spot_img
E premte, 24 Prill, 2026
16:00
HomeKosovaReagime nga LVV pas kundërpropozimit të LDK-së

Reagime nga LVV pas kundërpropozimit të LDK-së

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Pas propozimit të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për krijimin e një qeverie tranzicioni të unifikuar, ka reaguar Blerim Sallahu, zëvendësministër i Drejtësisë në detyrë.

Sallahu ka theksuar se është jokushtetuese të propozohet një qeveri tranzicioni nga pozita e tretë politike.

- Advertisement -

Ai e ka kundërshtuar idenë e Abdixhikut, duke shtuar se “kjo dhe format e tjera të krijimit të qeverisë i takojnë dikujt tjetër”.

“Është jokushtetuese të propozosh nga pozicioni i tretë qeveri tranzicionale! Kjo dhe format e tjera të krijimit të qeverisë i takojnë dikujt tjetër”, kështu ka shkruar Sallahu në Facebook.

- Advertisement -

Kurse deputeti i LVV-së, Dimal Basha, ka shkruar se për LVV-në është e pamundur bashkëpunimi me të vjetrën.

“Ne i ofrojmë, hajde vazhdojmë bashkë me një qeveri stabile me 76 deputetë, ky thotë, “jaaa s’mundem pa PDK-në e AAK-në!” Kryeministri e zgjati dorën e bashkëpunimit, dhe Lumiri zgjedhi me refuzu! Ai po propozon të vjetrën me e mbajtë ende gjallë. Ajo është e pamundur, por edhe e papranueshme. Ti vazhdo me ta, ne jo! VVazhdojmë”, shkroi Basha në Facebook.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat