HomeKulturëDita Botërore e Transportit të Qëndrueshëm

Dita Botërore e Transportit të Qëndrueshëm

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sot në Ditën Botërore të Transportit të Qëndrueshëm, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, thotë se, rruga drejt një të ardhmeje më të mirë varet nga një transport më i pastër dhe më i gjelbër.

Duke njohur rolin e rëndësishëm të sistemeve të transportit të sigurt, të përballueshëm, të aksesueshëm dhe të qëndrueshëm për të gjithë, OKB vendosi ta shpallë 26 nëntorin si Ditën Botërore të Transportit të Qëndrueshëm.

- Advertisement -

Sipas të dhënave të publikuara nga OKB, globalisht, gjurma mesatare vjetore e karbonit për individ është 5,9 tonë, por që mund të zvogëlohet me një mesatare prej 2 tonë në vit nëse kalohet nga një automjet i zakonshëm, në një automjet elektrik.

Në Ditën Botërore të Transportit të Qëndrueshëm, OKB synon rritjen e njohurive të publikut mbi çështjet e transportit të qëndrueshëm, në veçanti me përmirësimin e lidhjes intermodale të transportit (përdorimit të kombinuar të mjeteve të ndryshme të transportit), promovimin e transportit miqësor ndaj mjedisit, zhvillimin e infrastrukturës së transportit gjithëpërfshirës social dhe aspekte të tjera të qëndrueshmërisë së transportit.

- Advertisement -

OKB ka paralajmëruar se më 10 dhjetor do të prezantojë Dekadën e Transportit të Qëndrueshëm e cila zyrtarisht do të nisë në 2026-ën. /atsh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat