Banori nga Kosova, Gramosi ka qenë banori i dytë që ka lënë shtëpinë.
Gjatë momentit kur u thirr emri i tij, Gjesti shpërtheu nga gëzimi, derisa Egli e Rozana bënë përpjekje që ta ndalonin.
“T’u plotësua dëshira. Ti paske pas me dalë të shtunën jo kingi”, i tha Gjesti – Gramosit, derisa ky i fundit u përshëndet me të.
Përplasja e tyre nuk mbaroi me kaq.
Ishte Gjesti që ia mbylli derën dhe tha se është i lumtur dhe se ai kishte ndikuar që të dilte.
“I kam thonë mos u merr me mu”.



