spot_img
E mërkurë, 10 Qershor, 2026
01:24
HomeKosovaGrumbullimi i qytetarëve dhe traktorët në rrugët e Skenderajt për Lushtakun, Mehani:...

Grumbullimi i qytetarëve dhe traktorët në rrugët e Skenderajt për Lushtakun, Mehani: Metoda të Radojiçiqit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i degës së Vetëvendosjes në Skenderaj, Hysni Mehani, përdori gjuhë të rëndë për të përshkruar grumbullimin e qytetarëve dje dhe vendosjen e disa traktorëve në rrugë para stacionit policor ku po intervistohej kryetari i komunës, Sami Lushtaku, për rastin ku Mehani u sulmua.

Mehani krahasoi ngjarjen me trazirat në veri dhe tha se Lushtaku po mundohet t’i imitojë metodat e Milan Radoiçiqit.

- Advertisement -

“Nëse parmbrëmë prania e njësisë speciale ua kujtonte një të kaluar të errët, çfarë u kujtonte bllokimi i rrugëve dhe i policisë me kamionë, traktorë dhe mjete të tjera? Sami Lushtaku mund t’i imitojë metodat e Radoiçiqit në Drenicë, por Drenica kurrë nuk do të mendojë serbisht. Deri në frymën e fundit”, ka shkruar ai.

Mehani dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se sulmin ndaj tij e ka bërë Lushtaku. Këtë pretendim e ka mohuar vetë Lushtaku.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat