spot_img
E hënë, 20 Prill, 2026
15:41
HomeKosovaOsmani dhe Stubb diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit Kosovë-Finlandë

Osmani dhe Stubb diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit Kosovë-Finlandë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron për një vizitë zyrtare në Finlandë, me ftesë të homologut të saj, Alexander Stubb.

Osmani në profilin e saj në “X” ka thënë se lidhja e Kosovës me Finlandën, nuk i ka rrënjet vetëm në të kaluarën, por edhe në të tashmen, dhe se raporti mes dy shteteve vetëm sa po shkon e duke u zhvilluar.

- Advertisement -

Osmani ka thënë se bashkë me presidentin Stubb janë të përkushtuar për forcimin e partneritetit mes dy vendeve dhe për të nderuar trashëgiminë e presidentit Marti Ahtisari, njeriu që hartoi Planin për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

“Me Presidentin Alex Stubb, ne jemi të përkushtuar të forcojmë partneritetin tonë, të nderojmë trashëgiminë e Presidentit Ahtisaari, të mbrojmë lirinë për të cilën të dy kombet tona kanë luftuar prej kohësh dhe të zhbllokojmë potencialin e plotë të asaj që njerëzit tanë mund të arrijnë së bashku”, ka shkruar shefja e shtetit të Kosovës.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat