spot_img
E hënë, 20 Prill, 2026
18:40
HomeKosovaTahiri: Qeveria po kërkon komision të ri për provimin e jurisprudencës

Tahiri: Qeveria po kërkon komision të ri për provimin e jurisprudencës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Shefi i Kabinetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria po kërkon një komision të ri për Provimin e Jurisprudencës.

Ai ka thënë se komisioni aktual ka mandat deri në dhjetor.

- Advertisement -

Tahiri tha se do të konsultohet me juristë që të mos lejohet Qeveria të ndërmarrë veprime kundërkushtetuese.

“Sot qeveria ka propozuar komision të ri për provimin e jurisprudencës. Ky komision duhet të emërohet nga Kuvendi. Me sa kam informacione, Komisioni aktual ka mandat deri në dhjetor. Si mund të emërohet një komision i ri derisa komisioni aktual ka ende mandat dhe cili është motivi i kësaj? Do të sigurohem që të konsultohem me juristë që të mos lejojmë qeverinë e VV-së të ndërmarrë veprime kundërkushtetuese”, ka shkruar Tahiri.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat