spot_img
E enjte, 16 Prill, 2026
21:34
Home Blog Page 2144

Ja çfarë ndodhi pas tentim sulmit me armë ndaj Donald Trump

0

Tentim sulmi me armë ndaj Donald Trump – i dyshuari arrestohet nga FBI

Një tentim për sulm me armë ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump është parandaluar në minutën e fundit, ndërsa i dyshuari për këtë akt tashmë është nën arrest dhe po përballet me akuza të rënda për krime me armë. Ngjarja ndodhi në një prej fushave të golfit të Trump, ku agjentët e Shërbimit Sekret dhe FBI reaguan në kohë për të ndaluar sulmuesin e dyshuar.

Në një konferencë për media të mbajtur nga FBI, Shërbimi Sekret dhe sherifi lokal, u dhanë detaje të rëndësishme mbi ngjarjen:

1. Nuk u hap asnjë zjarr drejt Trump – Agjentët konfirmuan se sulmuesi nuk arriti të shkrepë armën drejt Trump apo ndonjë prej agjentëve të Shërbimit Sekret që ndodheshin në vendngjarje.

2. Vigjilenca e agjentëve e ndali sulmin – Një agjent i Shërbimit Sekret që po kryente kontrollin e zonës rreth fushave të golfit vuri re tyten e një pushke, duke reaguar menjëherë dhe parandaluar që sulmuesi të merrte një pozicion që do të mund t’i rrezikonte jetën Trumpit.

3. Vendndodhja e Trump nuk ishte e planifikuar – Sipas autoriteteve, sulmuesi i dyshuar, Ryan Routh, duket se e dinte për praninë e Trump në fushën e golfit, ndonëse kjo nuk ishte e përfshirë në orarin zyrtar të ish-presidentit, i cili as nuk kishte planifikuar të shkonte atje.

4. Hetime në Hawaii – Agjentët e FBI-së janë duke intervistuar familjen, miqtë dhe kolegët e të dyshuarit Routh, i cili është me origjinë nga Hawaii, për të zbuluar se si ai kishte marrë informacion për vendndodhjen e Trump.

5. Vepronte vetëm – Deri më tani, nuk ka asnjë provë që tregon se Routh ka bashkëpunuar me dikë tjetër në tentimin për sulm ndaj Trump.

Për më shumë detaje, ndiqni pamjet dramatike nga momenti i arrestimit të të dyshuarit në këtë video⬇️

(#).

Kryeministri Kurti i shkon për vizitë “Oligarkut të Muzikës”…

0

Kryeministri Kurti i shkon për vizitë “Oligarkut të Muzikës”, Sabri Fejzullahut


Me afrimin e zgjedhjeve, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po intensifikon aktivitetet e tij me figura të shquara që kanë ndikim tek masa elektorale. Një nga këto takime ishte edhe vizita te këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu, një figurë e përhershme në skenën muzikore shqiptare, me mbi 80 koncerte vetëm në dy muajt e fundit. Në një postim në profilin e tij në Facebook, Kurti e cilësoi Fejzullahun si një artist të pandalshëm, ndërsa përgëzoi kontributin e tij për kulturën shqiptare.

Fejzullahu, i cili sot mbushi 77 vjet (gëzuar ditëlindjen!), është një artist i njohur jo vetëm në Kosovë, por edhe në diasporë, ku për dekada të tëra ka argëtuar mijëra shqiptarë në botë. Megjithatë, Fejzullahu nuk është vetëm këngëtar – në vitet e pasluftës ai ishte edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, përfaqësues i Partisë Demokratike të Kosovës, një kundërshtare e natyrshme e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministrit Kurti.

A mund të jetë kjo vizitë një hap i menduar mirë për të shfrytëzuar ndoshta influencën politike dhe elektorale të Fejzullahut? Ndoshta Partia Demokratike e Kosovës nuk e ka përdorur mjaftueshëm këtë aset të vlefshëm, por duket se Kurti ka plane të tjera. Në fund të fundit, muzika dhe politika shpesh janë ndërthurur për të ndikuar masat, dhe Sabri Fejzullahu, si “oligarku i muzikës”, mund të jetë një figurë kyçe në këtë aspekt.

by: storm-rks + profilet e të apostrofuarve

Ministrja gjermane, Luhrmann, takim te veçant me Presidenten por jo edhe me Kryeministrin e Kosovës. Pse?

Ministrja gjermane e Shtetit, Anna Luhrmann, në vizitë në Kosovë, thekson rëndësinë e CEFTA-s


Gjatë vizitës së saj në Kosovë, Ministrja gjermane e Shtetit për Evropën, Anna Luhrmann, zhvilloi takim bilateral me Presidenten e vendit, znj.Vjosa Osmani, duke nënvizuar rëndësinë e çështjeve të përbashkëta strategjike midis dy vendeve dhe po ashtu janë shprehur qëndrimet e shtetit gjerman për bashkëpunim rajonal dhe Procesin e Berlinit. Ndërsa me Kryeministrin nuk është parë ndonjë takim i veçant, bilateral, por vetëm ai në ngjarjen e organizuar nga Ministria e Ambientit e Kosovës, GIZ-i Gjerman dhe Zyra e BE-së në Kosovë, ku ajo dhe Kryeministri Albin Kurti u panë së bashku. Dmth “një rrugë e dy punë”.

Ne foto (e edituar): Albin Kurti- Kryeminister i Kosoves dhe Anna Luhrmann – Ministrja gjermane e Shtetit për Europën.
(German Embassy Pristina)

Në një postim të saj në rrjetet sociale, Luhrmann theksoi domosdoshmërinë që Kosova të bëjë të mundur zhbllokimin e CEFTA-s dhe të avancojë në zbatimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, për të sjellë përfitime konkrete për qytetarët e rajonit, sidomos në kontekstin e takimeve për 10-vjetorin e Procesit të Berlinit.

Kujtojmë këtu se, në javët e fundit, Gjermania i është bashkuar kritikave të Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të QUINT-it ndaj vendimeve dhe veprimeve të Qeverisë Kurti në veri të Kosovës, duke shprehur shqetësime për mungesën e koordinimit me këta faktorë.

by:Storm-rks + materiale nga mediat tjera

“Rivendosja e Demokratizimit: Berishizmi dhe Sfidat e Opozitës Shqiptare”

0

Berishizmi ka marrë peng opozitën në Shqipëri dhe po i shërben indirekt Edi Ramës, kryeministrit aktual, për të mbajtur pushtetin- kështu thuhet në koluaret politike publike dhe jo vetëm.

Bashkimi Evropian dhe ngërçi në procesin e integrimit të Kosovës

0

Bashkimi Evropian po tregon shenja “skleroze” në raport me aplikimin e Kosovës për t’u bërë pjesë e tij. Kosova kishte aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian para dy viteve, kur presidenca e saj ishte në duar të Republikës Çeke, por që nga ajo kohë askush nga BE-ja nuk është marrë me këtë çështje. Edhe përkundër shumë zotimeve të institucioneve të Kosovës dhe letrës së përbashkët të tre udhëheqësve të shtetit, në kohën kur ishim në zonën “pat” për t’u bërë pjesë e Këshillit të Evropës, Bashkimi Evropian, përveç se nuk e shqyrtoi kërkesën për statusin e vendit kandidat për anëtarësim, nuk na lejoj të bëhemi as anëtarë të Këshillit të Evropës.

Aktualisht, në procesin e zgjerimit janë dhjetë shtete – gjashtë nga Ballkani Perëndimor, përveç Kosovës, si dhe Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia dhe Turqia. Të gjitha këto vende, përveç Kosovës, janë vende kandidate, disa prej tyre madje janë në negociata për anëtarësim.

Kosova, për më shumë se një vit, është subjekt i disa masave ndëshkuese nga BE-ja, të cilat lidhen me tensionet në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe.

Kosova nuk u është përgjigjur as kërkesave të vazhdueshme të disa vendeve anëtare të BE-së për të ndërmarrë hapa në drejtim të formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në vend të kësaj, Qeveria e Kosovës akuzon Serbinë për qasje jokonstruktive dhe BE-në për trajtim jo të barabartë, edhe pse kjo e fundit nuk pajtohet me këtë interpretim.

Kryeministri Kurti, më herët, ka kërkuar që dialogu me Serbinë të ndahet nga procesi i integrimit evropian, pasi, sipas tij, procesi i normalizimit të marrëdhënieve varet më shumë nga Serbia sesa nga Kosova. Megjithatë, BE-ja këmbëngul se këto procese nuk mund të ndahen.

Do të presim se kujt do t’i “dalë fjala” në këtë situatë.

by: storm-rks + materiale nga mediat tjera

Kryeministri i fjalëve, jo i veprave: Kurti dhe elozhet e tij të së dielave

0

E diela, vjeshtë e ftohtë, të gjithë e dinë se është një ditë pushimi dhe relaksi, duke përfshirë udhëheqësit e shtetit që mund të relaksohen e të pushojnë nga “punët e mëdha” të javës. Por në këtë rast, Kryeministri Kurti nuk ka zgjedhur të pushoj, por ka vendosur që këtë ditën e dielë (15 shtatorin e djeshëm) me gra ta filloj dhe “ta përfundoj”.

Fillimisht, ai e ka takuar bashkëshorten e aktorit dhe ish-deputetit të partisë së tij, Adem Mikollovci (i ndjerë). Kjo vizitë ka ardhur në përvjetorin e katërt të vdekjes së z. Mikollovci.

Për të ndjerin, ai ka thurur elozhe nga më të mirat në praninë e bashkëpartiakëve të tij, Glaukut – Kryetar i Kuvendit (“të papunëtorë”) të Kosovës dhe Hajrullahut – Ministër i (“Korruptuar“) i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës.

Pas kësaj vizite, ai ka kaluar përsëri te gratë, por këtë herë te “Gratë e Vetëvendosjes’, të cilave në fjalimin e tij të gjatë dhe  me plotë elozhe për veten dhe qeverinë e tij, u ka kërkuar edhe një ndihmë “Grave të VV-së”: që të angazhohen për, siç ka thënë kryeministri, që në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, VV-në ta nxjerrin edhe me më shumë se 50%. Ai duket se ka harruar se në këtë mandat po qeveris me këtë shumicë dhe asnjë nga punët që supozon se do t’i kryejë, nuk e ka realizuar në masën e premtuar në këtë mandat që e ka në përfundim.

Pra, kryeministrit Kurti mund t’i themi se për elozhe je njëshi!

by: Storm-rks + profili zyrtar i KM-së

Kaos në Wisconsin: Emri i RFK Jr. ngec në fletëvotime, ndërsa betejat ligjore vazhdojnë

0

Në një përplasje të paprecedentë, Robert F. Kennedy Jr. po përpiqet me çdo kusht të largojë emrin e tij nga fletëvotimet presidenciale të Wisconsin-it, megjithëse procesi i shtypjes së tyre është në përfundim. Kennedy paraqiti kandidaturën e tij si kandidat i pavarur më 6 gusht, por më vonë, më 25 gusht, i dha fund garës duke mbështetur ish-presidentin Donald Trump. Komisioni i Zgjedhjeve të Wisconsin-it refuzoi të heqë emrin e tij nga fletëvotimi, duke cituar ligjin që lejon një tërheqje vetëm në rast vdekjeje.

Në përpjekjen për të sfiduar vendimin, Kennedy ngriti një padi, duke argumentuar se ligji i shtetit trajton në mënyrë të pabarabartë kandidatët e partive të mëdha dhe të tretë. Shtypja e fletëvotimeve tashmë ka nisur, dhe për ndryshimin e tyre do të nevojiteshin kosto të mëdha dhe vonesa, ndërkohë që afatet zgjedhore po afrohen shpejt.

Zyrtarët lokalë po përballen me një sfidë të madhe: nëse gjykata vendos në favor të Kennedy, procesi i ri-shtypjes do të kushtonte rreth 80,000 dollarë dhe do të rrezikonte tejkalimin e afateve ligjore për shpërndarjen e fletëvotimeve për zgjedhjet e përgjithshme.

An election worker displays a test ballot listing the U.S. presidential candidates, including Robert F Kennedy Jr.
Një punonjës i zgjedhjeve shfaq një fletë votimi testuese ku renditen kandidatët presidencialë të SHBA, duke përfshirë Robert F Kennedy Jr.

Kryeminsitri Kurti emëron edhe një zëvendësministër

0

Kurti emëron Arsim Ademin zëvendësministër të Arsimit në prag të përfundimit të mandatit


Në fund të mandatit qeverisës, Kryeministri Albin Kurti ka emëruar Arsim Ademin si zëvendësministër të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Ky emërim i vonë, një praktikë e njohur nga qeveritë e kaluara për qëllime elektorale, vjen pak muaj para zgjedhjeve të ardhshme, duke shtuar debatet për strategjinë e emërimeve të fundit të mandatit. Kurti e ka uruar Ademin për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese në përmbushjen e detyrave.

Arsim Ademi, i cili jeton në Viti sipas profilit të tij në Facebook, ka punuar si asistent profesor në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës. Sidoqoftë, në uebfaqen zyrtare të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë, ai figuron si pjesë e stafit të ardhur nga fakultete të tjera, por pa një biografi të publikuar për arritjet e tij akademike. Është e mundur që Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të publikojë detaje të tjera mbi përvojën e tij akademike, tani që ka marrë një detyrë të re. Nësë asgjë tjetër e arritura më e madhe mund të jetë se është “meAlbinin”.

Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse Ademi do të arrijë të kontribuojë gjatë muajve të fundit të këtij mandati qeveritar, të cilin Kurti e përfundon në shkurt 2025.

by: Storm-rks +faqja zyrtare e Kryeminsitrise – e Fakultetit “FBV-së” dhe profili i të apostrofuarit.

 

Dimër pa vjeshtë: Një reflektim politik mbi gjendjen aktuale në Kosovë

0

Dimri që po vjen, në kuptimin politik, duket sikur ka kaluar pa vjeshtë – pa atë periudhë të përgatitjes, të ndryshimeve dhe të paralajmërimit të kohëve më të ftohta. Zhvillimet në Kosovë janë të ngarkuara me tensione ekonomike dhe një qeveri që po ndërmerr vendime të ftohta dhe shpesh të palogjikshme për mirëqenien e qytetarëve, ndërsa një opozitë e fjetur dhe pa zë për shumë çështje kritike vazhdon të qëndrojë në hije, duke pritur.

Qeveria e Kosovës ka sjellë zhvillime të ftohta ekonomike, pa ndonjë përpjekje të dukshme për t’i përmirësuar kushtet e jetesës për qytetarët. Nuk kemi parë përparim në uljen e çmimeve, ngritjen e pagave apo përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe shëndetësisë. Në vend të kësaj, qytetarët përballen me një rritje të kriminalitetit, vrasjeve mes qytetarëve dhe një polici që është e dobët, pa logjistikë dhe mjete për të përmbushur detyrat e përditshme.

Përveç kësaj, investimet në infrastrukturë dhe investimi në funksionalizimin e Zonave Ekonomike janë lënë pas dore. Qeveria nuk po përballet me realitetin e halleve të qytetarëve në qendër të Kosovës, por duket se është përqendruar vetëm në çështje të Veriut të vendit dhe në marrëdhëniet me Serbinë, përmes dialogut. Opozita është turrur pas takimeve në diasporë, duke mos i shtri dorën e prezentimit të vetes këtu në Kosovë. Zgjedhjet janë caktuar për vitin e ardhshëm, por opozita duket sikur ka mbetur në një gjendje letargjie, pa alternativa të qarta dhe me një mungesë të theksuar të zërit dhe zgjidhjeve pragmatike që duhet të ofrojë.

Opozita duhet të kishte qenë më e zëshme përballë këtyre dështimeve. Ajo ka për detyrë të ofrojë një alternativë të qartë për të ardhmen e Kosovës, por deri më tani duket se është e ngatërruar në retorikë të vakët dhe në një mungesë të një vizioni të qartë. Sikur zgjedhjet të ishin përfunduar dje, partitë opozitare ende sillen sikur janë larg fushatës që i pret në shkurtin e 2025-s.

Në këtë kontekst, krahasimi me një “dimër pa vjeshtë” është mëse i përshtatshëm. Ashtu si një dimër i ftohtë dhe i thatë, ku nuk ka pasur përgatitje apo përmirësime gjatë vjeshtës, mungesa e veprimeve konkrete nga qeveria dhe opozita sjell një të ardhme të ngrirë për vendin. Pa shiun dhe temperaturat normale të vjeshtës, nuk ka fryte për t’u korrur. Kështu, qytetarët e Kosovës rrezikojnë të mbeten në një situatë ku asgjë nuk përmirësohet, dhe shumë prej tyre po kërkojnë rrugën më të shpejtë dhe më të lehtë për të braktisur vendin në kërkim të një të ardhmeje më të mirë diku tjetër.

Nëse qeveria nuk merr hapa konkretë për përmirësimin e mirëqenies ekonomike të njerëzve, dhe nëse opozita nuk zgjohet për të ofruar një alternativë të qartë dhe të besueshme për zgjedhjet e ardhshme, atëherë Kosova rrezikon të përjetojë jo vetëm një dimër të vështirë politik, por një periudhë të gjatë stagnimi, pa ndryshime reale.

I shkruar nga ILC/ICL për Storm-rks

‘Nuk kam parë kaq shumë ujë në 20 vitet e fundit’

0

Tre milionë njerëz të bllokuar nga stuhia e madhe që përmbyti vendin: ‘Nuk kam parë kaq shumë ujë në 20 vitet e fundit’

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe afro 3 milionë janë bllokuar nga përmbytjet e mëdha të shkaktuara nga shirat musonike në Bangladesh, sipas një raporti nga Reuters. Një studim i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) paralajmëron se ngrohja globale po rrezikon gjithnjë e më shumë njerëz nga ngjarje të tilla përmbytjesh.

Çfarë po ndodh?

Vulnerabiliteti i Bangladeshit ndaj fatkeqësive natyrore dhe ndryshimeve klimatike pasqyrohet në renditjen e tij si vendi i shtatë më i prekur nga fatkeqësitë ekstreme në botë, sipas UNDP-së. Shirat e rrëmbyeshëm musonikë në fund të muajit gusht shkaktuan përmbytje masive në vend, duke detyruar banorët të evakuohen ndërsa uji shkatërroi shtëpitë dhe infrastrukturën.

“Nuk kam parë kaq shumë ujë në 20 vitet e fundit. Gjithçka në shtëpinë time është shkatërruar pasi uji është ngritur deri në bel,” tha Mohammad Masum, banor i distriktit Feni në Bangladesh, për Reuters.

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) reagoi ndaj dëmeve duke dërguar ndihma humanitare në vend, ku mbi 18 milionë njerëz janë prekur nga kushtet e rënda të motit musonik.

Përmbytjet përfshinë afro 770,000 hektarë tokë, duke shkatërruar mbi 6,400 kilometra rrugë dhe mbi 1,000 ura. Një raport nga Instituti i Bankës Botërore vlerëson se 3.5 milionë njerëz në Bangladesh rrezikojnë përmbytje vjetore nga lumenjtë, një problem që përkeqësohet nga ngrohja globale.


Për më shumë lajme dhe zhvillime të fundit, ndiqni Storm-RKS.com!