Leo është rrëfyer si asnjëherë më parë te “Vëllai i Madh”.
Me lot në sy, ai tregoi për vështirësitë e jetës, dhe se ishte në prag të vdekjes dikur.
Lidhja toksike që i ndikoi dhe në karrierë, dhe buja me këngë.
Atij iu dha një surprizë, duke ia rikthyer në shtëpi, partneren e tij Lelan për një darkë romantike.
Gjatë këtij diskutimi, Lela e ka kritikuar për videoklipet e këngëve, duke treguar se ajo është xheloze për partnerin e saj.
Në një moment Lela i tha Leos dhe më pas me zë të lartë edhe Xhenetës që të mos shqetësohen për Gjestin.
“Ma shumë ju jeni tu ja majtë gajlen brenda Gjestit. Ai o shumë mirë jashtë. Xhenki, mos u mërzit se Gjesti o shumë mirë”, tha Lela, deri në një moment sa produksioni i kërkoni që ta ndërpriste këtë diskutim.



