Egli ka marrë më në fund befasinë që i është dhënë nga Vëllai i Madh.
Asaj i erdhi për vizitë motra, për vizitën e së cilës u gëzua shumë Egli.
Motra i dha shumë porosi dhe kërkoi që të mos mbetej në këtë gjendje.
Me gjithë përplasjet e pakënaqësitë që i kishte me Gjestin, këtë të fundit e mbrojti para motrës, duke i thënë se ai nuk është ashtu si mund të duket në ekran.
E derisa motra ishte duke dalë nga shtëpia, Ledioni e pyeti nëse ishte e gatshme ta takonte Gjestin, pasi ky i fundit kishte kërkuar ta takonte.
Pasi pranoi ta takonte, Gjesti i kërkoi falje asaj dhe familjes, derisa i tha se ai mund të bëj gabime por se kurr nuk do ta lëndonte Eglin.
Ndërkohë e njëjta gjatë largimit nga shtëpia i dha edhe porosinë e fundit Eglit.
“Lëri të tjerët të luajnë dhe luaj ti për veten”.



