spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
19:54
HomeKosovaMickoski pyetet rreth arrestimit të ish-ushtarëve të UÇK-së

Mickoski pyetet rreth arrestimit të ish-ushtarëve të UÇK-së

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, ka folur edhe lidhur me arrestimet e ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Maqedoni të Veriut.

I pyetur nëse listat janë aktive për veteranët e UÇK-së, pasi është diskutuar edhe në të kaluarën, dhe nëse një gjë e tillë mund t’ju ndodhë edhe 2-3 veteranëve që janë pjesë e kabinetit, Mickoski ka thënë se kushdo që s’i ka shkelur ligjet dhe Kushtetutën e shtetit të tij, mund ta vizitojë lirisht Shkupin.

- Advertisement -

“Sa i përket personave që janë me fletarrestimet, askush që nuk i ka shkelur ligjet e Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut dhe askush që nuk ka konflikt me ligjet dhe Kushtetutën lirisht mund të vijë të shëtis në Shkup, në Maqedoni të Veriut, unë i ftoj të vijnë, ne jemi shtet mikpritës”, ka theksuar Mickoski.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat