HomeKulturëFestat e Nëntorit, Vlora “vishet” kuqezi

Festat e Nëntorit, Vlora “vishet” kuqezi

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeqendra e festimeve të pavarësisë, Vlora është veshur tashmë me dekorin kuqezi për të mirëpritur festat e Nëntorit.

Qyteti është zbukuruar me flamuj të shumtë, jo vetëm nga bashkia, por edhe nga qytetarët të cilët i janë përgjigjur thirrjes për të vendosur një flamur në ballkonet e shtëpive të tyre.

- Advertisement -

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga qyteti i Vlorës, i cili do të mirëpresë këtë fundjavë një numër të madh vizitorësh.

Me një kalendar të pasur aktivitetesh që do të kulmojnë këtë fundjavë, Vlora mirëpret vizitorët e shumtë të ardhur nga trojet shqiptare, por edhe turistë të huaj.

- Advertisement -

Një prej destinacioneve më të preferuara të vizitorëve është edhe Muzeu i Pavarësisë, ku ata njihen me faktet historike.

Vlora zgjidhet nga turistët në të gjithë muajt e vitit, ndërsa një nga periudhat më të preferuara është ajo e festave të Nëntorit. /atsh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat