spot_img
E mërkurë, 6 Maj, 2026
11:46
HomeLajmePaga e 13-të nxit përplasje: Azemi akuzon Qeverinë për diskriminim të sektorit...

Paga e 13-të nxit përplasje: Azemi akuzon Qeverinë për diskriminim të sektorit privat

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot vendimin për shpërndarjen e pagës së 13-të për punëtorët e sektorit publik, mirëpo ky hap ka nxitur reagime të ashpra nga përfaqësuesit e sektorit privat, të cilët mbetën jashtë kësaj mbështetjeje.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi, e ka cilësuar vendimin si diskriminues. Sipas tij, është e papranueshme që punëtorët e sektorit privat, të cilët janë kontribuuesit kryesorë të buxhetit të shtetit, të lihen anash përballë një gjendjeje sociale gjithnjë e më të rëndë.

- Advertisement -

„Ne i gëzohemi faktit që sektori publik merr pagën e 13-të, por ky është një diskriminim i hapur. Ne jemi mbi 200 mijë punëtorë që prodhojmë dhe mbulojmë pjesën dërmuese të buxhetit, ndërsa pagat tona janë shumë më të ulëta. Në vend që të jemi prioritet, Qeveria ka bërë të kundërtën“, deklaroi Azemi.

Presioni nga punëtorët teknikë dhe të sigurimit Azemi bëri të ditur se ka presione të mëdha, veçanërisht nga punëtorët që kryejnë shërbime për institucionet shtetërore, si punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit në QKUK dhe në Universitetin e Prishtinës. Edhe pse këta punëtorë paguhen indirekt nga buxheti i shtetit, ata nuk janë përfshirë në përfitimin e pagës shtesë.

- Advertisement -

„Punëtorët na pyesin: ‘Çka na dallon neve prej sektorit publik?’. Ky nuk është diskriminimi i parë. Komunikimi me këtë qeveri është i pamundur dhe qëndrimet e tyre janë fikse, pa e parë realitetin e punëtorëve privatë“, shtoi ai.

Vendimi i Qeverisë: Kush përfiton? Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, Ministri i Financave, Hekuran Murati, sqaroi se paga e 13-të u takon zyrtarëve publikë që kanë 12 muaj të plotë pune në sektorin publik.

„Po miratojmë pagën e 13-të për të gjithë punonjësit në sektorin publik që marrin pagë nga buxheti i Republikës së Kosovës. Vlera e saj do të jetë e barabartë me koeficientin e pozitës përkatëse për muajin mars“, tha Murati.

Ky vendim vjen në një kohë kur kërkesat për rritje pagash dhe mbështetje financiare janë rritur në të dy sektorët, duke hapur një debat të ri për barazinë në shpërndarjen e mjeteve publike.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat