HomeKosovaMoti sot: I vranët me intervale me diell dhe mundësi reshjesh shiu

Moti sot: I vranët me intervale me diell dhe mundësi reshjesh shiu

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende- vende pritet të sjellin reshje shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 6 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15 deri në 17 gradë Celsius.

- Advertisement -

Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

Cilësia e ajrit, sipas IHMK-së, parashihet të mbetet kryesisht e mirë deri mesatare, për shkak të qarkullimit të masave ajrore dhe pranisë së erërave të lehta deri mesatare.

- Advertisement -

Indeksi UV gjatë intervaleve me diell do të jetë i lartë, prandaj rekomandohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell gjatë orëve të mesditës, sidomos nga ora 10:00 deri në 16:00.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat