spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
19:48
HomeEkonomiHashani: Rritja ekonomike e vitit të ardhshëm pritet të jetë e ngjashme...

Hashani: Rritja ekonomike e vitit të ardhshëm pritet të jetë e ngjashme me vitet e kaluara

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Instituti Riinvest mban punimet e Forumit Ekonomik Vjetor 2024 (FEV24) me temën “Si të dilet nga kurthi i rritjes së pamjaftueshme ekonomike dhe si t’i bëjmë investimet më të frytshme?” Ky raport studimor është përgatitur për  t`i shërbyer debatit në sesionin e sivjetmë të Forumit Ekonomik Vjetor 2024 të Institutit Riinvest (FEV24), një produkt i ri i Institutit që filloi me FEV23 dhe synon që edhe në vazhdim të vlerësojë zhvillimet ekonomike në ndërrim të viteve.

Sipas raportit ka një ngecje në krahasim me planifikimet e qeverisë sa i përket normës së rritjes së Produktit Vendor Bruto (PVB). Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka Botërore (BB) i shohin lëvizjet ekonomike në Kosovë në një dritë pozitive se vitin e kaluar, veçanërisht në aspektin e stabilitetit makroekonomik dhe performancës buxhetore. Në fakt, rritja ekonomike është kthyer në trendin para pandemisë COVID-19, duke osciluar rreth 4 për qind, thuhet ndër tjera në raport.

- Advertisement -

“Vlerësojmë së duhet të bëhet më shumë për të tejkaluar këtë kurth. Sipas projeksioneve me ekonomi globale, pritjet për vitin vijues nuk është se dallon shumë më rritjen ekonomike nga vitet paraprake. Ne jemi kthyer në ritmin e rritjes para pandemisë, por që kjo është e pamjaftueshëm Qeveria e Kosovës ndër tjera  duhet të krijoj një trup ekspertësh vendore dhe ndërkombëtare për të hartuar një vizion afatgjatë që tejkalon modelin aktual të rritjes dhe kapërcen ‘kurthin e vendeve me të ardhurave mesatare”, tha Alban Hashani, drejtor ekzekutiv i Institutit Riinvest, raporton RTK.

Kurse, Sergiy Maslichenko, udhëheqës i BERZH-it në Kosovë tha se deri në 90 milionë euro investime bëjnë në vit në Kosovë.

- Advertisement -

Sesioni i sivjetmë i Forumit është i dyti me radhë.  Forumi Ekonomik Vjetor i InstitutiRiinvest  do të mbahet secilin vit në pjesën e parë të kuartalit të katërt me pjesëmarrës të zgjedhur nga institucionet publike, asociacionet e  biznesit, udhëheqës ekzekutivë të bizneseve, ekspertë nga institucionet financiare, dhe qarqet kërkimore e akademike për të debatuar në mënyrë të angazhuar lëvizjet ekonomike ne vitin aktual dhe pritjet për vitin e ri.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat