Gjesti ka marrë një befasi të madhe nga produksioni.
Ai ka folur gjerë e gjatë për motrën e tij Blerinën dhe lidhjen e tij me të.
Ka thënë se ka një lidhje të veçantë me të, derisa e njëjta është si një nënë e dytë.
Ai ka përmendur vështirësitë që së bashku kanë kaluar dhe mosmarrëveshjet brenda familjes.
Gjesti shpërtheu në lot kur kuptoi se motra i kishte ardhur për vizitë.
Kjo ishte vizita e parë e një familjareje pas rreth katër muajsh qëndrimi të Gjestit, një herë në Big Brother Vip Kosova dhe më pas në atë të Shqipërisë.
Blerina i bëri thirrje që të mos dorëzohet për asgjë dhe se të gjithë familjarët ishin mirë dhe po e mbështesin vazhdimisht.
Befasia nuk ishte vetëm nga motra, por edhe nga vëllai i vogël.
Blerina i përshëndeti të gjithë banorët, derisa i veçoi Eglin, Rozanën dhe Livian për kujdesin ndaj vëllait të saj.



