HomeKosovaHaradinaj: Radoiçiq e lëshoi Kosovën në qeverisjen time, proceset në Veri do...

Haradinaj: Radoiçiq e lëshoi Kosovën në qeverisjen time, proceset në Veri do të ndodhnin gjithsesi

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se në kohën e qeverisjes së tij, Veriu vazhdonte të jetë më i integruar.

Haradinaj tha se Kosova e kishte edhe një mundësi që përveç integrimit të Veriut, të anëtarësohej edhe në NATO.

- Advertisement -

Ai shtoi se këtë ofertë edhe kryeministri Albin Kurti e kishte në tavolinë.

“Radojciqi e ka lëshu Kosovën në qeverisjen time se ka qenë i ndjekur. Veriu vazhdonte me qenë më i integruar. Ne e kishim edhe një mundësi që krahas integrimit të veriut me u antarësu në NATO, këtë ofertë na dhanë amerikanët në tavolinë, Kurti e ka pas në tavolinë këtë ofertë”, tha ai.

- Advertisement -

“Na u ofru me e marrë veriun, me shliru edhe më shumë, por me na dhonë edhe NATO’n, por ky çka bëri, boni vetëm foto për vete dhe na la larg NATO’s”, tha Haradinaj në T7.

Tutje, Haradinaj tha se amerikanët nuk e lejuan ‘lojën’ e Kurtit.

“Arsyeja pse është ndalë Kurti se ata e kanë vërtetu se ky nuk po e bën për Kosovë, po për pushtet, për vota, për me dal në foto, për me shkatrru vendin e vet, me i fitu zgjedhjet, e duke qenë kështu amerikanët nuk ia kanë leju këtë lojë. I kanë tregu që smundesh me bo lojëra me vendin tënd”.

Tutje, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, u pyet nëse deputeti i pavarur Haki Abazi do t’i bashkohet partisë së tij.

Haradinaj tha se do ta kishte për nder bashkëpunimin me Abazin.

“Hakinë e njoh shumë gjatë edhe e di që ka qenë aktiv në plot procese, mendoj që i ka ndihmu Kosovës. Shoqërisë civile e proceseve të brendshme në mënyra të ndryshme dhe i ka ruajt miqt e Kosovës”, tha Haradinaj.

“Është e mundur por nuk po du me dalë me folë më përpara, por do ta kisha për nder bashkëpunimin me Hakinë”, u shpreh Haradinaj kur u pyet nëse Abazi do të jetë në listën e AAK-së.

“Hakia e ka një strukturë të njerëzve që janë me peshë dhe të respektuar, e përfaqëson një të djathtë të avancuar në vlera të reja, nuk është një e djathtë e prapambetur”, u shpreh Haradinaj.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat