Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 16:20, në fshatin Ozdrim të Pejës.
Zëdhënësi për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë, Driton Rugova ka njoftuar se në aksident janë të përfshira dy vetura.
“Sot rreth orës 16:20, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Ozdrim-Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit gjashtë persona kanë pësuar lendime trupore, të njejtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha Rugova.



