Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar ndaj deklarimeve të kreut të Kishës Ortodokse Serbe.
Kurti ka vlerësuar se Patriarku bëri thirrje për një riorganizim më të gjerë gjeopolitik nën udhëheqjen ruse duke e bërë të ditur se Rusia dhe Serbia duhet të jenë gjithmonë bashkë.
Ai u shpreh se Kosova, megjithatë, qëndron e palëkundur në parimet dhe aspiratat e saj demokratike dhe pa mëdyshje hedh poshtë agjendat revizioniste të drejtuara nga pushtetet autoritare.



