spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
10:39
HomeKulturëShowBizStresi i bën një super dhuratë banorit të Big Brother Vip Albania

Stresi i bën një super dhuratë banorit të Big Brother Vip Albania

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Reperi i njohur Stresi mesa duket do të surprizojë banorin e “Big Brother VIP Albania”, Klajd Musabelli, me një dhuratë të jashtëzakonshme, duke e ndihmuar të rikthehet në botën e muzikës pas përfundimit të eksperiencës së tij në reality show.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Stresi njoftoi se ka biseduar me një studio muzikore në Itali, e cila është gatshme të hapë dyert për Klajdin, për t’i ofruar mundësinë për të regjistruar dhe punuar për albumin e tij të parë pas një periudhe mungese.

- Advertisement -

Ky veprim vjen si një pasojë e dëshirës së fortë të Klajdit për t’u rikthyer në muzikë, pas disa vitesh pauze.

- Advertisement -

“Ky djalë shumë i edukuar, publikisht e them që në një nga studiot më prestigjoze në Itali, kur të dalë e ka një album muzikor nga unë…”

Kjo iniciativë tregon jo vetëm mbështetje për një koleg, por edhe dëshirën e Stresit për të inkurajuar dhe mbështetur talentet në industrinë e muzikës shqiptare.

Në momentin e daljes së Klajdit nga “Big Brother”, ai do të ketë mundësinë të realizojë ëndrrën e tij muzikore, duke e konsideruar këtë si një hap shumë të rëndësishëm në karrierën e tij.

Në mbështetje të këngëtarit kanë dalë edhe artistë të tjerë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat