Rama për Shqipërinë Turistike: Rritje Rekorde e Vizitorëve të Huaj
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar me krenari se Shqipëria po përjeton një shpërthim të vërtetë në sektorin turistik, me një rritje të madhe të vizitorëve të huaj këtë vit. Sipas të dhënave të publikuara nga vetë Rama, nga janari deri në gusht të këtij viti, Shqipëria ka mirëpritur 8.5 milionë turistë, një numër rekord që tejkalon vitin e kaluar dhe shënon një larmishmëri më të madhe të vendeve të origjinës së tyre.
Foto: Statistikat jane te publikuara ne profilin zyrtare te kryeministrit te Shqiperise, Edi Rama
Turistët nuk vijnë vetëm nga vendet fqinje apo rajonale, por edhe nga shtete të largëta si Meksika, Brazili, Kanadaja, Zelanda e Re, Australia, dhe vende të tjera si Azerbajxhani, Kina dhe Japonia, që po rrisin interesin për Shqipërinë.
Rama thekson se ky trend është një shenjë premtuese për të ardhmen e turizmit shqiptar, duke përmendur objektivin Shqipëria 2030. Për më tepër, ai theksoi se viti turistik nuk është mbyllur ende, pasi turistët vazhdojnë të eksplorojnë destinacionet unike të Shqipërisë, nga veriu në jug, malet, pikat kulturore, luginat e lumenjve dhe Tiranën, që është bërë një stacion i preferuar turistik.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me akuza të forta ndaj Vuçiqit dhe Kurtit për tensionet në Veri: “Politika fashiste e Serbisë po lulëzon falë qeverisë Kurti”
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar fuqishëm lidhur me situatën e tensionuar në veriun e Mitrovicës, pas ultimatumit të fundit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq ndaj Kosovës. Haradinaj, dikur komandant i shquar në luftën kundër Serbisë, nuk kurseu akuzat e tij, duke e cilësuar Vuçiqin përgjegjësin kryesor për destabilizimin e situatës.
Në deklaratën e tij, Haradinaj theksoi: “Për situatën e rënduar në veri të Kosovës, përgjegjësi kryesor është presidenti serb. Ai ka sabotuar çdo nismë për vendosjen e normalitetit dhe integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës. Ka minuar procesin e dialogut për njohje, ka urdhëruar serbët lokal të braktisin jetën institucionale dhe zgjedhjet, ndërsa mbështet grupet kriminale për destabilizimin e Kosovës, i ndikuar edhe nga Rusia.”
Sipas Haradinajt, veprimet e Vuçiqit sot janë vetëm vazhdimësi e luftës së tij kundër Kosovës. “E dhimbshme, por terrenin për këto veprime anti-Kosovë të Serbisë e ka krijuar politika shkurtpamëse e qeverisë Kurti,” shtoi ai. Haradinaj akuzoi Kurtin për dështimin në përballjen me Serbinë, duke theksuar se “politika fashiste e Serbisë ndaj Kosovës, falë qeverisë Kurti, nuk duket më aq e keqe.”
Në fund, Haradinaj e bëri të qartë se e vetmja zgjidhje për marrëdhëniet me Serbinë është “njohja e ndërsjellë në kufijtë ekzistues.”
Së fundmi, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në vizita zyrtare në Poloni dhe Gjermani, ku në këtë të fundit u nderua me çmimin “M100” për përkushtimin e saj ndaj vlerave euroatlantike, lirisë dhe demokracisë. Por, ndërsa Presidentja grumbullon çmime jashtë vendit, çfarë po ndodh me Kosovën?
Në vendin e saj, situata duket ndryshe. Kosova po përballet me një realitet të hidhur: kryeministri Albin Kurti ka mbetur i izoluar në arenën ndërkombëtare. Ndërsa Osmani po pranon vlerësime nga organizata dhe vende që, në njëfarë mënyre, kanë distancuar Kurtin, pyetja e madhe mbetet: **Çfarë çmimi po paguan Kosova?**
Kosova nuk po merr asnjë çmim apo lavdërim ndërkombëtar; përkundrazi, së bashku me Kurtin, po paguan çmimin e izolimit dhe sanksioneve. Faji për këtë nuk bie vetëm mbi kryeministrin, por edhe mbi Presidenten Osmani, pasi ministrja e Jashtme e Kosovës është zgjedhje e saj. Kohët e fundit, zënkat mes tyre kanë filluar të dalin në pah, duke thelluar edhe më tej krizën diplomatike të vendit.
Osmani është gjithashtu përgjegjëse për mungesën e njohjeve të reja për Kosovën si shtet i pavarur. Kanë kaluar më shumë se tre vjet që kur koalicioni Osmani-Kurti erdhi në pushtet, dhe në vend që të zgjerohet njohja ndërkombëtare e Kosovës, vendi po izolohet gjithnjë e më shumë.
Çmimet dhe dekoratat janë të mira për CV-në personale, por a po përfitojnë qytetarët e Kosovës nga kjo? Apo Kosova po paguan çmimin e izolimit?
by:Storm-rks + profilet zyrtare te udheheqesve te institucioneve te Kosoves
“Ushtria e Kim Jong-un gati për t’u përballur me Shtetet e Bashkuara”
Më 10 shtator, lideri i Koresë së Veriut, diktatori i “lazdruar”, Kim Jong-un, shprehu dëshirën e tij për të përmirësuar fuqitë bërthamore të vendit. Përballë “kërcënimeve gjithnjë më të shumta” nga Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut, Kim Jong-un dëshiron të vazhdojë zhvillimin e arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut, ndërsa thekson se Pheniani do të mbetet një fuqi bërthamore “e përgjegjshme”, raporton media franceze Le Figaro.
“Armët tona bërthamore, të cilat përdoren për të na mbrojtur, nuk janë kërcënim për askënd,” siguroi ai. Sipas Kim Jong-un, aftësitë e dislokimit të fuqive bërthamore duhet të përmirësohen. Në përvjetorin e 76-të të themelimit të Republikës Popullore Demokratike të Koresë, ai e përsëriti qëllimin e tij: do të dyfishojë përpjekjet për të siguruar që forcat e armatosura të vendit, përfshirë forcat bërthamore, të jenë “plotësisht të gatshme për luftë”.
Ky njoftim vjen në një kohë kur tensionet midis dy Koreve po përshkallëzohen dita-ditës. Së fundmi, 250 raketahedhës balistikë janë dislokuar pranë kufirit me Jugun.
Dafina Zeqiri, e njohur nga fansat si “Diva e Muzikës” në Kosovë, mbrëmë u kurorëzua në një ceremoni të veçantë në Prishtinë. E rrethuar nga familjarët dhe partneri i saj, ajo mori bekimin nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili personalisht e kurorëzoi çiftin. Pamjet e ceremonisë, të transmetuara në media dhe nga vet ajo, e treguan Dafinën tepër të lumtur për vendimin e saj, por me të drejtë, publiku pyet:”Diva Dafina, a e ke seriozisht?”,kur ia shtojmë se nuk flitet mirë për 13-shin😧, datë kjo e ceremonisë🤔
Ceremonia u organizua në një nga restorantet luksoze të lagjes “Prishtina e Re”,(emri nuk do t’i përmendet, pasi nuk kemi marrë pagesë për reklamë)! Por gjithashtu, e veçanta e ngjarjes ishte edhe prania e kryetarit Rama në këtë lagje, që sipas banorëve, është ndoshta vizita e tij e parë. Qytetarët e “Prishtina e Re” shpesh janë ankuar se problemet e tyre nuk kanë marrë vëmendjen e duhur të kryetarit, ndaj duket se Dafina ka qenë arsyeja e vetme për këtë vizitë të tij në këtë pjesë të qytetit.
Gjithsesi, portali Storm-rks i uron çiftit shumë shëndet dhe lumturi në këtë kapitull të ri të jetës së tyre!
Kosova ka rënë nën 15 gradë Celsius, duke përjetuar një ndryshim të madh të temperaturave, të shoqëruar me shi dhe të ftohtë, veçanërisht gjatë natës. Si zakonisht në këto periudha, qeveria ka hapur thirrjet për subvencionimin e blerjes së pajisjeve “efikase” për ngrohje gjatë dimrit. Një njoftim i tillë është shpërndarë edhe nga kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili vazhdimisht thekson se “si askund tjetër më parë”, Kosova po ecën përpara edhe me këtë projekt.
Nëse dikush që nuk e njeh Kosovën do të lexonte këto njoftime, mund të mendonte se Kosova është një shtet i sapolindur, ku çdo hap është një arritje e madhe dhe sikur ne sapo po fillojmë të ndërtojmë një shoqëri të mirëorganizuar.
Por për t’u kthyer te thelbi i çështjes, si për rënien e temperaturave, ashtu edhe për subvencionimin e qeverisë për pajisjet ngrohëse, pyetja që shtrohet është: **Si do të furnizohen këto pajisje me energji elektrike?** Në Kosovë, jemi të njohur për çmimin e lartë të energjisë elektrike, e cila shpesh mungon për periudha të gjata. Mbrëmë ka pasur ndërprerje të shpeshta të energjisë në disa rajone të vendit, përfshirë edhe disa lagje e fshatra të Prishtinës.
Kujtojmë se një nga vendimet e para të qeverisë Kurti ishte ndërprerja e projektit të termocentralit “Kosova e Re”, i cili do të plotësonte nevojat për energji elektrike, si për konsum ashtu edhe për zhvillimin ekonomik. Ky termocentral do t’i mundësonte Kosovës të prodhonte mjaftueshëm energji për të shitur edhe në tregjet ndërkombëtare, duke sjellë përfitime për buxhetin dhe për ekonominë e vendit.
Sot, kur temperaturat po bëhen gjithnjë e më të ftohta, qeveria po subvencionon disa pajisje për ngrohje, por nuk ka siguruar burimin e nevojshëm për t’i vënë ato në punë – energjinë elektrike. Edhe kur energjia është e sigurt, çmimi i saj është shumë i lartë për xhepat e qytetarëve, duke kaluar përtej mundësive të shumicës.
Zëvendëspresidentja Kamala Harris shprehu optimizmin e saj për Pensilvaninë gjatë një ndalese të paparalajmëruar në një kafene dhe librari në Johnstown, ku foli me gazetarët dhe mbështetësit. “Ndjehem shumë mirë në Pensilvani, sepse ka shumë njerëz në këtë shtet që meritojnë të takohem me ta dhe të dëgjohen,” tha Harris.
Ajo theksoi rëndësinë e qëndrimit pranë komuniteteve dhe takimit me qytetarët, duke thënë se synon të udhëtojë më shumë në këtë shtet për të fituar çdo votë. “Do të kalojmë shumë më shumë kohë në Pensilvani,” shtoi Harris, duke nënkuptuar intensifikimin e fushatës në këtë shtet kyç.
Vizita e Harris erdhi në një moment të rëndësishëm, ndërsa ajo dhe ish-presidenti Donald Trump mbeten të barazuar në garën në Pensilvani, një shtet që u fitua nga Biden në zgjedhjet e 2020 me një diferencë të vogël prej 1%.
Harris mori pjesë në aktivitetin së bashku me senatorin demokrat të Pensilvanisë, John Fetterman, dhe bashkëshorten e tij, Giselle. Gjatë takimit, ajo ndau histori personale dhe lavdëroi punën e stafit të biznesit të vogël, duke vënë theksin te rëndësia e ndërtimit të komuniteteve përmes bizneseve lokale.
Jashtë librarisë, reagimet ndaj vizitës së Harris ishin të përziera, me përkrahës dhe kundërshtarë që mbanin pankarta për të dhe Trump. Ndërsa disa njerëz brohorisnin “USA!” dhe “Ne nuk kthehemi pas,” të tjerë mbanin shenja kundër Trump-it, duke e bërë të qartë polarizimin e situatës.
Vizita në Johnstown u parapri nga një turmë e madhe në aeroport, ku Harris u prit nga kryetari i bashkisë së qytetit dhe Fettermans. Një tjetër ndalesë e rëndësishme e fushatës së saj do të jetë një tubim në Wilkes-Barre, ndërsa Harris intensifikon përpjekjet për të fituar mbështetje në këtë shtet vendimtar.
Ekipi i fushatës së Harris është gjithashtu në pritje të një debati tjetër me Trump, duke besuar se përballja mund të sjellë përfitime pavarësisht rezultatit. Sipas burimeve pranë ekipit, Harris mund të preferojë të mos zhvillohet debati, në mënyrë që të fokusohet në fushatën në terren.
Ndërsa fushata intensifikohet, Harris pritet të japë më shumë intervista, kryesisht me media lokale dhe figura me ndikim. Një nga këto intervista u realizua me stacionin ABC në Filadelfia, ku Harris foli për mënyrën se si do të tërheqë votuesit e pavendosur.
Reagimi i kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, për shkarkimin e aksionarëve nga koalicioni i papritur PDK-VV: “Veprime destruktive kundër projekteve zhvillimore të Kryeqytetit”
Përparim Rama, kryetari i Prishtinës, ka reaguar fuqishëm ndaj lajmit ekskluziv të publikuar nga Storm-rks.com mbi bashkëpunimin e papritur mes PDK-së dhe VV-së për shkarkimin e aksionarëve të ndërmarrjeve publike “Trafiku Urban” dhe “Stacioni i Autobusëve”. Rama e cilësoi këtë veprim si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj projekteve të rëndësishme zhvillimore të Kryeqytetit.
Në një reagim publik, kryetari Rama tha se: “PDK dhe VV kanë ndërmarrë veprime që dëmtojnë qytetarët dhe të ardhmen e Kryeqytetit”, duke theksuar shkarkimin e aksionarëve të Stacionit të Autobusëve, si dhe ndryshimet në Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave.
“Sot, të gjithë qytetarët e Kryeqytetit dhe të Republikës së Kosovës ishin dëshmitarë të veprimeve destruktive të Vetëvendosjes dhe PDK-së në Prishtinë. Të bashkuar dhe në koordinim të plotë, ata votuan dy vendime që kanë pasoja të mëdha për Kryeqytetin dhe të gjithë qytetarët,” deklaroi Perparim Rama.
Foto: ilustrim
Dy vendimet kryesore që sipas Ramës dëmtojnë Prishtinën:
1. Shkarkimi i aksionarëve të Stacionit të Autobusëve – Rama theksoi se me këtë vendim ndalen projektet zhvillimore të rëndësishme në zonën përreth Stacionit, përfshirë “ndërtimin e Unazës Qendrore të Kryeqytetit dhe Fshatit Olimpik, pa asnjë kosto për buxhetin e Kryeqytetit. Ky shkarkim, sipas tij, ndalon investimet nga diaspora dhe pengon përparimin e Prishtinës.
2. Ndryshimi i Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave – Rama paralajmëroi qytetarët se ky veprim do të sjellë një rikthim të problemit të mbeturinave në gjendjen e rëndë që ka qenë para vitit 2023. Ai tha se situata ishte përmirësuar me kontraktimin e një operatori privat dhe menaxhimin më të mirë të kompanisë “Pastrimi”, por tani VV dhe PDK po përpiqen të rikthejnë kushtet e vështira që qytetarët kishin përjetuar më parë.
Rama përfundoi duke thënë se këto veprime janë një “pengesë për përparimin e Kryeqytetit”, dhe u bëri thirrje qytetarëve të Prishtinës të mos bien pre e interesave të ngushta politike që, sipas tij, po dëmtojnë të ardhmen e qytetit.
“Putin i përndjekur nga fantazmat e Çausheskut, Sadamit dhe Bin Ladenit”: Aktorja Macha Méril parashikon fundin e afërt të liderit rus
Në një debat të ashpër në televizionin francez LCI, aktorja franko-ruse, Macha Méril, e cila ruan kontakte të shumta në Rusi, shfaqi optimizmin e saj për një ndryshim të afërt në konfliktin mes Ukrainës dhe Rusisë.
Foto: Aktorja franko-ruse, Macha Méril
Sipas saj, Vladimir Putin po përballet me frikën e një fundi të tmerrshëm, të ngjashëm me atë të Çausheskut, Sadam Huseinit dhe Bin Ladenit. “Putin do të përfundojë keq, ndoshta shumë shpejt. Këto imazhe e përndjekin dhe fundi mund të vijë brenda natës,” tha Méril, duke shtuar se opozitari Vladimir Kara Murza po mbjell shpresë për një ndryshim regjimi në Rusi.
Ndërkohë, Gjenerali francez Nicolas Richoux ofroi një perspektivë më të kujdesshme: “Qëllimi kryesor i Perëndimit nuk është ndryshimi i regjimit në Rusi, por ndalimi i Putinit në Ukrainë. Megjithatë, ekziston frika e përçarjes së Rusisë, dhe kjo nuk duhet nënvlerësuar.”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një reagimi në rrjete sociale, ka shpërthyer kundër Vuçiqit, duke thënë se: Ultimatumet e reja të Serbisë, janë të orkestruara nga Moska, dhe bëhën mbi themelet e varrezave masive që serbia i ka shkaktuar kundë popullit të Kosovës.
Pashtu, Kryeministri Kurti, ka akuzuar Serbinë për bashkëpunim me Rusinë në përgatitjen e ultimatumesh të reja kundër Kosovës. Kurti kujtoi gjenocidin e kryer 25 vite më parë, duke përmendur 186 masakra dhe qindra varreza masive, duke nënvizuar se, në vend që të reflektojë mbi krimet, Serbia zgjedh kërcënimet. “Serbia flenë mbi varrezat masive, ndërsa kërcënon sërish,” deklaroi Kurti me tone të rënda.
Më poshtë keni reagimin e plotë të pa redaktuar të Kryeminstrit:
“Vuçiq në koordinim me Rusinë, mbi varrezat masive, po përgatit kërcënime dhe ultimatume të reja ndaj Kosovës.
25 vjet pas gjenocidit në Kosovë, me 186 masakra, rreth 500 varreza masive në Kosovë, 5 varreza masive në Serbi, ku mbetën të vrarë mbi 13 mijë njerëz (1392 fëmijë; 1739 gra; 1882 të moshuar), rreth 20 mijë gra e vajza të dhunuara dhe keqtrajtuara, dhjetëra mijëra qytetarë të persekutuar, mbi 860 mijë të dëbuar nga Kosova dhe qindra mijëra të tjerë që nga malet shihnin qysh po ju plaçkiten e digjen shtëpitë (gjithsej 119,855 sosh), dhe ende 1595 persona të zhdukur me dhunë, qindra familje që jetojnë me ankth e dhembje, ndërsa i mbanë të fshehura informacionet për vendndodhjen e të paktën 11 varrezave masive brenda territorit të saj, Serbia e drejtuar nga ministri i Millosheviqit, në bashkëpunim me Rusinë, po përgatitin kërcënime dhe ultimatume të reja në drejtim të Kosovës.
Serbia flenë mbi varreza masive nga gjenocidi i kryer në Kosovë. 950 civilë të paarmatosur u masakruan, ua rrëmbyen kufomat dhe i futën në varreza masive në Serbi, përfshirë këtu kamionë frigoriferë që dolën nga fundi i liqeneve atje. Dëshmitë e gjenocidit janë të freskëta gjithandej në Kosovë e Serbi, por kjo nuk po e pengon Presidentin e Serbisë për të kërcënuar sërish.
Në vend që Serbia:
▪️të pendohet për krimet, të kërkojë falje për to dhe të mos i mohojë ato;
▪️t’i hapë arkivat e luftës të policisë dhe ushtrisë jugosllave, sidomos të brigadës së motorizuar 37;
▪️të paguajë dëmshpërblimet;
▪️të bashkëpunojë për të vendosur drejtësi për viktimat e gjenocidit;
▪️të angazhohet për pajtim e paqe duke reflektuar mbi përgjegjësinë që ka;
ajo ka zgjedhur anën e kundërt, duke përsëritur kërcënimet dhe ultimatumet, ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj, në bashkëpunim dhe koordinim të afërt me Rusinë. Krimet makabre që Serbia para 25 vjetëve i kreu në Kosovë, sot po përsëriten nga Rusia në Ukrainë dhe po synohen që të kthehen prapë në rajonin e Ballkanit.
Qasja e pushtetit në Serbi ndaj Kosovës është tejet dëshpëruese. Fillimisht u normalizua pandëshkueshmëria dhe fushatat propaganduese. E tash po synohen të normalizohen sulmet paramilitare dhe terroriste (Banjska, 24 shtator 2023), kërcënimet dhe ultimatumet, të cilat arsyetohen me lajme të rrejshme dhe fushata dezinformuese, para syve të botës demokratike.
Sot, Kosova është më e fortë se kurrë më parë, nuk trembet nga kërcënimet. Ne mbrojmë të gjithë qytetarët tanë dhe liritë e të drejtat e tyre, integritetin territorial dhe sovranitetin shtetëror të vendit tonë, progresin demokratik e socio-ekonomik të popullit dhe institucioneve tona. Mirëpo, kjo që po ndodhë aktualisht, tregon se sa larg është Serbia nga vlerat demokratike dhe njerëzore dhe sa e mishëruar mbetet me gjenocidin e kryer në vitet e ‘90-ta.