spot_img
E premte, 15 Maj, 2026
11:08
HomeKosovaKQZ-ja certifikoi 3 koalicione e 1 kandidat të pavarur, refuzoi 2 subjekte...

KQZ-ja certifikoi 3 koalicione e 1 kandidat të pavarur, refuzoi 2 subjekte politike

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në mbledhjen e sotme KQZ mori vendim për certifikimin e 4 prej 5 subjekteve të reja politike për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat kanë aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje gjatë periudhës 2 maj – 10 maj 2026, konfirmoi zëdhënësi Valmir Elezi.

Pas plotësimit të kritereve të përcaktuara në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe aktet nënligjore të KQZ-së, subjektet e certifikuara (3 koalicione dhe 1 kandidat i pavarur) janë:

- Advertisement -

•              Koalicioni me emrin Lëvizja VETËVENDOSJE!, i cili përbëhet nga 4 parti politike të regjistruara: Lëvizja VETËVENDOSJE!, Guxo, Alternatia dhe Partia Shqiptare Demokristiane;

  • Koalicioni me emrin Koalicija Vakat, i cili përbëhet nga 2 parti politike të regjistruara: Demokratska Stranka Bosnjacka dhe Demokratska Stranka Vatan;
  • Koaliconi me emrin ASHKALITË E BASHKUAR, i cili përbëhet nga 3 parti politike të regjistruara: Partia e Ashkailinjëve për Integrim, Partia Demokratike e Ashkalinjëve të Kosovës dhe Lëvizja për Bashkëveprim; dhe
  • Kandidati i pavarur Esmir Kasi”, tha Elezi.

“KQZ mbështeti rekomandimin e Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) për refuzimin e certifikimit të nismës qytetare Složno Pobeđujemo, pasi ky subjekt nuk ka arritur të përmbushë kriterin ligjor për numrin e nevojshëm të nënshkrimeve që kërkohen gjatë aplikimit për certifikim. Në paragrafin 7 të nenit 16 të Ligjit Nr. 08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme është përcaktuar se “…secili aplikim për certifikim përfshinë numrin e nevojshëm të nënshkrimeve siç parashihet me rregullën e KQZ-së”, ndërsa në paragrafin 7 të nenit 2 të Rregullores Zgjedhore Nr. 04/2024 Certifikimi i Subjekteve Politike dhe i Kandidatëve të tyre, subjektet politike që aplikojnë për certifikim, obligohen ta dorëzojnë listën e mbështetësve me së paku 1,000 nënshkrime”, u shpreh Elezi tutje.

- Advertisement -

Po ashtu, KQZ mbështeti rekomandimin e Zyrës për refuzimin e certifiimit të partisë politike të regjistruar, SDA – Stranka Demokratske Akcije, pasi ky subjekt politik joparlamentar nuk ka arritur të përmbushë kriterin ligjor për numrin e nevojshëm të nënshkrimeve që kërkohen gjatë aplikimit për certifikim.

Në përgjithësi, pas vendimeve të mbledhjes së sotme, subjektet politike (3 koalicione, 17 parti politike dhe 1 kandidat i pavarur) në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, janë:

KOALICIONET:

  1. Lëvizja VETËVENDOSJE!;
  2. ASHKALITË E BASHKUAR; dhe
  3. Koalicija Vakat.

PARTITË POLITIKE:

  1. PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK;
  2. LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK;
  3. AAK – ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS;
  4. KNRP;
  5. PSA;
  6. ZA SLOBODU PRAVDU I OPSTANAK;
  7. SRPSKA LISTA;
  8. FJALA;
  9. Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës;
  10. PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS – PREBK;
  11. SOCIJALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU;
  12. JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA;
  13. KOSOVA DEMOKRATİK TÜRK PARTİSİ – KDTP;
  14. NOVA DEMOKRATSKA STRANKA;
  15. PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE;
  16. INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS-IRDK; dhe
  17. PSD.

KANDIDAT I PAVARUR:

  1. Esmir Kasi.
spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat