Fenomeni i këtyre ditëve në Big Brother Vip Albania 4, reperi Gjesti, ka shpërthyer në lotë pasditen e kësaj të premteje.
Ai është emocionuar tej mase ku në mbështetje të tij janë ardhur jo një po tre dronë, në mbështetje të banorit.
Gjesti nuk ka mundur të përballoj këtë mbështetje duke shpërthyer në lot.
Ai është ngushëlluar nga disa prej banoreve, kurse shumë të tjerë qëndruan indiferent sikur të mos ishte duke ndodhur.
E kjo ngjarje nuk mund të shkonte pa u bë ndonjë veprim prej Gjestit.
“A po e sheh që ta dridhi”, ishte reagimi i Gjestit, i cili iu afrua Jozit.



