Rovena Stefa ka dhënë një rrëfim prekës për sfidat që ka kaluar në jetë.
Ajo ka përfshirë periudhën që nga fëmijëria e saj, duke thënë se pika e dobët janë dy prindërit.
“U linda në qytetin e bukur të Fierit, ku nëna dhe babai im, dy njerëz që kanë rritur tri vajza në një dashuri për artin, për jetën për dashurinë për njerëzit”, u shpreh fillimisht Rovena.
Këngëtarja e njogur vendosi të tregojë për herë të parë është ish i dashuri i saj, me të cilin nuk pati përfundim të mirë.
“Njëra nga dramat e jetës sime ishte kur isha 21-vjeçare dhe u njoha me një djalë dhe ishte një dashuri në shikim të parë dhe filluam të bashkëjetonim. Atëherë isha shumë e re dhe nuk i dija shumë gjëra për të. Ai kishte pasur disa probleme me ligjin, ishte i alkoolizuar dhe përdorte narkotikë. Dita ditë e shihja agresivitetin e tij, në muajt kur filluam bashkëjetuam agresiviteti u rrit, xhelozia. Ndërsa unë këndoja, një natë filloi duke ushtruar dhunë, rrahja ishte aq e tmerrshme sa pësova grushte të rëndë dhe u përplasa në shkallë”, vazhdoi të tregojë Rovena.
“Vendosa të largohesha për shkak se nuk kisha fuqi, pasi ai kishte humbur gjuhën e komunikimit atë mëngjes vetëm kur e pash veten me duar në fyt ndjeva që po mbytesha, dhe aty në atë moment unë u mbajta me gjithë forcën. Ai ka tentuar që të më hedhë nga dritarja, dhe them shyqyr Zotit, e mora forcën që ta kundërshtoja – përfundova në polici e gjetën”.
Pas rrëfimit tejet personal dhe të vështirë të Rovenës, ajo shpërtheu në vaj.
Ndërkohë tregoi edhe një sekret që nuk është bërë i ditur kurrë nga këngëtarja.
Në kohën kur ish-partneri i saj po e dhunonte, ajo ishte shtatzënë ku si pasojë humbi fëmijën.



