HomeKosovaKQZ-ja akrediton 761 vëzhgues për zgjedhjet e 7 qershorit

KQZ-ja akrediton 761 vëzhgues për zgjedhjet e 7 qershorit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e mbajtur të premten, ka akredituar 761 vëzhgues për monitorimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026, ndërsa ka refuzuar akreditimin e dy organizatave për shkak të mosplotësimit të kritereve ligjore.

KQZ miratoi rekomandimin e Zyrës për grupin e parë të organizatave vëzhguese për mbikëqyrjen e procesit zgjedhor. Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala, theksoi se organizatat e akredituara i kanë përmbushur të gjitha kushtet ligjore për vëzhgimin e zgjedhjeve.

- Advertisement -

Ndërkohë, ai bëri të ditur se dy organizata nuk janë akredituar pasi nuk kanë plotësuar kriteret e përcaktuara.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat