spot_img
E hënë, 20 Prill, 2026
11:55
HomeKosovaKrasniqi: Dehari bëri shkelje arbitrare duke e ndërprerë seancën konstituive

Krasniqi: Dehari bëri shkelje arbitrare duke e ndërprerë seancën konstituive

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Albert Krasniqi, nga Demokracia Plus, ka thënë se Avni Dehari ka bërë shkelje kur e ndërpreu seancën konstituive pa e lejuar votimin.

“Rendi i ditës i seancës konstituive është i paracaktuar dhe nuk mund të ndryshohet apo të anashkalohet. Kryesuesi i seancës konstituive veproi në mënyrë arbitrare dhe në kundërshtim me obligimet kushtetuese duke e ndërprerë seancën pa lejuar zhvillimin e votimit. Votimi i deputetëve nuk mund të paragjykohet mbi bazën e deklarimeve në media. Kjo është përpjekje e qëllimit për të bllokuar konstituimin e Kuvendit.”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në “Facebook”.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat