spot_img
E hënë, 20 Prill, 2026
12:44
HomeKosovaParalajmërimi për mbylljen e MCC-së, Hoti: Kosova do t’i humbë 220 milionë...

Paralajmërimi për mbylljen e MCC-së, Hoti: Kosova do t’i humbë 220 milionë euro të projektit të baterive

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), agjenci federale amerikane që është e fokusuar në zhvillimin ekonomik të shteteve në zhvillim, pritet të mbyllet si pjesë e planit të administratës së presidentit Donald Trump, për të reduktuar shpenzimet qeveritare.

Kosova ka marrëveshje me këtë agjenci për projektin e baterive energjetike për të reduktuar koston e importit të energjisë.

- Advertisement -

Vlera e kësaj marrëveshje është 200 milionë euro.

Sipas ish-kryeministrit Avdullah Hoti, tani Kosova rrezikon t’i humbë të gjitha këto mjete.

- Advertisement -

“Kosova është ndër vendet që do pësojë më së shumti. Refuzimi i Marrëveshjes së Uashingtonit të 4 shtatorit 2020 pamundësoi ndërtimin e termocentralin me gaz. Tani kur edhe MCC po mbyllet në kuadër të reformimit të Administratës Amerikane nga Presidenti Trump, Kosova do të humbë edhe shumën prej 220 milion dollarëve për blerjen e baterive për ruajtje të energjisë. Bashkë me këto edhe shumë projekte të tjera të ndërlidhura që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve. Kështu ndodh kur qeverisin bukëpërmbysurit, të cilët duke injoruar Marrëveshjen e Uashingtonit refuzuan partneritetin me SHBA – shtetin që është përgjegjësi kryesor për ekzistencën e Kosovës së lirë dhe të pavarur. Këta gjithashtu refuzuan të pezullojnë tarifat e importit për produktet amerikane. Kjo qeveri po punon kundër interesave tona strategjike”, ka shkruar Hoti në Facebook.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat