spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
00:19
HomeKosovaRohde për Asociacionin: Kosovës s'po i kërkohet të ketë vendim, vetëm ta...

Rohde për Asociacionin: Kosovës s’po i kërkohet të ketë vendim, vetëm ta dërgojë në kushtetuese

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin.

“Ne kemi thënë të dërgohet drafti në Gjykatën Kushtetuese në mënyrë që Gjykata ta kontrollojë nëse është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, ky është hapi i parë. Kjo do të ishte e mjaftueshme për ta bërë anëtarësimin në Këshillin e Evropës shumë shpejt sepse, siç tha ai ato takime nuk mund të thirren shumë shpesh për votim, dhe kjo është sqaruar para ca kohe, pa këtë hap nuk ka garanci për shumicën dhe votimi i dështuar do të ishte katastrofik. Pra duam që të jetë pozitiv, duam që ta kemi Kosovën në Këshill të Evropës, por që Kosova duhet të kryejë punët e veta dhe kjo pritet nga pala, pra kur të hyjë Kosova në organizatë secili qytetarë mund t’i drejtohet si individ gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut, qoftë për të drejtat e pensioneve apo kundër edhe vendeve tjera, kjo është pra një detyrë e shtëpisë që nuk është kryer nga këndvështrimi ynë”, tha Rohde.

- Advertisement -

Ai ka thënë se kush do që i fiton zgjedhjet do të ketë sfidën e dialogut.

“Sigurisht fushata zgjedhore ose parazgjedhore nuk është se janë nxitëse për dialogun sepse normalisht secili fokusohet tek zgjedhjet, por nuk është se do të lihen anash, kush do që i fiton zgjedhjet do të ketë të njëjtën sfidë”, tha ai për RTK.

- Advertisement -

Ai ka thënë se tani kemi udhërrëfyesin për energjinë që është në zbatim e sipër dhe se është gjë e mirë që nuk është se ka shumë lajme në atë drejtim.

Rohde, tha se është shumë e qartë që me Marrëveshjen e Ohrit, Kosova nuk mund të bllokohet nga anëtarësimi në asnjë lloj organizate ndërkombëtare.

Megjithatë, për momentin ka një ngecje, dhe përfaqësuesi i BE-së, Miroslav Lajçak, po përpiqet shumë për të bërë hapa përpara në çështje më të vogla, ndonëse aktualisht është e vështirë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat