spot_img
E mërkurë, 6 Maj, 2026
20:02
Home Blog Page 992

Betohen 350 rekrutë të rinj të FSK-së

0

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se janë betuar 350 rekrutë të rinj të FSK-së.

Në njoftim bëhet e ditur edhe se ceremonia ka filluar me raportimin para Komandantit të FSK, Bashkim Jashari, si akt simbolik i nisjes së një faze të re në jetën ushtarake të të rinjve që kanë zgjedhur t’i shërbejnë atdheut me nder dhe përkushtim.

Njoftimi i plotë:

Betohen 350 rekrutë të rinj të FSK-së

Me një ceremoni ushtarake bënë betimin  350 rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët nga sot do të shërbejnë në radhët e  Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas trajnimit nëntë javorë në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes.

Ceremonia  filloi me raportimin para Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, si akt simbolik i nisjes së një faze të re në jetën ushtarake të të rinjve që kanë zgjedhur t’i shërbejnë atdheut me nder dhe përkushtim.

Në praninë e udhëheqësve ushtarakë dhe civilë, përfaqësuesve të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë, rekrutët e rinj dhanë betimin solemn për shërbim ndaj vendit, duke shprehur gatishmërinë e tyre për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.

TKOB prezanton për herë të parë kryeveprën romantike të Schubertit

0

Një nga kryeveprat më të ndjera të periudhës së romantizmit vjen për herë të parë në skenën shqiptare.

Këtë fundjavë publiku artdashës do të mund të ndjekë në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, shfaqjen “Mullixhesha e Bukur” (Die schöne Müllerin) të kompozitorit austriak Franc Shubert (Franz Schubert).

“Mullixhesha e Bukur” është një cikël këngësh nga Shuberti, i kompozuar në vitin 1823, bazuar në 20 poezi të Vilhelm Myler (Wilhelm Müller).

Shfaqja shpalos një histori dashurie të pafat, me një thellësi emocionale që prek çdo shpirt. Cikli tregon historinë e një nxënësi të ri të mullirit, i cili bie në dashuri me vajzën e mullixhiut, dashuri e cila do të ketë fund tragjik. Shpresa, xhelozia dhe dëshpërimi ndërthuren në një cikël liedesh me poezitë e Vilhelm Mylerit, që sjellin një tregim të ndjerë poetik, nga baritoni Artur Vera dhe pianistja Etrita Ibrahimi.

Koncerti do të shfaqet ditën e shtunë, në ora 20:00, në Hollin Koncertor të TKOB-së. /atsh

Aktakuzë kundër një personi për krime lufte në Gjakovë

0

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur një aktakuzë për krime lufte kundër të pandehurit D.R, për veprimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, konkretisht në qytetin e Gjakovës në periudhën 7–10 maj 1999.

Ai akuzohet për përfshirje në një sulm të gjerë dhe të organizuar të forcave serbe ndaj popullsisë civile shqiptare.

Sipas Prokurorisë, D.R ka vepruar në bashkëkryerje me persona të tjerë, duke marrë pjesë në vrasjen e tre civilëve shqiptarë, të cilët më pas janë keqtrajtuar fizikisht. Po ashtu, ai akuzohet për dëbimin e dhunshëm të civilëve shqiptarë nga shtëpitë e tyre, plaçkitjen dhe shkatërrimin e pronës private në disa lagje të qytetit të Gjakovës.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit D. R, për veprën penale “Krim i Luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar sipas nenit 142 të Ligjit Penal të RSFJ-së, në fuqi gjatë kohës së kryerjes së veprës penale.

Hetimet vërtetuan se gjatë periudhës 7–10 maj 1999, në qytetin e Gjakovës, i pandehuri ka marrë pjesë në sulm të gjerë dhe të organizuar të forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe kundër popullsisë civile shqiptare, duke vepruar në bashkëkryerje me persona të tjerë.

D.R akuzohet për vrasjen e tre civilëve shqiptarë, të cilët më pas janë keqtrajtuar fizikisht, për dëbim të dhunshëm të popullsisë civile shqiptare nga lagjet e tyre, plaçkitje dhe shkatërrim të shtëpive në disa lagje të qytetit të Gjakovës.

Aktakuza bazohet në dëshmi të viktimave dhe dëshmitarëve okularë, në identifikimin e të pandehurit përmes fotografive, raporte të Institutit të Mjekësisë Ligjore, si dhe prova të tjera materiale të mbledhura gjatë hetimeve.

I pandehuri ndodhet aktualisht nën masën e paraburgimit, ndërsa Prokuroria Speciale ka propozuar vazhdimin e paraburgimit, për shkak të rrezikut të arratisjes.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës rithekson angazhimin dhe përkushtimin për të zbardhur të gjitha krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, për të sjellë drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre, dhe për të kontribuar në ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe demokratike”, thuhet në njoftim.

Bajrami: LVV-ja me interpretim ndryshe të aktgjykimit të Kushtetueses

0

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se Vetëvendosje po interpreton ndryshe nga krejt Kosova aktgjykimin e Gjykatës Kushtetues.

“LVV-ja e ka në plan ta vazhdojë këtë ngërç politik duke bërë një interpretim ndryshe nga krejt Kosova të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Aktgjykimi është jashtëzakonisht i qartë, ku ka një agjendë të paracaktuar të seancës konstituive. Aty janë tri pika në ndërkohë që kur flitet për votimin e fshehtë nuk ka referenca për ndryshimin e rëndit të ditës. Me shumë se 35 here kemi një mocion proceduara që nuk është pjesë e rend it të ditës ka një insistim që të vazhdohet. Na vjen keq që jemi betonuar rreth një proceduare. LDK do të marr pjesë nesër në takim pavarësisht mungesës së bashkëpunimit nga ana e VV-së. Nuk mund të presim diçka nga ky tanimë është më shumë shou mediatik”, tha mes tjerash ajo.

Dehari ndërpret seancën me marrëveshje me partitë politike

0

Vazhdimi i seancës konstituive të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës për herë të 38-të është ndërprerë po sa ka filluar.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari ka thënë se një gjë e tillë u bë në pajtim me përfaqësuesit e partive politike.

“Pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetues që e solli dje, sot u mblodhëm me përfaqësuesit e partive për një konsultë paraprake dhe të gjithë ishin të mendimit që seanca të ndërpritet pasi që nesër mbahet takimi i ftuar nga partia më e madhe politike. Do të vazhdojmë me seancë më 29 qershor, në orën 11:00. Urojmë t’i jepet fund këtij ngërçi”, tha Dehari.

Të pranishëm në sallë ishin 100 deputetë.

Dehari fton përfaqësuesit e partive politike për konsulta

0

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, i ka ftuar për konsulta përfaqësuesit e partive politike.

Ai këtë ftesë e ka bërë në nisje të vazhdimit të 38-të të seancës konstituive.

Dehari ka thënë se ftesën e bën pas vendimit që ka nxjerrë të enjten Gjykata Kushtetuese.

Përfundon takimi mes kryesuesit dhe përfaqësuesve të partive

0

Një takim konsultues mes kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, dhe përfaqësuesve të të gjitha partive parlamentare ka përfunduar.

Deputetët janë duke u kthyer në sallën e Kuvendit, kur pritet së shpejti të fillojë vazhdimi i 38-të i seancës konstituive.

Limaj e konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Kurti

0

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosjes (LVV), Albin Kurti, i ka ftuar në takim të përbashkët liderët e partive politike pas aktgjykimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese.

Pak para seancës së radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, në lidhje me takimin e thirrur ka folur kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Ai para gazetarëve e konfirmoi pjesëmarrjen e tij në këtë takim.

“Sigurisht që po, është në vazhdën e vizionit tim”, u shpreh tutje Limaj.

Organizatat e shoqërisë civile sërish protestojnë para Kuvendit

0

Organizatat e shoqërisë civile kanë dalë sërish para Kuvendit për të protestuar kundër bllokadës në Kuvend.

Protesta e tyre vjen pasi Gjykata Kushtetuese doli me një aktgjykim ku vendosi se deputetët janë të detyruar ta përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditëve, më së largu deri më 26 korrik.

Kjo është protesta e dytë me radhë e tyre pak para nisjes së seancës konstituive.

Haradinaj: Kemi kërkuar konsultë me Deharin për ta kthyer votimin e hapur

0

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kanë kërkuar një konsultë me kryesuesin e seancës, Avni Dehari, për të kaluar në votim të hapur.

“Kemi rënë dakord me nënkryetaren Kadrijaj që të kërkojmë një konsultë me kryesuesin e Kuvendit siç e dini kryetari i Vetëvendosjes ka kërkuar një konsultë për nesër, por ne nuk guxojmë me u sjellë me të vjetrën në këtë seancë sepse do ta vazhdonim praktikën thuajse se s’ka ndodhur kurrgjë e ne do t’i kërkojmë një konsultë Deharit në mënyrë që ta diskutojmë mundësinë e kthimit të votës së hapur dhe njëkohësisht dakordimit për kandidat”, tha ai.

Ndërkaq, për ftesën e kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, për nesër, Haradinaj tha se është dashur të jetë për sot.

“Para se të fillojë ai skenar i ditur duhet të ndodhë konsulta përpara për të mos hyrë në ciklin e gabuar. Është ide e mirë ftesa për nesër për ne duhet ta gjejmë një zgjidhje tani. Ftesa e Kurtit është dashur të jetë për sot”, tha Haradinaj.