Shefi i qeverisë, Albin Kurti, i ka kërkuar SHBA-ve që të japim mbështetjen e tyre për Kosovën që të anëtarësohet në Aleancën Veri-Atlantike dhe në Kartën e Adriatikut.
Këtë kërkesë e ka bërë në takimin që ka pasur në Poloni me Ndihmës Sekretaren për Mbrojtje, Celeste Wallander dhe ambasadorin Michael Carpenter, Asistent i Veçantë i Presidentit dhe Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-ve, në margjina të Forumit të Varshavës për Siguri.
Kryeministri Kurti theksoi se Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një partneritet të palëkundur si dhe falënderoi Ndihmës Sekretaren Wallander dhe ambasadorin Carpenter për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe proceseve shtetndërtuese para dhe pas pavarësisë.
Ai shprehu angazhimin e Kosovës në sigurinë e paqen rajonale, teksa nënvizoi marrëdhëniet e shkëlqyeshme në fushën e mbrojtjes me ShBA-të, si dhe bashkëpunimin ndërmjet Departamentit për Mbrojtje të ShBA-së dhe Ministrisë sonë të Mbrojtjes.