spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
23:30
HomeKulturëShowBizEgli në gjendje jo të mirë, Gjesti mundohet të kujdeset për të

Egli në gjendje jo të mirë, Gjesti mundohet të kujdeset për të

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Emocionet në shtëpinë e “Vëllait të Madh” kanë arritur kulmin, me një moment dramatik që ka si protagoniste Eglin.

Pas vendimit të Gjestit për të ndarë shtratin me Rizartën për dy javë, Egli është parë e shtrirë në oborr, duke u ndjerë e tronditur dhe e heshtur.

- Advertisement -

Gjesti u sfidua nga “Vëllai i Madh” dhe ishte i detyruar të zgjidhte dikë për të fjetur për dy javë.

Ai vendosi për Rizartën, një zgjedhje që ka lënduar thellësisht Eglin.

- Advertisement -

E prekur dhe e zhgënjyer nga ky vendim, ajo ka refuzuar të flasë me banorët e tjerë dhe u shtri në tokë.

Kur Gjesti iu afrua për ta pyetur nëse ishte mirë, ajo iu përgjigj shkurt:

‘Po më vjen për të vjellë’, duke pasqyruar kështu tronditjen që po kalonte.

E ardhmja e marrëdhënies së saj me Gjestin dhe dinamika brenda shtëpisë mbeten të pasigurta, pasi tensionet mes banorëve vazhdojnë të shtohen, duke e bërë garën gjithnjë e më të paparashikueshme.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat