spot_img
E enjte, 5 Mars, 2026
20:38
HomeKosovaRezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë pritet të publikohen pas një muaji

Rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë pritet të publikohen pas një muaji

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) do të publikojë rezultatet e para përfundimtare të Regjistrimit të Popullsisë pas një muaji.

ASK do ta bëjë prezantimin e këtyre rezultateve në një konferencë që planifikohet të mbahet më 19 dhjetor.

- Advertisement -

“Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) gjatë kësaj periudhe njëmujore do të angazhohet maksimalisht në përgatitjen e të dhënave të para përfundimtare dhe publikimin e tyre në një periudhë rekorde brenda 7 muajshe që nga përfundimi i Regjistrimit të Popullsisë në terren. Ndërkohë që, raportet tematike do të vazhdojnë të publikohen edhe gjatë vitit 2025. Njëkohësisht, ASK-ja falënderon të gjithë qytetarët e Kosovës për bashkëpunimin që kanë treguar gjatë këtij procesi, të gjithë stafin e përfshirë në Regjistrim, institucionet që kanë mbështetur këtë proces, si dhe të gjitha mediat për korrektësinë dhe raportimin e drejt gjatë gjithë procesit të Regjistrimit të Popullsisë në Kosovë (ReKos2024)”, thuhet në njoftim.

Sipas rezultateve preliminare që janë publikuar në korrik, Kosova ka 1 milion e 586 mijë e 659 banorë rezidentë. Prej tyre, 795 mijë 46 janë meshkuj dhe 791 mijë e 614 femra.

- Advertisement -

Numri i banesave është 560 mijë. Numri i ekonomive familjare 353 mijë ekonomi familjare, derisa numri mesatar i anëtarëve për familje është 4.5 banor.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat