spot_img
E mërkurë, 6 Maj, 2026
21:28
Home Blog Page 993

Limaj e konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Kurti

0

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosjes (LVV), Albin Kurti, i ka ftuar në takim të përbashkët liderët e partive politike pas aktgjykimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese.

Pak para seancës së radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, në lidhje me takimin e thirrur ka folur kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Ai para gazetarëve e konfirmoi pjesëmarrjen e tij në këtë takim.

“Sigurisht që po, është në vazhdën e vizionit tim”, u shpreh tutje Limaj.

Organizatat e shoqërisë civile sërish protestojnë para Kuvendit

0

Organizatat e shoqërisë civile kanë dalë sërish para Kuvendit për të protestuar kundër bllokadës në Kuvend.

Protesta e tyre vjen pasi Gjykata Kushtetuese doli me një aktgjykim ku vendosi se deputetët janë të detyruar ta përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditëve, më së largu deri më 26 korrik.

Kjo është protesta e dytë me radhë e tyre pak para nisjes së seancës konstituive.

Haradinaj: Kemi kërkuar konsultë me Deharin për ta kthyer votimin e hapur

0

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kanë kërkuar një konsultë me kryesuesin e seancës, Avni Dehari, për të kaluar në votim të hapur.

“Kemi rënë dakord me nënkryetaren Kadrijaj që të kërkojmë një konsultë me kryesuesin e Kuvendit siç e dini kryetari i Vetëvendosjes ka kërkuar një konsultë për nesër, por ne nuk guxojmë me u sjellë me të vjetrën në këtë seancë sepse do ta vazhdonim praktikën thuajse se s’ka ndodhur kurrgjë e ne do t’i kërkojmë një konsultë Deharit në mënyrë që ta diskutojmë mundësinë e kthimit të votës së hapur dhe njëkohësisht dakordimit për kandidat”, tha ai.

Ndërkaq, për ftesën e kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, për nesër, Haradinaj tha se është dashur të jetë për sot.

“Para se të fillojë ai skenar i ditur duhet të ndodhë konsulta përpara për të mos hyrë në ciklin e gabuar. Është ide e mirë ftesa për nesër për ne duhet ta gjejmë një zgjidhje tani. Ftesa e Kurtit është dashur të jetë për sot”, tha Haradinaj.

Gjykata ia refuzon Netanyahut kërkesën për dy javë pauzë në gjykimin për ryshfet

0

Gjykata e Qarkut në Jerusalem, e ka refuzuar kërkesën e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, për pauzë dyjavore në gjykimin për ryshfet, pasi Zyra e Prokurorit Shtetëror gjithashtu kishte dalë kundër kësaj kërkese.

Në një deklaratë, gjykatësja Rivka Friedman-Feldman, tha se kërkesa e dorëzuar nga avokati i Netanyahut, Amit Hadad, “nuk paraqet një bazë ose arsye të hollësishme që mund ta justifikojë anulimin e seancave dëgjimore të dëshmive”.

Zyra e Prokurorit Shtetëror në Izrael e ka kundërshtuar kërkesën e kryeministrit Benjamin Netanyahu për një pauzë dyjavore në gjykimin e tij, duke i përmendur si arsye ritmin e ngadalshëm të dhënies së dëshmisë dhe pushimin veror që është në prag.

Avokati i Netanyahut, Amit Hadaad, kishte thënë se kryeministri kishte kërkuar dy javë pauzë për t’ua kushtuar kohën e tij “çështjeve diplomatike, kombëtare dhe të sigurisë që janë të rendit të parë”, pas luftës së zhvilluar rishtazi me Iranin, e cila mori fund të martën, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Sipas Hadadit, në këto çështje përfshihet “menaxhimi i luftës në Gaza dhe trajtimi i çështjes së pengjeve”, duke iu referuar personave që ende po mbahen nga Hamasi në Rripin e Gazës. Në enklavën palestineze ndodhen akoma 50 pengje dhe më pak se gjysma besohet se janë gjallë.

Në reagimin e saj, Zyra e Prokurorit Shtetëror tha se “arsyet e përgjithshme të detajuara në kërkesë nuk mund të anulojnë dy javë seanca, sidomos në prag të pushimit”.

Kjo zyrë thekson se tashmë ka bërë përshtatje për t’i lehtësuar detyrimet e Netanyahut, përfshirë lejimin që të dëshmojë dy herë në javë, e jo tri herë në javë.

“Prokuroria, prandaj, e kundërshton kërkesën” – thuhet në deklaratë.

Kërkesa për dy javë pauzë në gjykim u dorëzua disa orë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërkoi që gjykimi ndaj Netanyahut të anulohet, duke e quajtur “gjueti shtrigash kundër kryeministrit të mrekullueshëm të kohës së luftës”.

Netanyahu po gjykohet në tri raste për korrupsion, duke u ballafaquar me akuza për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit. Ai mohon se ka bërë ndonjë shkelje dhe thotë se të gjitha akuzat janë të fabrikuara në një puç politik të udhëhequr nga policia dhe prokuroria.

Haxhiu: Nëse s’i marr së paku 61 vota me votim të fshehtë, tërhiqem nga kandidatura

0

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka insistuar në votimin e fshehtë, duke dhënë zotimin se nëse bëhet kjo mënyrë e votimit e ajo nuk merr së paku 61 vota, do të tërhiqet nga kandidatura për kryeparlamentare.

“Me rastin e votimit të fshehtë kur votojnë të gjithë deputetë, siç ka kërkuar edhe Gjykata Kushtuese, nëse unë si kandidate e propozuar nuk i marr së paku 61 vota tërhiqem nga kandidatura për kryetare e Kuvendit”, ka thënë Haxhiu në konferencë për media.

Haxhiu bashkë me deputetin e VV-së, Glauk Konjufca, kanë përsëritur se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese thotë se votimi i fshehtë nuk është antikushtetues.

Konjufca ka theksuar se Kushtetuesja bën me dije se veprimet e partive politike mund të çojnë në qorrsokak.

“Ne nuk mund ta dimë çfarë do të ndodhë pas 26 korrikut”, ka thënë ai.

Konjufca: Nuk është vetëm përgjegjësi e kryesuesit konstituimi i Kuvendit

0

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Glauk Konjufca, në një konferencë për media ka shpalosur ‘leximet’ e partisë së tij për aktgjykimin e djeshëm që nxori Gjykata Kushtetuese.

Konjufca tha se ky aktgjykim i jep të drejtë Vetëvendosjes në disa pika dhe tha se ai i obligon të gjithë deputetët e partive që të konstiuojnë Kuvendin dhe jo vetëm partinë që ka dalë fituese nga zgjedhjet.

Ai tha se propozimi i tyre për Albulena Haxhiun kryeparlamentare “nuk hasi në mirëkuptim të subjekteve të tjera opozitare dhe pikërisht qasja e tyre ishte bllokuese sepse zgjodhën të mos e votonin”.

“Duke pasë parasysh që ne s’i kishim automatikisht 61 vota për ta zgjedhur zonjën Haxhiu në krye të Kuvendit atëherë ne ndërmorëm një seri të veprimeve, që gjykuam se do t’i ndihmonin konstituimin. Njëra prej veprimeve tona ka qenë ftesa dy herë me radhë për kryetarë të partive politike sa i përket krijimit të konsensusit që vetë Gjykata e kërkoi me aktgjykim”.

“VV ka vlerësuar dhe ka theksuar që nëse partitë opozitare e bllokojnë kryetarin e Kuvendit në këtë mënyrë, ne kemi thënë se i njëjti reciprocitet mund të aplikohet edhe për nënkryetarët e Kuvendit dhe se kështu nuk shkojmë askund. Këtu na dha pikërisht të drejtë aktgjykimi i Kushtetueses në të gjitha dimensionet e veta. Një prej më të rëndësishmeve nëse hyhet në bllokadë për të kërkuar marrëveshje politike secili subjekt me secilin atëherë kjo nuk vlen vetëm për kryetarët e Kuvendit”.

Interpretimi i VV sa i përket raportit të kryetarit me nënkryetarë, thotë Konjufca se propozimi i VV ishte që “t’i vendosim të gjithë në pako për të mos u përzier subjekteve se kënd propozojnë”.

“Gjykata Kushtetuese tha se kjo nuk është le të themi një instruksion që duhet patjetër të bëhet. Kjo është vetëm një paralajmërim që Gjykata ka konstatuar se nëse hyhet në rrugën e bllokimit që pa konsensus nuk ka asnjë konstituim të Kuvendit atëherë duhet ta dini, ka thënë Gjykata Kushtetuese, që kjo s’mund të bëhet njëanshëm vetëm për kryetar”.

“E dyta – prej leximit tonë –obligimi që duhet përfunduar konstiuimin e Kuvendit është i të gjithë deputetëve dhe jo s’është përgjegjësia e vetëm atij që ka dalë i pari në zgjedhje. Se i pari në zgjedhje s’do të thotë që duhet me i pasë 61 deputetë. I pari mund të dalësh siç kemi dalë ne me 48”.

Ramadani thotë se LVV-ja të mos vajtojë, por të veprojë

0

Ish-kryeinspektorin e AKI-së, Burim Ramadani, ka komentuar situatën politike, ku Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e saj të së enjtes, ka pohuar se deputetët e zgjedhur janë të obliguar që brenda 30 ditësh nga hyrja në fuqi e këtij aktgjykimi, të përfundojnë seancën konstituive përmes zgjedhjes së Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Ramadani ka pohuar se LVV duhet të veprojë, duke ndërruar kandidatin për kryeparlemenetar.

“VV të mos vajtojë, por të veprojë! Sot, VV nuk duhet të vajtojë (kundërshtojë) humbjen klasike. VV duhet të ndrrojë kandidatin, si pjesë e asaj që Gjykata Kushtetuese e ka obliguar për të pasur bashkëpunim dhe konsulta konstruktive me grupet tjera parlamentare (pikat 130 dhe 190). Votimi i fshehtë as që bëhet fjalë”, ka shkruar Ramadani.

Mes tjerash, ai ka pohuar se ” AAK që shënoi fitore institucionale përmes dërgimit të rastit në Gjykatë Kushtetuese, nuk duhet të ndryshojë qëndrimin se ia voton VV-së kandidatët si Glauk Konjufca, Saranda Bogujevci, Shqipe Selimi”.

“PDK që ishte pjesë e takimit të vetëm konsultativ me VV, duhet po ashtu të qëndrojë në pozicionin e saj që ka votë për ndonjë kandidat tjetër të VV-së, që paraqet më shumë bashkëpunim. LDK duhet të ndrrojë qëndrimin se nuk voton. Të paktën, në respektim të Gj. Kushtetuese, LDK duhet të merr pjesë në votim, edhe nëse voton “kundër” apo “abstenon”. Kështu, sot mund ta konstituohet Kuvendi”, theksoi ai.

Ai thotë se topi është në dorën e LVV-së.

Ndryshe, Gjykata vlerësoi se Kuvendi nuk është konstituuar sipas Kushtetutës, pasi procesi i filluar më 15 prill nuk ka përfunduar me zgjedhjen e organeve drejtuese. Kjo, sipas saj, e bën të pavlefshme çdo veprim tjetër që pretendon të ketë marrë legjitimitet nga një seancë që nuk ka përmbushur elementet themelore të konstituimit.

Gjykata theksoi se Seanca Konstituive është një akt kushtetues, i cili mund të quhet i përfunduar vetëm pas zgjedhjes së Kryesisë, përkatësisht Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Kurti i fton liderët e partive për takim pas aktgjykimit të Kushtetueses

0

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes (LVV), Albin Kurti, i ka ftuar krerët e partive parlamentare për takim të përbashkët të shtunën nga ora 16:00.

Ai tha se këtë ftesë po e dërgon si partia e parë fituese dhe pas aktgjykimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese.

“Aktgjykimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese thekson qartë se obligimi për ta konstituuar Kuvendin është obligim i të gjithë deputetëve dhe jo vetëm i subjektit të parë. Si kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe në emër të grupit më të madh parlamentar të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, sot u jam drejtuar të gjithë krerëve të subjekteve të përfaqësuara në legjislaturën e nëntë, me ftesë për takim të përbashkët të shtunën (nesër) në orën 16:00, në përpjekje të radhës në funksion të konsensusit për konstituim të Kuvendit”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Rrahje mes vjehrrës dhe nuses në Prishtinë – të dyja përfundojnë në arrest

0

Policia e Kosovës është dashur të intervenoj në një rast të dhunës në familje në Prishtinë.

Nën pranga kanë përfunduar dy të dyshuara femra kosovar, vjehrra dhe nusja.

Të njëjtat pas një mosmarrëveshje ishin përleshur fizikisht mes vete.

“Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt”.

E dhimbshme: I riu që humbi të dashurën në aksidentin në Polluzhë shkruan fjalë prekëse

0

Një aksident i rëndë i ndodhur në fillim të këtij muaji, në rrugën Drenas-Skenderaj, saktësisht në fshatin Polluzhë, i mori jetën 24-vjeçares, Blerta Rexha. Përveç saj, u lëndua edhe një person tjetër raporton.

Bëhet fjalë për të dashurin e viktimës, Leutrim Azemi.

Ai për ditë me radhë mori trajtim mjekësorë si pasojë e plagëve të shkaktuara nga aksidenti i rëndë.

I njëjti, së fundmi në rrjetet e tij sociale ka publikuar një fotografi ku shihet tek varri i viktimës, teksa me disa rreshta shprehu dhimbjen dhe mungesën e saj.