesticideve në ushqim dhe ushqim për kafshë me origjinë bimore dhe shtazore, respektivisht rregulloreve/ amendamenteve (EU) No. 2020/1085 për nivelet maksimale të mbetjeve për Chlorpyrifos dhe chlorpyrifos-metil, dhe amendamentit/rregullores (EU) 2023/1029, për nivele maksimale të mbetjeve për phosmet. Metoda laboratorike e testim është konfirmative (EN 15662:2018). Ngarkesat e testuara u përgjigjen kritereve ligjore të sigurisë ushqimore, andaj do të lirohen për qarkullim në treg dhe konsum”, thuhet në njoftimin e AUVK-së.

Kjo agjenci ka thënë se ata kanë vepruar menjëherë pas ngritjes se dyshimeve rreth sigurisë së mandarinave edhe pse notifikimet nga RASFF nuk kanë qenë për produktet, të cilat janë dërguar në ndonjë formë apo tjetër në treg të Kosovës.

“Tani me nxjerrjen e rezultateve laboratorike është konfirmuar se mandarinat janë të sigurta për konsum. Do të vazhdojmë me kontrolle të ngarkesave në import sipas vlerësimit të riskut, duke përfshirë edhe masat shtesë të kontrollit në te gjitha fazat inspektuese, përfshirë edhe marrje mostrash dhe testime laboratorike. Çdo produkt që ka për synim tregun e vendit tonë, gjithmonë inspektohet në mbikëqyrje të përmbushjes së kritereve ligjore të sigurisë ushqimore”.

E paqartë e ardhmja e holandezit në Liverpool

0

Në Angli po diskutohet intensivisht për të ardhmen e Virgil van Dijk, kontrata e të cilit me Liverpool-in do të skadojë së shpejti.

Ashtu si në rastin e Mohamed Salah, edhe mbrojtësi holandez ende nuk ka arritur një marrëveshje për rinovimin me klubin.

Pavarësisht se po kalon një sezon të jashtëzakonshëm dhe është një nga shtyllat e ekipit në garën për titull, van Dijk duket se është i pakënaqur me ofertën e marrë nga “Reds”.

Ky skenar hap mundësinë e një largimi me parametër zero, megjithëse lojtari preferon ta zgjidhë çështjen e kontratës me Liverpool-in para se të shqyrtojë oferta të mundshme duke filluar nga marsi.

“Nuk ka ndonjë afat për rinovimin e kontratës. Do të shoh se çfarë do të sjellë e ardhmja. Tani jam plotësisht i përqendruar te Leicesteri. Salah? Shifrat e tij flasin vetë. Ai është një sportist shumë i veçantë. Ka bërë një punë të jashtëzakonshme për klubin dhe shpresoj që të ketë sezonin më të mirë të karrierës për klubin, duke mbetur i rëndësishëm me golat dhe asistet e tij”, deklaroi lojtari holandez.

Si do të jetë kamera kryesore e iPhone-s së ardhshme?

0

Analisti i zinxhirit të furnizimit të Apple, Ming-Chi Kuo njoftoi se kamera kryesore e pasme në të dy modelet e iPhone 18 Pro do të ofrojë hapje të ndryshueshme, e cila do të ishte e para për iPhone.

Kamera kryesore i referohet kamerës Fusion 48 megapikselë, e cila njihej gjithashtu si kamera kryesore ose e gjerë në modelet më të vjetra të iPhone.

Me hapje të ndryshueshme, përdoruesit do të jenë në gjendje të kontrollojnë sasinë e dritës që kalon nëpër lentet e kamerës dhe arrin sensorin.

Kamera kryesore në modelet iPhone 14 Pro, iPhone 15 Pro dhe iPhone 16 Pro kanë një hapje fikse prej ƒ/1,78 dhe lentja është gjithmonë plotësisht e hapur dhe fotografon me këtë hapje më të gjerë.

Me modelet e iPhone 18 Pro, përdoruesit do të jenë në gjendje të ndryshojnë manualisht hapjen, sipas këtij thashethemet.

Apertura e ndryshueshme është zakonisht një aftësi që shihet në kamerat profesionale DSLR/pa pasqyrë nga Sony dhe Canon.

Ai shtoi se prodhuesi holandez BE Semiconductor, do të furnizojë me pajisje montimi për fletët e hapjes, e cila është pjesa mekanike që do të kontrollojë se sa dritë kalon nëpër lente.

Një hapje e ndryshueshme në modelet iPhone 18 Pro duhet t’u sigurojë përdoruesve një kontroll më të madh mbi thellësinë e fushës, që i referohet asaj se sa e mprehtë shfaqet një subjekt në plan të parë në krahasim me sfondin.

Megjithatë, duke pasur parasysh se telefonat inteligjentë kanë sensorë më të vegjël imazhi për shkak të kufizimeve të madhësisë fizike, është e paqartë saktësisht se sa kuptimplotë do të ishte ky përmirësim.

Ky thashethem ka të ngjarë të zhvillohet me kalimin e kohës.

Kuo nuk tha nëse modelet e iPhone 18 Pro do të marrin një sensor më të madh, por një përmirësim i tillë do të hapte rrugën për përmirësime domethënëse në thellësinë e fushës.

Apple tashmë ofron modalitetin Portret, i cili artificialisht e bën sfondin të duket më i paqartë pas një personi ose subjekti tjetër në një foto.

Një sensor më i madh imazhi do ta mundësonte atë efekt “bokeh” më natyrshëm në modelet e iPhone 18 Pro.

Hapja e ndryshueshme ishte përfolur më parë për të paktën një model iPhone 17 , por Kuo beson se veçoria është planifikuar për modelet iPhone 18 Pro.

Modelet e iPhone 18 Pro pritet të dalin në treg në shtator 2026.

Maqedonia e Veriut ende në pritje të gjetjes së Artan Grubit

0

Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski ka shpresa se Artan Grubi do të kthehet në vend dhe do të përballet me drejtësinë.

“Lidhur me vendndodhjen e zotërisë që treguat, dua të besoj se ajo që u publikua në opinion se ai do të kthehet sepse është i pastër si loti dhe këto dyshime të bazuara nuk janë ashtu siç interpretohen nga Ministria e Brendshme dhe prokuroria, dua të besoj se ajo deklaratë është në drejtim të disa obligimeve private”, tha Toshkovski në “Top Tema”.

I pyetur se me cilin shtet fqinj ndodhet, pasi Izet Mexhiti pohoi se Artan Grubi ndodhet në Shqipëri, Toshkovski tha se për personin në fjalë është lëshuar një urdhërarrest ndërkombëtar.

“Kemi komunikim me të gjitha vendet fqinje dhe bashkëpunimi me ministritë e tyre të punëve të brendshme është i shkëlqyeshëm dhe deri më tani asnjë konfirmim zyrtar nuk është dorëzuar në MPB-në e Maqedonisë”, tha Ministri.

Ai tha se nuk do ta lejojë veten të spekulojë me informacione të caktuara që qarkullojnë në opinion.

I pyetur se a është Grubi një i arratisur nga drejtësia apo thjesht i padisponueshëm për zbatimin e ligjit, Toshkovski tha se le të guxojë të kthehet në vend dhe të dëshmojë.

“Po, ai është i padisponueshëm për organet e rendit dhe dëshiron që, siç thotë ai, të jetë i pastër si loti, të guxojë dhe të gjitha organet kompetente të veprojnë sipas kompetencave të tyre”, tha Toshkovski.

Pas SHBA-ve vjen edhe ai nga Gjermania, e quan proces të politizuar vendimi e KQZ-së

0

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe Gjermania ka reaguar lidhur me moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se procesi i certifikimit është procedurë formale strikte që nuk duhet të politizohet.

“Ndaj të njëjtat shqetësime me BE’në dhe SHBA’në lidhur me moscertifikimin e Listës Serbe. Zbatimi i barabartë i ligjit për të gjithë është esencial. Procesi i certifikimit është procedurë formale strikte që nuk duhet të politizohet”, ka shkruar Rohde në llogarinë e tij në platformën “X”.

Mustafaj: Kadare ishte evolucionist jo revolucionar

0

Nisur nga libri i Ismail Kadaresë “Nga një dhjetor në tjetrin”, gazetari Mentor Kikia dhe shkrimtari Besnik Mustafaj, kanë mbajtur një bisedë duke vënë shkrimtarin përballë politikës në kohë të ndryshme në vendin tonë.

Nga Noli te Lasgushi te shkrimtarët e shumtë të viteve 90-të që jetonin mes politikës e letërsisë si edhe vetë Mustafaji, u sollën në vëmendje.

“Kadare shkruan që shteti totalitar i kërkon shkrimtarit të braktisë letërsinë e të kthehet në reporter në shërbim të regjimit. Kundërshtarët e regjimit, i kërkojnë, të braktisë letërsinë e të kthehet në denoncues politik të regjimit”, tha Kikia.

Ndërkaq, sipas Besnik Mustafajit, “Letërsia jonë i ka të dy shembujt, ka Lasgushin që ka qenë parnasian dhe ka bërë vetëm poezi. Dhe ka numrin më të madh të personaliteteve që kanë bërë politikë dhe që është traditë e Rilindjes. Tradita jonë është që shkrimtari është ndjerë i detyruar të marrë përgjegjësi para kombit dhe të shprehet për fatin e kombit.

Në librin “Nga një dhjetor në tjetrin”, vetë Kadare, mban një qëndrim politik, ku Mustafaj gjen pozicionimin e shkrimtarit.

“Ai thotë se isha evolucionist, jo revolucionar dhe është një pohim që duhet marrë parasysh kur gjykohet Ismaili”, vërejti Mustafaj.

Biseda u mbajt në Shtëpinë Sudio “Kadare” ku shkrimtari jetoi dhe shkroi një pjesë të veprave të tij. Ikjen nga Shqipëria për azil në Francë, Kadare e përshkruan si ikje drejt vetmisë e burgut pas një takimi e dy letrave për Ramiz Alinë.

Lajçak paralajmëron Kosovën dhe Serbinë: Pa normalizim, nuk ka BE

0

Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë se përparimi i Kosovës dhe Serbisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian varet drejtpërdrejt nga normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Ai përmendi rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit 2023 dhe theksoi se ky proces do të vazhdojë vetëm nëse tensionet de-eskalohen dhe palët mbajnë përgjegjësi për ngjarjet e vitit 2023.

Postimi i plotë:

Pasi hyjmë në sezonin e festave dhe kalojmë kohë me të dashurit tanë, është gjithashtu një moment për të reflektuar mbi vitin që kaloi. Në Dialog, edhe pse përparimi ka qenë më i ngadalshëm sesa kam shpresuar, ajo që kemi arritur vazhdon të jetë para së gjithash për përfitimin e qytetarëve në të dyja, Kosovë dhe Serbi. Megjithatë, jam inkurajuar nga hapat e fundit të vegjël përpara, siç është krijimi i Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur. Ka ardhur koha që të mbyllet ky kapitull për familjet dhe të dashurit e atyre të cilëve fatin ende nuk e dimë. Komisioni i Përbashkët ka për qëllim të ofrojë shtysën e nevojshme politike. Pikërisht para festave, unë organizova takimin tim të 31-të të Negociatorëve Kryesorë me Zëvendëskryeministrin e Parë, Besnik Bislimi dhe Drejtorin Petar Petkoviq. I falënderova ata për bashkëpunimin e mirë gjatë kësaj periudhe. Takimi u zhvillua në një javë të ngjeshur për Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Samitin BE-Ballkani Perëndimor dhe miratimin e Konkluzioneve të Këshillit për Zgjerimin.

Për të dyja, Kosovën dhe Serbinë, ato dërgojnë një mesazh të qartë se nuk do të ketë integrim në BE pa normalizimin e marrëdhënieve të tyre dhe ofrojnë një plan pune të detajuar për vitin që vjen, të miratuar nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së.

Ata përshkruajnë pritshmëritë për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit 2023:

➡️ de-eskalimi i tensioneve,

➡️ përgjegjësia për sulmet e vitit 2023,

➡️ ribashkimi i serbëve të Kosovës,

➡️ krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe,

➡️ njohja e dokumenteve dhe simboleve të Kosovës.

Para fundit të vitit, vizitova gjithashtu Shkupin për Konventën Kombëtare për BE-në, ku e ribotoj se zgjerimi është në proces dhe se kërkon të mbetemi të angazhuar për të përmbushur kërkesat që janë vendosur.

Duke shikuar përpara, viti tjetër do të jetë i rëndësishëm për zgjerimin e BE-së. Besimi im i fortë është se së bashku mund të bëjmë përparim të shpejtë.

Për tani, uroj të gjithëve një sezon festash të qetë dhe të gëzuar.

Rusia nis anijen për të transferuar armatimin nga Siria, por ajo prishtet në ujërat e Portugalisë

0

Sipas inteligjencës ukrainase, një anije e dërguar për të evakuuar trupat dhe pajisjet ruse nga Siria u prish ndërsa ishte në det të hapur pranë Portugalisë.

Në një postim në Telegram të hënën, drejtoria kryesore e inteligjencës e Ukrainës tha se motori i anijes së mallrave Sparta dështoi dhe se ekuipazhi po përpiqej të rregullonte problemin ndërsa anija po lëvizte në det të hapur.

Që nga rënia e Bashar Asadit, sundimtarit afatgjatë të Sirisë, në fillim të këtij muaji, fati i dy bazave ushtarake ruse në vend – bazës ajrore Hmeimim dhe bazës detare të Tartusit – ka qenë nën kërcënim.

Rusia dha një qira 49-vjeçare me qeverinë e Asadit për bazat, të cilat i ka përdorur që nga viti 2017 për të projektuar fuqinë në Mesdhe dhe në Afrikë.

Por rebelët sirianë, të udhëhequr nga grupi islamik Hayat Tahrir al-Sham, ose HTS, përmbysën Assadin në fillim të këtij muaji, pas një fushate të shpejtë dy-javore.

Javën e kaluar, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se nuk kishte “vendime përfundimtare” për bazat ruse në Siri, por se Moska është në kontakt me “përfaqësuesit e forcave që aktualisht kontrollojnë situatën” në vend.

Në fillim të këtij muaji, Ukraina tha se anijet ruse të mallrave Sparta dhe Sparta II ishin larguar nga Rusia dhe po shkonin në Tartus për të transportuar pajisje ushtarake nga baza ruse në brigjet e Mesdheut të Sirisë.

Udhëtimet kërkonin që anijet të lundronin përgjatë vijës bregdetare evropiane për të hyrë në Mesdhe.

Media shtetërore ruse tha në fillim të këtij muaji se forcat rebele siriane tani kontrollojnë provincën Latakia, ku ndodhen bazat ruse.

Imazhet e marra në mes të dhjetorit nga Maxar Technologies treguan se avionët rus ishin ende të pranishëm në bazën në Hmeimim, por anijet luftarake nuk ishin më të stacionuara në objektin detar aty pranë në Tartus.