spot_img
E premte, 24 Prill, 2026
22:09
HomeKosovaMal shpenzimesh nga partitë politike

Mal shpenzimesh nga partitë politike

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet financiare të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës për tremujorin e parë të vitit 2025, përfshirë periudhën zgjedhore që përfundoi me mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare më 9 shkurt.

Lëvizja Vetëvendosje është subjekti politik me shpenzimet më të larta, duke deklaruar 1 milionë e 734 mijë e 872 euro e 59 cent për periudhën janar–mars 2025.

- Advertisement -

271 mijë e 878 euro janë shpenzuar për paga të punëtorëve, ndërsa për mallra dhe shërbime, partia ka shpenzuar rreth 1.45 milionë euro.

Partia Demokratike e Kosovës, për të njëjtën periudhë ka shpenzuar gjithsej 360 mijë e 313 euro, ku pjesa më e madhe prej 177 mijë e 640 euro ka shkuar për mallra dhe shërbime.

- Advertisement -

Për paga, PDK ka ndarë 154 mijë e 695 euro, përfshirë edhe pagat neto të muajve shkurt dhe mars që arrijnë në 133 mijë e 785 euro.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka raportuar shpenzime prej 155 mijë e 334 euro e 10 cent, ndërsa buxheti i përgjithshëm për këtë periudhë ishte 168 mijë e 177 euro e 46 cent, duke i mbetur një tepricë prej mbi 12 mijë euro.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shpenzuar 67 mijë e 754 euro, ku shpenzimet më të mëdha janë në paga me gjithsej 44 mijë e 425 euro.

Kjo parti gjithashtu ka raportuar 11 mijë e 286 euro për shërbime telekomunikimi dhe 9 mijë e 582 euro në kategorinë “shpenzime pa kategori”.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat