spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
09:47
HomeKulturëShowBizXheneta dhe Drenusha ndëshkohen nga Gresa

Xheneta dhe Drenusha ndëshkohen nga Gresa

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Vëllai i Madh i ka dhënë një avantazh Gresës, për të vendosur për dy emra që shkojnë direkt në nominim.

Ajo i dërgoi në nominim Xhenetën dhe Drenushën, pasi sipas tij, ato nuk e mbështetën në momentet më të vështira brenda shtëpisë.

- Advertisement -

Nuk vonoi shumë dhe Xheneta iu kundërpërgjigj Gresës.

“Krejt banorët duan mem qit jashtë, nuk kanë me ia arritur. Do i tregoj Gresës se do më sheh shumë si lojtare të fortë. Faleminderit për nominim se është koha me ta dëshmu se do jem në shtëpi”, u shpreh Xheneta.

- Advertisement -

Derisa nga Drenusha nuk kishte asnjë reagim, ndonëse në një bisedë me Xhenetën i tha kësaj të fundit se ajo duhet të dalë pasi jashtë po e presin fëmijët.

Sipas, opinionistes së BBVK3, Olta Gixhari, sonte do të shpëtojë Xheneta.

“Është e padiskutueshme që fiton Xheneta. Situatat dhe energjinë që ka Xheneta në shtëpi nuk e ka Drenusha, Mendoj që padiskutim del Drenusha edhe pse mendoj që asnjëra nuk e kanë kohën për të dal, por kjo është loja”, tha Olta.

Kurse, opinionisti Milaim Zeka, ka thënë se Drenusha është që rrezikon më shumë nga nominimi.

Sipas tij, Drenusha ka bërë lojë shumë më të dobët në krahasim me Xhenetën.

“Drenusha do të rrezikojë jo vetëm për lojën në krahasim me Xhenetën, shumë, shumë më të dobët por edhe shumë rrethana që kanë ndodhur brenda shtëpisë. Por mënyrën se si ajo është ballafaquar me Vullnetin dhe për lojën që e ka bërë dhe mbase publiku përmes televotimit do ta ndëshkojë, sepse ka përdorur histori të çuditshme dhe jo bindëse për publikun”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat