Një situatë e paprecedentë ka ndodhur në fillimin e spektaklit të Big Brother VIP Kosova.
Shfaqja e një videoje ku prezantohet një foto për një moment të papërshtatshëm të Lejlës, ka përplasur dy opinionistët me prezantuesit dhe me produksionin, shkruan Storm.
Milaimi ka sqaruar se ka qenë dikush që ka dërgu këtë foto dhe se në një moment personi që e menaxhon Instagramin.
Ai ka akuzuar produksionin se të gjithë këtë situatë e ka bërë të qëllimshme.
Kjo solli përplasjen mes tij dhe Alaudinit.
Milaimi i kërkoi falje Lejlës për një gjë të tillë.
“Për disa aty maskulista që donin të nxisnin Lejlën ndaj meje, dua të ju them feministëve që kur e kanë akuzu Elsa Lilën për drogë, kam qenë i vetmi. Ju po doni me bë Big Brother në emrin tim”, tha Milaimi.
Në mbështetje të Milaimit ka dalë Olta Gixhari.
“Ju po i keq informoni banorët”, i akuzoi Olta prezantuesit e emisionit.



