E gjithë nata e mbrëmshme ka shkuar lëmsh në shtëpinë e famshme.
Detyra që i është dhënë Gjestit nga Vëllai i Madh, i ka tensionuar raportet e këtij të fundit me Eglin.
Dënimi që të mos flejë me Eglin për dy javë ditë dhe që i njëjti zgjodhi Rizartën për të fjetur, e acaroi edhe më shumë Eglin.
Ajo fillimisht shkoi të flejë në zonën e relaksit e më pas u fut në living.
Në mbrëmje vonë plani i Viserlos, Danjës dhe Loredanës që t’ia marrin Gjestit valixhen, u dështoi, ndërkohë arritën që t’ia marrin dy zarfe.



