spot_img
E hënë, 20 Prill, 2026
14:34
Home Blog Page 1810

Infermierja shtatzënë sulmohet nga qentë endacakë në oborrin e QKUK-së

0

Infermierja e Onkologjisë me iniciale L.B., e cila është shtatzënë është sulmuar nga rreth 10 qen endacakë në parkingun e kësaj klinike pas përfundimit të orarit të punës.

Siç merr vesh Klan Kosova, infermierja ka arritur që ta zmbraps sulmin e qenve endacakë me qese të cilat i kishte në dorë, por nga stresi i shkaktuar dhe nga traumat e marra është shtrirë në klinikën e Gjinekologjisë.

Milanoviç: Të gjitha shtetet e BE-së duhet ta njohin pavarësinë e Kosovës

0

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, gjatë takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur Kosovën, duhet ta bëjnë këtë. Lajmi u bë i ditur nga Zyra e Presidentit kroat.

“Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për shtetësi dhe njohje të plotë ndërkombëtare. Veçanërisht, të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur, duhet ta bëjnë këtë,” tha Milanoviç gjatë takimit me Kurtin, i cili ndodhej për vizitë zyrtare në Kroaci.

Milanoviç theksoi gjithashtu se Kosova ka mbështetje të plotë dhe të fuqishme nga Kroacia në rrugën e saj drejt anëtarësimit në të gjitha organizatat ndërkombëtare.

Ai shtoi se normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është i domosdoshëm, pasi kjo do të kontribuonte në një stabilitet më të madh në Evropën Juglindore, që përbën një interes strategjik për Kroacinë, shkruan Glas Slavonije.

Më herët gjatë ditës së premte, kryeministri Kurti u takua edhe me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviç, dhe kryetarin e Parlamentit, Gordan Jandrokoviç.

Polici që plagosi një qytetar në Veri të Kosovës dënohet me tre vjet burg

0

Gjykata Themelore në Mitrovicë e ka dënuar të premten një pjesëtar të Njësisë Speciale të Kosovës me tri vjet burgim për plagosjen e një banori serb në veri të vendit vitin e kaluar, tha për Radion Evropa e Lirë avokati i viktimës, Millosh Deleviq.

Polici Korab Pepaj u dënua për veprën penale “vrasje në tentativë”, pasi u akuza se në prill të vitit 2023 e plagosi qytetarin Millosh Jovanoviq.

Pepaj ka të drejtë të ankohet ndaj vendimit të shkallës së parë në Gjykatën e Apelit.

Gjykata Themelore në Mitrovicë nuk i është përgjigjur menjëherë kërkesës së REL-it për koment.

Deleviq theksoi se, në parim, është i “kënaqur” me vendimin e gjykatës, duke thënë se është vërtetuar se polici e ka qëlluar dhe plagosur klientin e tij.

“Nuk është siç pretenduan ai dhe mbrojtja e tij në gjykatë, se ai nuk e kishte bërë këtë. Qëllimi ynë nuk ishte dënimi i lartë, por të vërtetohej ajo që vërtet ndodhi”, tha Deleviq.

Millosh Jovanoviqit u plagos më 10 prill në Urën e Bistricës, ndërmjet Zveçanit dhe Leposaviqit, në veriun e banuar me shumicë serbe.

Megjithëse Policia fillimisht e mohoi përfshirjen, më vonë ajo e pranoi dhe njoftoi se i kishte pezulluar nga detyra katër oficerë policorë si të dyshuar për përfshirje në të rast.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, deklaroi asokohe se hetimet fillestare treguan se përkundër sinjalit të zyrtarit policor për ndalim, Millosh Jovanoviq nuk e kishte ndalur automjetin dhe zyrtari policor shtiu me armë në drejtim të veturës duke e plagosur atë.

Autoritetet kosovare vendosën forca shtesë në veri të vendit pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës, përfshirë policinë. Forcat shtesë përbëhen kryesisht nga policë të komunitetit shqiptar, të cilët nuk pranohen nga popullata lokale.

Inteligjenca ukrainase: Rusia po largon arsenalin ushtarak nga Siria

0

Rusia po dërgon katër anije në bazat e saj në Siri për të evakuuar armët dhe pajisjet ushtarake, ka njoftuar drejtoria kryesore e inteligjencës së Ukrainës (GUR).

Në një postim në Telegram, GUR tha se Rusia po lëvizte anijen e saj të madhe zbarkuese të klasit Ivan Gren dhe anijen zbarkuese të tankeve të klasit Ropucha Olenegorskiy Gornyak nga Deti Norvegjez në Tartus në brigjet e Mesdheut të Sirisë.

Misioni i tyre është të evakuojnë armët dhe pajisjet.

GUR tha gjithashtu se anijet ruse të mallrave Sparta dhe Sparta II u larguan përkatësisht nga Baltiysk, Kaliningrad Oblast dhe Shën Petersburg, dhe po shkojnë në Tartus për të transportuar pajisje ushtarake nga baza ruse.

Udhëtimet janë të gjata, duke kërkuar që anijet të lundrojnë në zona të gjata të bregdetit evropian për të hyrë në Mesdhe.

Rusia ishte një aleat i ngushtë i sundimtarit të Sirisë të rrëzuar së fundmi, Bashar Assad. Ai dha një qira 49-vjeçare me qeverinë e tij për dy baza në Siri – bazën ajrore Hmeimim dhe bazën detare Tartus – të cilat i ka përdorur që nga viti 2017 për të projektuar fuqinë në Mesdhe dhe në Afrikë.

Megjithatë, këto baza janë kërcënuar pasi rebelët sirianë, të udhëhequr nga grupi islamik Hayat Tahrir Al-Sham, rrëzuan Assadin të dielën dhe formuan një qeveri kalimtare.

Të dielën, ministria e jashtme e Rusisë tha se po mbante kontakte me “të gjitha” grupet e opozitës siriane, duke shtuar se ndërsa bazat siriane të Rusisë janë në gatishmëri të lartë, nuk ka asnjë kërcënim serioz për sigurinë e tyre për momentin.

Agjencia shtetërore e lajmeve TASS citoi zëvendësministrin e Jashtëm Mikhail Bogdanov të thoshte se Rusia vendosi kontakte të drejtpërdrejta me HTS në Damask.

Burime të njohura me këtë çështje i thanë Bloomberg të enjten se po zhvilloheshin bisedime që forcat ruse të qëndronin në baza dhe se Rusia po i afrohej një marrëveshjeje me udhëheqjen e re të Sirisë.

Imazhet e marra këtë javë nga Maxar Technologies dhe Business Insider, treguan avionët rusë ende të pranishëm në bazën ajrore Hmeimim, por anijet luftarake nuk ishin më të stacionuara në objektin e saj detar aty pranë në Tartus.

Videot e kapura nga korrespondenti i The Times i Londrës në Lindjen e Mesme, treguan kamionë rusë që hynin në bazën ajrore Hmeimim.

Analistët nga Instituti për Studimin e Luftës thanë se anijet ruse mund të jenë në lëvizje si një masë paraprake në rast se ka nevojë për evakuime më gjithëpërfshirëse.

Ata thanë gjithashtu se ndoshta do të duheshin javë që anijet ruse të arrinin në Tartus.

Bushati: Teatri “Migjeni” sfidon bashkëkohësinë, jo vetëm traditën

0

“Shkodra në shekuj” në ditën e dytë të konferencës vijoi me një forum të hapur diskutimi mbi rolin e teatrit “Migjeni” jo vetëm në jetën artistike, por edhe në formësimin shpirtëror të brezave.

Shkrimtari dhe studiuesi i teatrit, Xhahid Bushati, në referimin e tij kërkoi që teatri “Migjeni” të mos jetojë vetëm përmes kujtimeve, duke theksuar se sfida kryesore është bashkëkohësia dhe jo vetëm tradita.

Ndërkohë, Alma Puka u shpreh në këtë panel si një artdashëse e qytetit, duke treguar interes të veçantë për jetën kulturore.

Forumi, i organizuar nga Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Qendra e Studimeve Albanologjike dhe me bashkëpunimin e Bashkisë së Shkodrës, synon të jetë një tribunë e hapur diskutimi mes artistëve, shkrimtarëve dhe intelektualëve të qytetit.

Ky forum tenton të trajtojë problematikat, të ndajë mendimet dhe të ofrojë alternativa për pasurimin e veprimtarisë kulturore dhe artistike në qytetin e Shkodrës. /atsh

Cili aktivitet është përgjithësisht më i mirë për trupin tuaj?

0

Ecja dhe vrapimi janë aktivitete të shkëlqyera fizike që “zgjojnë” çdo pjesë të trupit tuaj.

Ekspertët i konsiderojnë ato ushtrime të shkëlqyera që ndihmojnë në humbjen e shëndetshme të peshës dhe zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të shumta.

Megjithatë, një nga këto aktivitete është ende pak më i mirë për trupin tuaj.

Domethënë, bëhet fjalë për ecje. Edhe pse shpenzoni të njëjtën sasi energjie, ecja ka përfitime më të mira për trupin.

Për disa, ecja është më shumë një aktivitet i rastësishëm, por në fakt është një nga gjërat më të mira që mund të bëni për veten tuaj.

Ai shëron trupin, përmirëson pamjen fizike dhe siguron shëndet afatgjatë.

Çdo hap që bëni forcon sistemin tuaj kardiovaskular, tonifikon muskujt tuaj dhe rrit fuqinë e tyre për të djegur yndyrën dhe zvogëlon shanset për shumë sëmundje.

Ecja e shpejtë është më efektive në reduktimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës sesa vrapimi kur shpenzimi i energjisë për këto aktivitete është në të vërtetë i balancuar.

Hulumtimet kanë treguar se vrapimi mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 4.5 për qind, por ecja mund ta zvogëlojë këtë rrezik me 9.3 për qind.

Ecja kishte një ndikim më të madh në faktorët që rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Ecja ul rrezikun e hipertensionit me 7.2 për qind, ndërsa vrapimi e zvogëloi atë me 4.2 për qind.

Gjithashtu, ecja uli rrezikun e kolesterolit të lartë me shtatë për qind dhe vrapimi me 4.3 për qind.

Kur bëhet fjalë për diabetin, rezultatet janë të njëjta. Në të dyja rastet, rreziku reduktohet me 12 për qind.

Doktori dhe drejtuesi i studimit Paul Williams i Laboratorit Kombëtar Lawrence Berkley në Kaliforni arriti në përfundimin se ecja dhe vrapimi me një intensitet të moderuar kanë përfitime të jashtëzakonshme shëndetësore, sepse të dyja përfshijnë të njëjtat grupe muskujsh.

Por nëse nuk jeni në formë, rritja e ritmit dhe vrapimi mund të jenë të dëmshme për trupin tuaj.

Sipas një raporti të botuar në Gazetën e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë, njerëzit që angazhohen në aktivitet fizik të fuqishëm ka të ngjarë të humbasin përfitimet e ecjes.

Individët që vrapuan me një ritëm të shpejtë për më shumë se katër orë në javë dhe më shumë se tri herë në javë përjetuan të njëjtin rrezik të vdekjes si individët që qëndruan ulur për periudha të gjata dhe nuk ushtroheshin fare.

Në të njëjtën kohë, ecja është një aktivitet mahnitës për fillestarët ose njerëzit që janë diagnostikuar me një problem të caktuar shëndetësor.

Njerëzit obezë do ta vënë trupin e tyre nën më pak stres nëse zgjedhin të ecin në vend të vrapimit.

Vrapimi ka një natyrë përsëritëse, ndaj rreziku i lëndimit është mjaft i lartë në krahasim me ecjen.

Vrapimi mund të dëmtojë më shpejt gjunjët, ijet dhe kyçet e këmbës.

Nga ana tjetër, ecja është një aktivitet me ndikim të ulët dhe shkakton më pak dëme në trup.

Sërish bastisje në veri, policia zbulon pajisje ushtarake

0

Policia e Kosovës ka kryer sot bastisje në dy lokacione në Zubin Potok.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, deklaroi se një person është duke u intervistuar si i dyshuar, ndërsa një tjetër pritet të intervistohet.

Tutje ai shtoi se gatë aksioneve është konfiskuar një uniformë policore, pushkë gjuetie e jelek antiplumb.

“Personat po intervistohen nën dyshimin e përvetësimit te detyrës”, ka thënë Elshani

Osmani takon kongresistin republikan, diskutojnë thellimin e bashkëpunimit ekonomik

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar kongresistin republikan, Tim Burchett, duke thënë se në qendër të bisedës ishte “rëndësia e thellimit të bashkëpunimin ekonomik si një nga prioritetet kryesore për të avancuar marrëdhëniet”.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, Zyra Ovale dhe teksti

Osmani ka shtuar se me Burchett kanë rënë dakord që investimet dhe krijimi i lidhjeve ekonomike të qëndrueshme janë rruga e duhur përpara.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti

“Në qendër të bisedës sonë me Kongresistin republikan Tim Burchett ishte rëndësia e thellimit të bashkëpunimit ekonomik si një nga prioritetet kryesore për të avancuar marrëdhëniet tona. U dakorduam se investimet dhe krijimi i lidhjeve ekonomike të qëndrueshme janë rruga e duhur përpara, jo vetëm për të ndihmuar zhvillimin e Kosovës, por edhe për të forcuar miqësinë dhe partneritetin afatgjatë midis dy vendeve”, ka shkruar Osmani.

Mandati i Trëndafilovës si kryetare e Gjykatës Speciale të Hagës vazhdon për katër vite të tjera

0

Dhomat e Specializaura përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se shefi i EULEX-it, Gjenerali Giovanni Barbano, ka riemëruar gjyqtaren Ekaterina Trendafilova si Kryetare të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHK) për një mandat katër vjeçar, duke filluar nga 16 dhjetor 2024.

Kjo pasi që mandati aktual i Presidentes Trendafilova do të përfundojë më 15 dhjetor 2024.

Image

Trëndafilova ka thënë se “vlerëson besimin që vazhdon t’i jepet” dhe “është e bindur se KSK do të vazhdojë t’i ndërmarrë procedurat e saj në mënyrë të shpejtë, të drejtë dhe efikase, siç përcaktohet nga kuadri ligjor i gjykatës”.

Moldavia shpallë gjendje të jashtëzakonshme shkaku i frikës së ndërprerjes së gazit rus

0

Parlamenti i Moldavisë votoi të premten në favor të vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme në sektorin e energjisë për shkak të frikës se Rusia mund ta lërë vendin kandidat në BE pa furnizime të mjaftueshme me gaz natyror këtë dimër.

Një shumicë në legjislaturën 101-vendëshe të Moldavisë votoi për miratimin e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila do të fillojë më 16 dhjetor dhe do të zgjasë 60 ditë.

Një komision i posaçëm do të miratojë urgjentisht masa për të menaxhuar “risqet e afërta” nëse Moska nuk arrin të furnizojë me gaz termocentralin Kuciurgan, më i madhi i vendit, i cili ndodhet në rajonin separatist pro-rus të Transnistrisë.

Kryeministri moldav Dorin Recean tha se vendi i tij përballet me një “situatë të jashtëzakonshme” në të cilën Moska mund të shfrytëzojë qëllimisht rrjedhat e energjisë për të destabilizuar vendin dhe potencialisht t’i lërë njerëzit “në mes të dimrit pa ngrohje dhe energji elektrike”.

Gjigandi rus energjetik Gazprom furnizon centralin Kuciurgan me gaz, i cili prodhon energji elektrike për një pjesë të konsiderueshme të Moldavisë.

Fabrika u privatizua në vitin 2004 nga zyrtarët e Transnistrias dhe më vonë iu shit një kompanie shtetërore ruse. Moldavia nuk e njeh privatizimin.

Në fund të vitit 2022, Moldavia pësoi ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike pas sulmeve ruse në Ukrainën fqinje, e cila është e ndërlidhur me termocentralin Kuciurgan.

“Ky duhet të jetë dimri i fundit në historinë e vendit në të cilin ne ende mund të kërcënohemi me energji”, tha Recean. “Është e qartë se këto kriza janë provokuar qëllimisht dhe qëllimi i tyre është të krijojnë panik dhe kaos”.

Ai shtoi se një ndërprerje e gazit natyror mund të shkaktojë kriza ekonomike dhe humanitare, por u zotua se askush në Moldavi nuk do të lihet “në të ftohtë dhe në errësirë”.

Transnistria, e cila u shkëput pas një lufte të shkurtër në 1992 dhe nuk njihet nga shumica e vendeve, shpalli gjithashtu gjendjen e saj të jashtëzakonshme këtë javë në rast se rajoni nuk merr furnizime me gaz.

Kur Rusia pushtoi plotësisht Ukrainën në vitin 2022, Moldavia, një ish-republikë sovjetike me rreth 2.5 milionë banorë, ishte tërësisht e varur nga Moska për gaz natyror. Që atëherë ajo ka shtyrë të diversifikojë dhe zgjerojë burimet e saj të energjisë.

Sebastian Burduja, ministri i Energjisë i Rumanisë, tha të enjten vonë se Rumania ka burimet për të mbështetur Moldavinë “nëse situata e kërkon”, duke thënë se do të ishte “një detyrë … përballë agresioneve që vijnë nga lindja”.

Në tetor, presidentja pro-perëndimore e Moldavisë Maia Sandu fitoi një mandat të dytë në detyrë dhe një referendum tregoi gjithashtu elektoratin në favor të sigurimit të rrugës së vendit drejt BE-së.