spot_img
E premte, 15 Maj, 2026
23:45
HomeKosovaTahiri thotë se kanë pasur plan për ta ndalë fizikisht LVV-në nëse...

Tahiri thotë se kanë pasur plan për ta ndalë fizikisht LVV-në nëse do të kishte tentuar ta imponojë Presidentin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zbuluar për herë të parë planin që, sipas tij, kishte përgatitur AAK-ja për ta ndaluar procesin e votimit të kandidates për presidente, të Lëvizjes Vetëvendosje, në rast se procesi do të vazhdonte pa korum.

Tahiri theksoi se AAK-ja, kishte paralajmëruar se nuk do të lejonte zgjedhjen e presidentit me 60 vota.

- Advertisement -

“Po e them për herë të parë se çka ka ndodhë atë natë kur ka dalë kryeministri në konferencë për media e deklaroi se opozita janë strukë nëpër zyre. Atë natë ne e kemi pasur në plan me shku e me prish atë konferencë. Po të kish ndodhë që me shku në raundin e tretë, ai proces ish ndalë. Do të ndalej me krejt mekanizmat e mundshëm, unë personalisht me kolegët e mi ishim hi në sallë edhe e kishim ndalë”, deklaroi Tahiri.

Sipas tij, nëse procesi nuk do të ndalej institucionalisht, AAK-ja ishte e gatshme ta pengonte edhe fizikisht zhvillimin e seancës.

- Advertisement -

“Po të mos e kishin ndalë, ne e kishim ndalë edhe ndryshe. Ish ndalë fizikisht. Po e them këtë për shkak se njëherë e përgjithmonë duhet me pas parasysh se askush prej neve nuk është mbi ligjin, asnjë njeri në Kosovë nuk është mbi Kushtetutë. Me zgjedh president me 60 vota nuk e kishim lënë”, tha ai në Rubikon.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat