Tre banorë të rinj janë futur mbrëmjen e sotme në Big Brother VIP.
Riki, këngëtar dhe ish-konkurrent i “The Voice of Albania” nga Prishtina, Shkëlzeni, 29 vjeç nga Tropoja, sipërmarrës, mjek, stomatolog,Mikela, 26 vjeç, jeton në Itali prej shumë vitesh, blogere. Të tre ata pritet të rrisin dinamikat brenda në shtëpi.
Mikela tha se i pëlqen Laerti dhe se nuk i pëlqen Kelly.
Shkëlzeni nga ana e tij tha se i pëlqen Gjesti dhe Egli, ndërsa ai që nuk i pëlqen është Vserlo.
Për Rikin, i preferuari i tij është Gjesti, ndërsa më pak i preferuari dhe për të është Vserlo.



