spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
11:59
HomeKulturëShowBizDiana paraqitet live, i jep mesazhin e fortë Arionit

Diana paraqitet live, i jep mesazhin e fortë Arionit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Nga Norvegjia ku po qëndron pas daljes nga shtëpia e famshme, shkaku i probleme shëndetësore të babait të saj, ajo ka bërë të ditur se babai i saj ia doli në operacionin 4 orësh.

“Jemi kanë krejt familja te spitali, deri e kemi marrë lajmin”, tha Diana.

- Advertisement -

Diana është pyetur në lidhje me të ardhmen me Arionin dhe pikëpyetjet e shumta të ngritura në publik, pas hyrjes së motrës së saj dhe aludimeve se porosia e saj ishte se familja është kundër kësaj lidhje.

Por Diana tha se e ka mbështetjen e familjes për lidhjen e krijuar brenda shtëpisë.

- Advertisement -

““Nuk janë kundër lidhjes sime me Arionin. Lumturia ime është gjithçka për mua, nëse ata janë të lumtur edhe unë jam. Unë i kam thënë Arionit të vazhdoj lojën, e ka hapësirën aty me bo lojën. Mbështetjen time e ka deri në momentin që i vjen për të dalë, e pres jashtë”, u shpreh Diana.

Në lidhje me pyetjen e Oltës sa i përket porosisë së motrës së saj gjatë surprizës që iu bë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, duke e pyetur se pse i kishte thënë se “Ata e urrejnë Arionin”.

Diana u sqarua rreth kësaj deklarate të motrës duke e arsyetuar se ka përdorur termin e gabuar “urrejtje”.

“Ka qenë me emocione kur ka folur, ka pasur arsyet e veta, ndoshta termin ‘urrejtje’ e ka gabuar”, tha ajo.

Ndërkohë, Diana shpërtheu në vaj kur nisi të tregonte se si ishte jeta jashtë shtëpisë.

“Jam fokusuar tek familja, por kisha edhe emocionet që e lash shtëpinë, më ka pritur krejt tjetër botë këtu jashtë. Për momentin jam e fokusuar vetëm tek babai. Përjetova, disa emocione të shtëpisë, dhe kur e dëgjova prape atë telefonatën me babain. Nuk më vjen keq që jam dal për arsye shumë të rëndësishme. Më vjen keq që dola ashtu. Më ka met pak edhe ajo pjesa e lojës. Jam hy me mendim që kam me shku deri në fund”, tha Diana.

Ndërkohë, për herë të parë, opinionistja Olta ia bëri me dije se e shihte atë finaliste në këtë lojë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat