spot_img
E enjte, 16 Prill, 2026
22:50
HomeEkonomiPLANI I RRITJES / Kurti: Nisin 61.8 milionë euro nga BE për...

PLANI I RRITJES / Kurti: Nisin 61.8 milionë euro nga BE për Kosovën, 29 milionë kredi direkt në buxhet

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se pas ratifikimit të marrëveshjeve për Planin e Rritjes ndërmjet Kosovës dhe Komisionit Evropian, ka nisur transferimi i mjeteve financiare në vlerë prej 61.8 milionë euro si parafinancim.

Sipas tij, rreth 29 milionë euro janë transferuar në formë kredie direkt në buxhetin e shtetit, ndërsa pjesa tjetër prej rreth 33 milionë euro do të kanalizohet përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF), duke përfshirë 17.73 milionë euro grante dhe 15.31 milionë euro kredi.

- Advertisement -

Kurti theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar në zbatimin e Agjendës së Reformave dhe në shfrytëzimin e mundësive që ofron Plani i Rritjes.

“Pas ratifikimit të marrëveshjeve për Planin e Rritjes mes Kosovës dhe Komisionit Evropian, sot filloi transferimi i mjeteve financiare në vlerë prej 61.8 milionë euro si parafinancim në kuadër të këtij plani. Nga kjo vlerë, afër 29 milionë euro janë transferuar si kredi direkt në buxhetin e shtetit, ndërkaq 33 milionë euro të tjera, prej tyre 17.73 milionë në formë grantesh dhe 15.31 milionë si kredi, do të kalojnë përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF). Kosova është e fokusuar në zbatimin e Agjendës së Reformave dhe për shfrytëzimin e plotë të mundësive që ofron Plani i Rritjes. Qeveria po ndërmerr të gjitha hapat për t’i përmbushur në kohë, por kujtojmë që kjo është agjendë e përbashkët që përfshin të gjitha shtyllat e shtetit: ekzekutivin, gjyqësorin dhe kuvendin. Falënderojmë Bashkimin Evropian për këtë hap, ndërkohë që angazhohemi në zbatimin e hapave të radhës”, ka thënë ai.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat