Publiku ka vendosur që banori që lë shtëpinë, duke ndërprerë garën për çmimin e madh të jetë Gjesti.
Gresa shpërtheu në vaj, me këtë largim, kurse banorët tjerë e duartrokitën gjatë daljes së tij nga shtëpia.
Gjesti i kërkoi falje Xhenetës për çdo fjalë të keqe dhe po njëjtë veproi ajo.
Dyshja është munduar gjatë gjithë kohës të jenë të disponuar.
Nga ana tjetër, Alaudini falënderoi të dytë dhe tha se kanë fituar zemrën e publikut.
Dyshja u futën në nominim nga Leo veprim që ndau edhe opinionistët.
Milaim Zeka konsideroi si veprim të mençur, derisa Olta tha se Leo bëri shumë gabim.



