spot_img
E mërkurë, 22 Prill, 2026
17:17
Home Blog Page 982

“Nëna ime shiti florinjtë që unë të bëhesha këngëtare”

0

Këngëtarja e njohur Filloreta Raçi – Fifi, ka hapur zemrën në një intervistë emocionale me moderatoren Alketa Vejsiu, duke ndarë për publikun rrëfime të ndjera nga rrugëtimi i saj artistik, sfidat personale dhe sakrificat që qëndrojnë pas suksesit të sotëm.

Me një ndjeshmëri që e karakterizon, Fifi ka treguar se hapat e parë në muzikë i ka hedhur falë një gjesti të paharrueshëm të nënës së saj, e cila nuk kurseu as florinjtë e vet për të mbështetur vajzën në ndjekjen e ëndrrës.

“E mbaj mend sikur sot kur kam nisur të bëj muzikë, kur nëna ime mori florinjtë e saj dhe i shiti për të m’i dhënë mua, që të bëhesha unë”, kujton Fifi me emocion.

Por rruga drejt suksesit nuk ka qenë aspak e lehtë. Ajo ka ndarë me publikun një ndjenjë të fortë ankthi që e ka shoqëruar gjatë krijimit muzikor – një frikë e përhershme se do ta humbte frymëzimin në momentin më të papritur.

“Kisha një frikë çka nëse harroj çfarë jam duke shkruar, atë vijën melodike që e kam bërë në kokë… çka nëse e harroj?”.

Në rrëfimin e saj, Fifi nuk i kurseu as reflektimet për marrëdhëniet personale dhe ndikimin që kanë patur në gjendjen e saj emocionale. Ajo foli për momentet kur ndjen keqardhje apo faj, por edhe për vetëdijesimin se çdo njeri duhet të ngrihet vetë nga rrëzimet.

“Askush nuk duhet me ardh me ta dhënë dorën, duhet të ngrihesh vetë. Fajtori i parë që ti e fajëson është partneri që ke në krah, sepse ti je verbuar prej asaj smirës që të kanë ushqyer të tjerët”.

Katër të vrarë në Kiev në një sulm të ri ajror rus

0

Të paktën katër persona janë vrarë në një sulm rus me raketa dhe dronë gjatë natës në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, tha ministri i Brendshëm.

Në një postim në rrjetet sociale, Ihor Klymenko deklaroi se u goditën zona banimi, spitale dhe infrastruktura sportive.

“Një pjesë e tërë e një ndërtese shumëkatëshe banimi u shkatërrua” në lagjen Shevchenkivskyi më të goditur, thotë ai, duke shtuar se disa njerëz janë të bllokuar nën rrënoja.

Në rajonin e Kievit, një grua u vra dhe dy persona të tjerë u plagosën në sulmin ajror rus, tha kreu rajonal Mykola Kalashnyk.

Ushtria ruse nuk ka komentuar për këtë çështje.

Shërbimi i emergjencave të Ukrainës DSNS thotë se 13 persona – përfshirë dy fëmijë dhe një grua shtatzënë – u plagosën në Kiev.

Një numër zjarresh raportohen në të gjithë kryeqytetin.

Një hyrje në një nga stacionet nëntokësore të metrosë së qytetit u dëmtua në sulmin rus, thonë zyrtarët lokalë.

Shumë banorë të Kievit e kaluan natën duke u strehuar në stacione të tilla.

Në javët e fundit, Rusia ka kryer sulme masive ajrore në Kiev dhe qytete të tjera të Ukrainës.

 

SHBA përfshihet nga protestat kundër luftës, derisa Irani premton të marr hak

0

Irani e paralajmëroi presidentin Donald Trump se do të aktivizonte sulme me qeliza të fjetura brenda SHBA-së nëse sulmohej, në një mesazh të dërguar një ditë para sulmeve amerikane, thonë burimet.

Paralajmërimi thuhet se i arriti Trumpit nëpërmjet një ndërmjetësi në samitin e G7-ës në Kanada javën e kaluar, të cilin Trump e la më herët, thanë dy zyrtarë amerikanë dhe një person me njohuri për kërcënimin.

Administrata e tij, si dhe agjencitë e zbatimit të ligjit në qytetet kryesore, janë në gatishmëri të lartë për çdo hakmarrje të mundshme brenda Shteteve të Bashkuara.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare paralajmëroi dje se “konflikti i Iranit po shkakton një mjedis kërcënimi të shtuar në Shtetet e Bashkuara”.

Mund të ketë një mundësi më të madhe për sulme terroriste në SHBA “nëse udhëheqja iraniane lëshon një vendim fetar që bën thirrje për dhunë hakmarrëse kundër objektivave në atdhe”, një nga format mund të jetë, nisja e sulmeve kibernetike në rrjetet amerikane dhe të synojë zyrtarët e qeverisë amerikane.

Një burim i lartë iranian i tha sot agjencisë së lajmeve Reuters se pjesa më e madhe e uraniumit të pasuruar në centralin bërthamor Fordoë ishte zhvendosur përpara se SHBA-të ta sulmonin atë dje.

Uraniumi duhet të pasurohet deri në 90% që të përdoret në një armë bërthamore. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) thotë se Irani ka rreth 400 kg uranium të pasuruar 60%.

I pyetur për vendndodhjen e uraniumit, Netanyahu tha: “Ne e kemi ndjekur këtë nga afër. Mund t’ju them se është një komponent i rëndësishëm i një programi bërthamor.”

“Nuk është komponenti i vetëm. Nuk është një komponent i mjaftueshëm. Por është një komponent i rëndësishëm dhe ne kemi informacione interesante për këtë, të cilat do të më falni nëse nuk i ndaj me ju”.

Në kundërshtim të përfshirjes amerikane në konfliktin mes Iranit dhe Izraelit, në SHBA ka pasur protesta këtë fundjavë.

Grupe njerëzish u mblodhën në Nju Jork dhe Los Angeles për të shprehur pakënaqësinë ndaj administratës Trump për përfshirjen e SHBA-së në konfliktin e Izraelit me Iranin.

Gjatë fushatës së tij zgjedhore, Trump u premtoi votuesve se do të ishte një “paqebërës dhe unifikues” në Lindjen e Mesme.

Moti për ditën e sotme

0

Mot me diell dhe vranësira të pakta, pritet të mbizotëroj gjatë kësaj të hëne në vendin tonë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius.

Sipas IHMK-së do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5m/s.

Sot, episodi i 36-të i serisë së Kuvendit të Kosovës

0

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet edhe këtë të hënë në një përpjekje të dështuar, meqenëse nuk janë votat e mjaftueshme për të zgjedhur kryetarin e ri të legjislaturës së nëntë.

Tridhjetepesë vazhdime të deritanishme përfunduan me dështime për shkak të mungesës së votave të Lëvizjes Vetëvendosje, Guxo e Alternativa për Albulena Haxhiun kryetare e re e Kuvendit.

Deputetët e zgjedhur do të mblidhen sot për herë të tridhjetegjashtë në vazhdimin e seancës për konstituimin e Kuvendit të ri duke filluar nga ora njëmbëdhjetë.

Gjykata Kushtetuese ende nuk ka kthyer përgjigjen mbi mënyrën e fshehtë të votimit të kërkuar për interpretim nga grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Zyrtare: Amsal Krasniqi zgjodhi besnikërinë, edhe një sezon me Vushtrrin!

0

Zyrtare: Amsal Krasniqi rinovon me Vushtrrin — mbetet edhe një sezon në klub!

Pavarësisht shumë zërave për largimin e tij, talenti i ri i futbollit, Amsal Krasniqi, do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës së Vushtrrisë edhe për sezonin e ardhshëm.

19-vjeçari ka vendosur të mbetet besnik ndaj klubit ku ka shpërthyer si një nga lojtarët më premtues të kampionatit. Me këtë vendim, Krasniqi i jep qetësi dhe stabilitet ekipit, në një kohë kur spekulimet për të ardhmen e tij kishin marrë hov.

Konfirmimi zyrtar është bërë nga vetë klubi: “Amsal Krasniqi edhe një sezon me Vushtrrin!”

Qindra protestues kundë rritjes së shpenzimeve në armatim

0

Qindra njerëz u mblodhën të dielën për të protestuar kundër iniciativës së NATO-s për rritjen e shpenzimeve ushtarake dhe rrezikut të luftës me Iranin.

Protesta vjen dy ditë para një samiti të aleancës në Hagë, ku udhëheqësit pritet të diskutojnë rritjen e buxheteve të mbrojtjes.

“Le të investojmë në paqe dhe energji të qëndrueshme”, tha politikani belg Joe d’Haese duke iu drejtuar një turme në një park pranë vendit të samitit.

Edhe pse protesta u përqendrua te NATO-ja dhe lufta në Gaza, shumë iranianë u bashkuan në përgjigje të sulmeve të së dielës të kryera nga Shtetet e Bashkuara në tre centrale kryesore bërthamore iraniane.

Demonstruesit u panë duke mbajtur pankarta ku shkruhej “Jo luftë me Iranin” dhe “Duart larg Iranit”.

“Ne jemi kundër luftës. Njerëzit duan të jetojnë një jetë paqësore”, tha 74-vjeçari Hossein Hamadani, një iranian që jeton në Holandë. “Gjërat nuk janë mirë. Atëherë pse shpenzojmë para për luftë?” shtoi ai.

Arno van der Veen, zëdhënës i Koalicionit Kundër Samitit për Paqe dhe Drejtësi, i cili organizoi protestën, tha se roli i NATO-s është bërë problematik tani që SHBA-të vendosën t’i bashkohen Izraelit në luftën në Iran.

“Nëse ka një hakmarrje nga Irani tani, e cila do të ishte e drejtë dhe legjitime sipas ligjit ndërkombëtar, atëherë ne, si Holandë, do të ishim gjithashtu në luftë me Iranin”, tha ai për Euronews.

“Hapi tjetër është një luftë bërthamore. Dhe kjo është ajo për të cilën jemi jashtëzakonisht të shqetësuar, dhe pse mund të shohim se në momentin që blini më shumë armë, rriten shanset që edhe ju t’i përdorni ato. Dhe kjo është kërcënuese për jetën”, paralajmëroi ai.

Aktivistët anti-NATO shpesh kritikohen për qëndrimin gjoja pro-rus.

Megjithatë, Van der Veen theksoi se organizata e tij qëndron kundër imperializmit rus, ndërkohë që kundërshton edhe imperializmin amerikan.

“Të dy po përpiqen tani të ndajnë burimet natyrore në tokën e Ukrainës”, tha ai. “Popullsia e Ukrainës është viktimë e kësaj lufte, dhe gjithashtu popullsia e Rusisë, sepse të gjithë janë dërguar në ushtri”.

Holanda po pret samitin vjetor të NATO-s, që fillon të martën, me udhëheqësit botërorë që takohen të mërkurën.

Udhëheqësit planifikojnë të bien dakord për shpenzime më të larta për mbrojtjen, siç u nxit nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump.

Bisedimet pothuajse përfunduan javën e kaluar, derisa kryeministri i Spanjës Pedro Sánchez i tha Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, se t’i kërkoje Spanjës të shpenzonte 5% të PBB-së së saj për mbrojtje ishte “e paarsyeshme dhe kundërproduktive”.

Që kur Rusia pushtoi Ukrainën më shumë se tri vjet më parë, vendet e NATO-s kanë rritur shpenzimet e mbrojtjes. Por gati një e treta ende nuk e përmbushin objektivin aktual prej 2%.

Samiti është nën masa të rrepta sigurie, me operacionin më të madh të sigurisë të ndërmarrë ndonjëherë në Holandë, të quajtur “Mburoja Portokalli”.

Ai përfshin mijëra oficerë policie dhe ushtarakë, dronë, zona ndalim-fluturimi dhe ekipe të sigurisë kibernetike.

Merret vendimi ndaj dy eprorëve të Policisë së Kosovës

0

Prekë Tunës, shef i Sektorit të Operativës në Stacionin Policor në Pejë, dhe Nexhat Gutiqit, shef i Sektorit Rajonal për Operativ në Pejë, iu është caktuar masa e “Ndalimit të afrimit të personit apo vendit të caktuar”. Të njëjtit pezullohen nga puna.

“Kërkesa e Prokurorisë ka qenë që me ju ndalu me iu afru personit apo vendit të punës edhe kjo masë është aprovu prej Gjykatës, saktësisht gjyqtarit të procedurës paraprake. Gjithashtu, është edhe masa e pezullimit nga puna- edhe për këtë është aprovu kërkesa”, konfirmoi për “Betimi për Drejtësi“, Shkodran Niçki- zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë.

Tuna dhe Gutiq u ndaluan të shtunën e 21 qershorit për 48 orë me aktvendim të Prokurorisë Themelore në Pejë. Ndalimi i tyre është bërë pas nisjes së hulumtimit të rastit nga “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, ndalimi i dy eprorëve të Policisë në Pejë ishte konfirmuar nga prokurorja Valbona Disha – Haxhosaj.

“Prokuroria Themelore në Pejë është e përkushtuar të zbardhë të gjitha rrethanat e këtij rasti dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të siguruar drejtësi. Nuk do të tolerojmë asnjë shkelje të ligjit, pavarësisht nga pozita apo funksioni i të dyshuarve”, ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, prokurorja Valbona Disha Haxhosaj.

Prokuroria kishte konfirmuar se ka ndërmarrë veprime pasi ka marrë informacionin nga “Betimi për Drejtësi”.

“Emailin e parë e kemi pranuar përmes një emaili nga ‘Betimi për Drejtësi’, me ç’rast i gjithë ky rast ka rezultuar si pasojë e kësaj informate dhe deri më tani dy persona janë të arrestuar”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Të dy eprorët dyshohen për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”. Ndërkaq, ndaj biznesmenit Sali Devolli është iniciuar rast për “Pengim të personit zyrtar”.

Emisioni hulumtues i “Betimit për Drejtësi”- “Policia e Pejës “hesht” rastin e biznesmenit Devolli“, i cili nxiti reagimin e institucioneve, është transmetuar të shtunën më 21 qershor. Ky hulumtim ka zbardhur të gjitha detajet e rastit që çuan në arrestimin e dy eprorëve dhe hedh dritë mbi mosveprimet e zyrtarëve të Policisë në Pejë.

Hulumtimi ngrit dyshime serioze për ndërhyrje të mundshme në procedurë të një rasti dhe shmangie nga detyrat zyrtare nga eprorët dhe zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Pejë.

Gjetjet e hulumtimit të “Betimit për Drejtësi” tregojnë se personi i përfshirë në rast ka raport shoqëror me eprorët policorë.

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), të premten, afër dy javë pas interesimit të Betimit për Drejtësi në këtë institucion, ka rekomanduar suspendimin e Prekë Tunës, shef i Sektorit të Operativës në Stacionin Policor në Pejë, dhe Nexhat Gutiqit, shef i Sektorit Rajonal për Operativ në Pejë.

“Pritet që, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Pejë, të ndërmerren edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, thuhej në komunikatën e IPK-së.

Prokuroria Themelore në Pejë dhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), kanë lëshuar një komunikatë të përbashkët për medie të shtunën, duke bërë të ditur se dy zyrtarët policorë janë arrestuar dhe ndaluar për 48 orë, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas komunikatës, hetuesit e IPK-së kanë vepruar në koordinim të plotë dhe me autorizim të Prokurorisë së Pejës, duke ndërmarrë veprime hetimore intensive, përfshirë intervistimin e të dyshuarve dhe personave të përfshirë në rast.

Rasti, i cili ka ndodhur më 28 maj, është hulumtuar zyrtarisht nga “Betimi për Drejtësi” që nga 3 qershori, ndërsa IPK është njoftuar më 9 qershor, ku pastaj, sipas detyrës zyrtare, ky institucion ka filluar procesin e grumbullimit të informacioneve dhe ka kërkuar nga Policia e Kosovës një kopje të dosjes së rastit.

Ketamina mund të trajtojë depresionin

0

Një studim i ri sugjeron se një dozë e vetme e ketaminës mund të ndryshojë në mënyrë delikate mënyrën se si komunikojnë rajone të ndryshme të trurit.

Hulumtimi, i prezantuar më 19 qershor në konferencën Psychedelic Science 2025, është një nga të parët që hulumton ndikimin e ketaminës në neuroplasticitet – aftësinë për t’u përshtatur me përvojat duke formuar lidhje dhe shtigje të reja – në trurin e njerëzve të gjallë.

Në vitet e fundit, provat klinike kanë demonstruar efektivitetin e ketaminës në trajtimin e depresionit brenda pak orësh nga një dozë e vetme.

Studimet në kafshë sugjerojnë se ketamina pothuajse menjëherë nxit rritjen e shtyllave të reja dendritike – zgjatime të vogla që formojnë sinapse, lidhjet midis qelizave të trurit. Por ka qenë e vështirë të përcaktohet se si funksionon ketamina tek njerëzit e gjallë.

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, studiuesit skanuan trurin e 11 burrave duke përdorur teknika të shumëfishta dhe më pas administruan një dozë intravenoze të ketaminës.

Një grup njerëzish u skanua përsëri 24 orë pas marrjes së dozës së vetme të ilaçit, dhe grupi tjetër u skanua përsëri shtatë ditë më vonë.

Normalisht, truri përpunon informacionin shqisor nëpërmjet rrjeteve të nivelit më të ulët dhe më pas e ushqen atë “në zinxhirin lart” rrjeteve të nivelit më të lartë që orkestrojnë procese më të mëdha të trurit.

Rrjetet e nivelit më të lartë gjithashtu dërgojnë reagime në rrjetet e rendit më të ulët, por komunikimi midis rrjeteve të nivelit të lartë dhe të ulët është më i vogël se ai brenda rrjeteve specifike.

Në studimin e ri, shkencëtarët përdorën imazherinë me rezonancë magnetike funksionale (fMRI), e cila mat rrjedhjen e gjakut në rajone të ndryshme të trurit, për të zbuluar se si ndryshoi aktiviteti i trurit pas trajtimit.

Kur nivelet e aktivitetit të fMRI shfaqen të sinkronizuara , kjo mund të nënkuptojë se zonat e dallueshme po “komunikojnë” me njëra-tjetrën.

Në mënyrë tipike, rajonet që janë pjesë e një rrjeti aktivizohen vazhdimisht së bashku kur truri po kryen detyra specifike ose është në një gjendje të caktuar mendore.

U përfol për mijëra euro, digjet banesa e ish-banores së Big Brother

0

Apartamenti luksor i blogeres dhe ish- banores së Big Brother Vip Albania, Franceska Murati, është përfshirë ditën e sotme nga flakët.

Siç shihet edhe në foto, flakët duket se kanë ‘pushtuar’ shtëpinë e blogeres.

Kjo është shtëpia e parë që ish-banores së Big Brother Vip Albania ka blerë në Tiranë.

Megjithatë ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka dëme të mëdha materiale.