spot_img
E premte, 29 Maj, 2026
19:12
HomeKosovaDeputetët e Kosovës, paga mbi 2 mijë euro për 50 minuta punë

Deputetët e Kosovës, paga mbi 2 mijë euro për 50 minuta punë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Pavarësisht krizës institucionale që ka mbërthyer Kosovën, deputetët e Kuvendit vazhdojnë të marrin pagat e plota mujore, që kapin shifrën mbi 2,000 euro, edhe pse puna efektive që kanë kryer për 24 mbledhjet e fundit nuk ka kaluar as 50 minuta në total, shkruan storm.

Megjithëse për më shumë se një muaj nuk arritën ta konstituojnë legjislativin, 120 deputetët të premten e kaluar i morën pagat. Pagesat në kontot e deputetëve mbërrijnë rregullisht, pa reflektuar ngërçin institucional apo dështimet e njëpasnjëshme për të zhbllokuar Kuvendin.

- Advertisement -

Çdo tentativë për ta konstituar Kuvendin ka dështuar, me kryeministrin në detyrë Albin Kurti që shmang shpjegimet dhe opozitën që refuzon të votojë Albulena Haxhiun si kryeparlamentare.

Në kushte normale, një deputet i Kosovës paguhet rreth 12.5 euro për një orë pune, duke llogaritur pagën mujore mbi bazën e një orari standard 160-orësh në muaj. Mirëpo, për 50 minuta punë efektive në seanca, kostoja e tyre reale për shtetin kap shifrën mbi 2,000 euro për person, duke nxjerrë në pah një pabarazi të madhe mes pagesës dhe produktivitetit.

- Advertisement -

Kurse Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka kritikuar ashpër deputetët, të cilët, sipas tij, pavarësisht që për një muaj e gjysmë nuk prodhuan asnjë vendim, morën nga 2,600 euro paga, apo në total rreth 300 mijë euro nga buxheti i shtetit.

Qytetarët vazhdojnë të presin një zgjidhje politike, ndërsa çdo ditë bllokimi rrit frustrimin publik dhe ngre pyetje serioze mbi përgjegjësinë institucionale të përfaqësuesve të tyre.

Ndërkohë, në rrjetet sociale janë shtuar komentet ironike dhe kritikat: qytetarët pyesin se si është e mundur që për kaq pak punë, pagat të jenë kaq të larta, ndërsa vendi përballet me papunësi, varfëri dhe sfida të shumta sociale.

Opozita dhe pozita vazhdojnë fajësimet reciproke, ndërsa vendi mbetet në ngërç. Deri kur? Kjo është pyetja që sot e bëjnë të gjithë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat