Aktori i famshëm Hollivudian, Denzel Washington, ka zbuluar se ai bashkë me gruan ishte i ftuar në një nga festat e organizuara nga Sean Combs i njohur me emrin artistik Diddy.
Revista amerikane UsWeekly duke cituar një burim, tha se në fillim të viteve 2000, fituesi i çmimit Oskar dhe gruaja e tij Paulette, ishin ftuar në një nga festat e reperit gjatë gjithë natës.
Mirëpo mbetet e paqartë se në cilin qytet ishte festa, pasi deri më tani janë zbuluar se ahengjet e çmendura u mbajtën në pallatet e Diddy në Hamptons, Los Angeles dhe Miami Beach.
Afër agimit, ylli i filmit “Equalizer”, “kishte parë diçka” dhe dyshohet se u përball me Diddy-n, duke e kritikuar se “Ti nuk respekton askënd!”
Pas kësaj Washington (i cili shpesh flet për ndjenjën e tij të fortë të besimit) dhe gruaja e tij “dolën jashtë”.
Legjenda 69-vjeçare e Hollivudit nuk është parë në asnjë foto që ka dalë deri më tani nga këto festa, të cilat shpesh shndërroheshin në “të çuditshme” dhe të bëra për kënaqësinë e prezantuesit.
Reperi 54-vjeçar Diddy u arrestua muajin e kaluar, gjashtë muaj pasi policia federale bastisi dy shtëpitë e tij në një hetim për trafikim seksual të ardhura nga padi të shumta që pretendonin abuzim dhe sjellje të pahijshme të tij.