Pasi u zgjodh lidere e shtëpisë, Krisën e priste një befasi nga vëllai i madh.
Asaj iu kërkua që të dërgonte vetëm vajzat e bashkë me to edhe ajo të shkonte në nominim, apo të dërgonte meshkujt e bashkë me ta të shkonte Tiri.
Krisa tha se dy arsyet pse po i dërgonte vajzat dhe vetë në nominim, ishin se në shtëpi ka më shumë vajza dhe me këto të fundit kishte më shumë përplasje.
Kjo zgjedhje u komentua nga dy opinionistët.
Arbri këtë veprim e cilësoi autogol nga 40 metra, kurse Neda tha se veprim i saj ishte nga ndjenjat.



